Connect with us

Sport

KFF LUBOTENI NESËR NIS NË FAZËN E DYTË TË CHAMPIONS NË BELGJIKË

Published

on

Klubi i futbollit të femrave Luboteni i Tetovës nesër në Leuven të Belgjikës  zhvillon ndeshjen e parë të fazës së dytë Championsit  kundër suedezeve  të Rosengård të Suedisë

 Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut  klubi I futbollit të femrave Luboteni i Tetovës nga dita  e djeshme  qëndron në Belgjikë, ku të mërkurën me fillim në ora  13:00, në qytetin Leuven do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës së dytë në Ligën e kampioneve Evropian kund;r ekipit Rosengård të Suedisë. Trrajner i skuadrës Bojan Stamenkoviç para nisjes  për në belgjikë në deklaratë ekskluzive për TV Koha  tha se me kualifikimin në fazën e dytë kanë arritur qëllimin por kjo nuk  do të thotë se në Belgjikë udhëtojnë pa ndonjë qëllim edhe  pse realisht nuk janë në nivelin e  ekipeve  tjera.

“Të mërkurën luajmë ndeshjen me ekipin Rosengård të Suedisë që realisht sipas cilësisë nuk jemi në nivelin më të lartë por gjithsesi se do të rezistojmë fuqishëm në këtë ndeshje. Kemi përparuar  shumë në krahasim të fazës paraprake  ku dolëm të parët  në grup dhe  vazhduam garat  në Ligën e kampionëve. Kështu që  disa  ambicie  tonat  reale  të fitojmë një ndeshje  nga  këto dy ndeshje në Belgjikë, ndërsa  gjysmëfinalja e dytë është Sarajeva  dhe  ekipe  belgë. Mendoj  se  ky  është  një qëllim real  që të vazhdojmë garat  në Liga Europa”” deklaroi trajneri Bojan Stamenkoviç.

 Trajneri i kampioneve  tetovare tha se në këtë faze të garave europiane  më  tepër prêt nga futbollistet që kanë përvojën e duhur ne mesin e të cilave është edhe Hava Mustafa e cila në ndeshjet e zhvilluara në Shkup realizoi 5 gola

“Realisht  më tepër presim  nga  futbollistet  me përvojë si Hava  Mustafa, Aleksandra  Markovska ,  kemi  pesë futbolliste të huaja  dhe nga  ato presim  të jenë shtylla e ekipit  dhe që  mund  të  vendosin  lojën individualisht , Kemi edhe  shumë futbolliste  të reja  të cilat  kanë përparuar , kemi shumë  lojtare të reprezentacionit A, të  cilat  janë 17 dhe  18 vjeçare. Kështu  që  konkurrenca  është e  forte dhe me kosturit të mire të ekipit ” tha  trajner Stamenkoviç

Advertisement

 Trajniri  Stamenkoviq tha se qëllimi  parësor në fazën e dytë është që të fitojnë njërën nga dy ndeshjet në Berlgjikë për të vazhduar më tej në garat europiane.

 “” Qëllimi është ashtu  siç thash  nga  dy ndeshjet ta  fitojmë njërën , pasi faktikisht  nëse  e  fitojmë njërën ndeshje  ne  vazhdojmë garat në europë. Sinqerisht t”ju them  edhe  nëse  nuk ndodhë kjo  unë jam krenar  me  këtë sukses  dhe me  atë që futbollistet  treguan në fazën e pare. Kështu q% nuk do të jemi I pa kënaqur #ka  edhe të ndodhë”  tha  Stamenkoviç

Në fazën e parë  që u zhvillua  në Shkup. Luboteni  shënoi  dy fitore të thella    kundër ekipit Runavik të Ishujve Faroe me rezultatin 4-1 dhe  Pyunik nga  Armenia  me  rezultat  4—0, Në këto  dy ndeshje shkëlqeu Hava  Mustafa  me  5  gola , një në ndeshjen  e parë shënoi 1, ndërsa në ndeshjen e dytë të gjitha 4  golat  për Lubotenin

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Sport

LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe  të dielën me  katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.

Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e  javës së 10-të të sezonit vjeshtor.

Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.

Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi,  AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.

Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes  KF Kamjani dhe KF Teteksi.

Advertisement

Aktualisht  dy skuadrat gjenden  në mesin e  tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.

Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet  Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Published

on

Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik  për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor  në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.

 Nga  data 6  deri 8-të  nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të  26-të me  radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku  pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të  Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë  si  dhe nikoqirit Turqisë.

 Drejtori  sportiv i  reprezentacionit  në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind  Huseini  për TV koha  tha se pas  sukseseve në kampionatin botërorë, pret  suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet  në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet  me 75 garues.

‘’Pas një  rezultati shumë të madh  në Kampionatin Botërorë  për  kadet, junior  dhe U-21 që u  zhvillua  në Bielsko-Biała , pa po  kthemi  një eventi tjetër  po ashtu  i madh  ku ekspedita e Maqedonisë, në fakt reprezentacioni i Maqedonisë  do të udhëtoj me 75 garues  në kategoritë  kadet, junior  dhe U-21 në kate  individuale dhe  ekipore.  Edhe  këtu presim  rezultate të  shkëlqyeshme  nga të gjithë garuesit që janë të përzgjedhur  janë  tepër mirë të përgatitur  presim  rezultate  të shkëlqyeshme.  Pos kësaj normal që na  pret edhe kampionati shtetërorë për  kadet, junior dhe  U-21,  ku  do të jetë edhe  përzgjedhës për kampionatin e ardhshëm Evropian që do të mbahet në Armeni  në vitin 2027. Është shumë i rëndësishëm ky kampionat shtetërorë për shkak se është edhe përzgjedhës,andaj koncentrimi ndoshta është më i madh se kur  ‘’  dekaroi ARLIND HUSEINI – Drejtor sportiv i reprezentacionit

 Ndër aktivitetet e rëndësishme  që  do të  mbahet gjatë këtij  viti  gjithsesi  se është  edhe  Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me  rastin e  Ditës së Flamurit  kombëtar 28 Nëntorit.

 ‘’Turneu  mbarëkombëtarë për  ditën e Flamurit  28 Nëntorit,  do të zhvillohet  përsëri në Tiranë me  datën  28  dhe  29  nëntor, ku edhe ku  edhe vendet  pjesëmarrëse  në fakt klubet shqiptare do të marrin  pjesë  nga  i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva  normal edhe  klubet  nga Maqedonia ‘’  tha  Arlind  Huseini

Advertisement

Nga këto aktivitete  të reprezentacionit të karatesë  krahas pjesëmarrjes  dhe  padyshim edhe sukseseve,  pritet edhe mbajtja në kontinuitet  e  formës së garuesve  për  garat e  ardhshme ndërkombëtare  që  do të mbahen  edhe në vitin 2027.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA 
Continue Reading

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat