Connect with us

Sport

LIGA E PARË: PËRBALLJE INTERESANTE NË KUMANOVË DHE STRUGË

Published

on

Të shtunën me fillim në ora  17:30 në Kumanovë dhe Strugë zhvillohen  dy sfida të javës së parë të sezonit  2025/2026  në ligën e parë Bashkimi – Arsimi dhe Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P. Në të dyja ndeshjet  implementohet  sistemi VAR.

 Nesër në  stadiumin e  Bashkimit  në Kumanovë  dhe në stadiumin e qytetit në Strugë  zhvillohen ndeshjet e para të kampionatit të ri në Ligën e parë për sezonin 2025/2026. Në Kumanovë takohen Bashkimi ekip e  cila pas plot 17  viteve serish  iu  kthye  elitës së futbollit vendor dhe Arsimi iÇegranit si debutues në këtë ligë, Dy ekipet kanë zhvilluar  një fazë  cilësore  përgatitore, kanë sjellë përforcime   në të gjitha repartet ku kanë  pasur nevojë , ndërsa kumanovarët  kanë angazhuar edhe trajnerin e ri Muarem Muarem një trajner premtues.  Kjo do të thotë se  dy  skuadrat përgatitur e presin fillimin e sezonit të ri . Këtë ekskluzivisht për TV Koha e  deklaruan  kapiteni i Bashkimit Armen Alimi dhe  ndihmës trajneri i Arsimit Labinot Musliju

“ Jemi përgatit maksimalisht për fillimin e kampionatit, ekipi është konsoliduar mirë ”,Kemi  pru lojtar të ri, përforcime të reja, trajneri I ri, atmosfera është pozitive. Kemi zhvilluara  një fazë përgatitore jashtë vendit. Ka  kaluar  gjithçka ok. Nuk kemi lojtar të lënduar  diçka dhe me padurim e presim  ndeshjen e pare këtu në Kumanovë  me ekipin e Arsimit” deklaroi kapiteni Armend Alimi

‘’ Cilësojmë që ekipi ka arritur maksimumin në aspektin  fizik, në aspektin psikologjik mbi të gjitha por edhe në aspektin tekniko taktik me të cilën jemi duke  punuar këtë javë  që  nga  dita e hënë që kemi  filluar stërvitjet pas pauzës dy ditore, Dhe  vlerësojmë  që dita e shtunë  dita e ndeshjes së parë kundër Bashkimit në Kumanovë do të nxjerr në pah të gjitha  përgatitjet tona’’. tha  ndihmës trajneri Labinot Musliu

Ndeshja  e  nesërme  ka  rëndësi për të dyja ekipet  të cilat njihe shumë mire pasi  në kampionatin e kaluar  kishin një rrugëtim të përbashkët  drejtë kualifikimit  në elite. Prandejj nesër pritet  një lojë  cilësore  duke  u bazuar  në  përforcimet  cilësore  në merkaton verore. Këtë e premtuan  kapiteni I Bashkimit Armend Alimi dhe ndihmës trajneri I Arsimit Labinot Musliu

Advertisement

 “Ndeshja e parë e dimë, ndeshje derbi me ekipin shqiptar që debuton në ligën e parë . E dimë se do të jenë të motivuar , mirëpo  ne jemi në vendin tone në Kumanovë presim nga publiku që të jenë në numër sa  më të madh për të na  përkrahur. Dhe besoj se me ndihmën ed tyre me lojtarët në fund  do ti gëzojmë edhe ata  dhe në fund bashkë do ta festojmë fitoren’’ tha kapiteni Alimi

“ Ne jemi  debutues në ligën e parë  të  futbollit të Maqedonisë, ndërsa  Bashkimi  ka  qenë gjashtë ose shtatë sezona nëse  nuk gaboj, kanë qenë edhe fitues  të kupës. Bashkimi është një kundërshtarë  i njohur  për neve se kemi luajtur  dy vite në ligën e dytë jemi ndeshur me  ata. Kemi marrë masa të duhura, kemi  bërë analizë të kundërshtarit, të reparteve  të kualitete  individuale të tyre. Dhe  gjitha këto informata i kemi plasuar dhe jemi   duke  i plasuar edhe  në stërvitjen e sotme dhe të nesërmen në stërvitjen e  fundit  para  ndeshjes. Cilësojmë  që kemi marrë  ato masa të duhura që të dalim pozitiv nga kjo ndeshje. “  tha ndihmës trajneri Labinot MUsliu

Dy  herë kampion i Maqedonisë, klubi i futbollit Struga  Trim lum nesër  në cilësinë e nikoqirit në stadiumin e qytetit do të përballet me  ekipin Makedonija Gj.P  një kundërshtar i papërshtatshëm. Trajneri Gledi Shkëmbi që debuton në ligën e parë  të Maqedonisë ka përgatitur ekipin maksimalisht prandaj  pret lojë cilësore dhe të arkëton  tre pikët e para . Dy ndeshjet  e nesërme fillojnë në orën 17:30.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI

Published

on

Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre  fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.

Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka  përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.

Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në  transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.

Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje  të zhvilluara  në sezonin vjeshtor.

Advertisement

Ndeshja e vetme  që ka  përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.

Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.

Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.

Continue Reading

Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: LUBOTENI VAZHDON TË MBAN PRIMATIN  NË RENDITJE

Published

on

Një fitore e vendasve dhe katër tw atyre mysafire është epilogu i javës së 10-të në Ligën e Parë të futbollit  për femra. Luboteni kryeson me 25 pikë.

 Java e  10-të  e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit për femra ka prodhuar një fitore për vendaset dhe katër fitore  për mysafiret dhe 16  gola të shënuar.

 Lideri në renditjen e tabelës Luboteni i Tetovës kthehet me fitore 2-1 dhe  tre  pikë nga transferua me Kamenica Kamenicë duke vazhduar të mbanë pozitën e parë.

 Fitore të thellë 0-7 në transfertë ka regjistruar Skopje 2014 ndaj Koçanit . 

 Tiverija Brera  ka  shënuar  fitore  minimale 0-2, por shumë të rëndësishme ndaj Pelisterit Pro 2026, ndërsa Vardari 2023  ka mposhtur 0-1  ekipin Istatov 2015 Skopje .

Advertisement

 Pas kompletimit  të ndeshjeve  të xhiros së 10-të, tabelën e kryeson Luboteni me  26 pikë para Skopjes 2014 me 23 dhe Tiverija Brera me  22 pikë.

  SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

HARI KEJN FITUES I TOPIT TË ARTË – URON EDHE KF SHKËNDIJA!

Published

on

Hari Kejn është fitues i Topit të Artë të revistës „France Football“ për vitin 2026! Sulmuesi i Bajernit të Mynihut mori më së shumti vota në konkurrencë me Lamin Jamalin, Kilijan Mbapenë, Majkëll Olisen, Hviça Kvaratshelian dhe yjet e tjerë të futbollit botëror, duke fituar çmimin më prestigjioz individual në futbollin botëror.

Heri Kejn anglezi 33-vjeçar shkroi histori, duke u bërë futbollisti i parë anglez pas Majkëll Ouenit, në vitin 2001, që fiton këtë çmim. Ceremonia solemne e edicionit të 70-të të ndarjes së Topit të Artë u mbajt në sallën „Palladium“ në Londër, ku u mblodhën emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

Pas këtij vlerësimi historik qëndron një nga sezonet më të mira të karrierës së sulmuesit anglez. Kejn shënoi gjithsej 73 gola në 65 ndeshje gjatë sezonit 2025/26, për Bajernin e Mynihut dhe përfaqësuesen e Anglisë.

Në konkurrencën e femrave, Topi i Artë për vitin 2026 i takoi futbollistes spanjolle Alek­sia Puteljas.

Lamin Jamal fitoi çmimin „Kopa“ për futbollistin më të mirë të ri, në konkurrencë me Pau Kubarsin, Uoren Zair-Emery, Lenart Karl dhe Jan Diomande.

Advertisement

Çmimin ia dorëzoi fituesi i mëparshëm i Topit të Artë, Andrij Shevçenko. Pas pranimit të trofeut, Jamali u shpreh me modestinë se bashkëlojtari i tij te Barcelona dhe përfaqësuesja e Spanjës, Pau Kubarsi, e meritonte më shumë këtë vlerësim.

Në konkurrencën e femrave, çmimi i takoi Viktoria Lopezit nga Barcelona.

Për herë të parë u ndanë edhe çmimet për trajnerët më të mirë në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, të emërtuara në nder të legjendës Johan Cruyff.

Në konkurrencën e femrave, çmimin e fitoi trajneri i Barcelonës, Pere Romeu.

Te meshkujt, çmimi i takoi përzgjedhësit të Spanjës, Luis de la Fuente, i cili e udhëhoqi përfaqësuesen drejt titullit botëror.

Advertisement

Çmimi „Lev Yashin“, që i ndahet portierit më të mirë të sezonit, në konkurrencën e femrave i takoi Kata Kolit nga Barcelona.

Në konkurrencën e meshkujve, fitues ishte Unai Simon, portieri i Atletik Bilbaos dhe i përfaqësueses së Spanjës.

Bukajo Saka nga Arsenali fitoi çmimin „Sokrates“, i cili ndahet për kontribut të veçantë humanitar dhe aktivitete jashtë fushave të futbollit.

Barcelona u shpall klubi më i mirë i vitit në konkurrencën e femrave, kurse PSG në atë të meshkujve.

Heri Kejn përjetoi atë që ëndërron çdo fëmijë. Teksa po merr urime nga të gjitha anët, vlen të veçohet edhe mesazhi i Shkëndijës së Tetovës, e cila në të kaluarën e kishte Harrin si kundërshtar.

Advertisement

„Krenarë që rrugët tona u kryqëzuan me fituesin e Topit të Artë! Urime, Hari Kejn!“, thuhet në urimin e Shkëndijës.

Continue Reading

Më të lexuarat