Connect with us

Lajme nga vendi

Ndalohen tre persona nga rrethina e Tetovës, kërkoheshin për vuajtje të dënimit me burg

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje (02.09.2025) në orën 10:00 në fshatin Zhelinë, rajoni i Tetovës, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ndaluan Sh.S. (25) nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës, i cili kërkohej me urdhër arresti bazuar në një urdhër gjykate për të vuajtur dënimin me burg për krim të kryer.

“Më 02.09.2025 në orën 20:30 në fshatin Sedllarcë e Epërme, rajoni i Tetovës, oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë së Kamjanit ndaluan B.Z. (42) nga fshati Sedllarcë e Epërme, i cili kërkohej me urdhër arresti bazuar në një urdhër gjykate për të vuajtur dënimin me burg për krim të kryer sipas nenit 144 të Kodit Penal”.

“Më 02.09.2025 në orën 20:00 në fshatin Rasadishte, rajoni i Tetovës, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme e Tetovës ndaluan I.A. (35) nga fshati Rasadishtë, i cili kërkohej me urdhër arresti bazuar në një urdhër gjykate për të vuajtur dënimin me burg për një krim të kryer sipas nenit 297-a të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Të tre u dërguan në Qendrën e Ndëshkimit të Burgut të Tetovës për të vuajtur dënimet e tyre.

Lajme nga vendi

Adnan Azizi uron Bilall Kasamin: “Përjetësisht rrugëtojmë së bashku”

Published

on

Pas rizgjedhjes së Bilall Kasamit, Adnan Azizi ka shprehur publikisht urimin e tij përmes një mesazhi të shkurtër dhe domethënës në rrjete sociale informon tetovasot.

“Përjetësisht rrugëtojmë sëbashku Urime kryetar, shëndet e vetëm suksese!”, ka shkruar Azizi, duke i përcjellë urimet e tij kryetarit Bilall Kasami.

Ky mesazh vjen në prag të zhvillimeve të reja brenda skenës politike shqiptare në vend, ku bashkëpunimi dhe uniteti mes figurave të ndryshme po shihet si çelës për fazën e ardhshme politike.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dauti: 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti të VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve!

Published

on

 Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është fitore e dyfishtë për shqiptarët, duke aluduar edhe në humbjen e AKI-së si fitore të shqiptarëve.
„ Kjo nuk është thjesht një fitore elektorale është një ndryshim epokal, një dëshmi e qartë se shqiptarët e vendit kanë zgjedhur rrugën e përgjegjësisë, transparencës dhe vizionit të ri qeverisës. Në vetëm pak muaj pjesëmarrjeje në pushtetin qendror, VLEN-i ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve me hov të jashtëzakonshëm. Çdo votë e dhënë për këtë koalicion ishte një votë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin tonë politik. Qytetarët e panë ndryshimin në stilin e qeverisjes, në mënyrën e komunikimit dhe në prioritetet që për herë të parë vendosën qytetarin para partisë. Prandaj, 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti, që betonojnë praninë e VLEN-it si forcë qendrore dhe të pashmangshme në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, fitorja e dytë e shqiptarëve është ndëshkimi që mori BDI-ja një parti që për vite të tëra mbajti pushtet absolut, por e keqpërdori atë. Arroganca, mungesa e vetëkritikës dhe abuzimi me besimin e qytetarëve u kthyen në bumerang. Populli shqiptar i dha një mesazh të qartë pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi. Ky është verdikti i demokracisë VLEN u vlerësua, ndërsa BDI u dënua“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.
Ai tutje ka shtuar që AKI-në e ka dërguar drejt humbjes totale koalicioni me dy krahët e ASH-së, Ziadin Selën dhe Arben Taravarin.
„Në fund, Sela e Taravari si dy mjek BDI-në nga vdekja klinike e ndihmuan për ta dërguar në vdekje biologjike. Prandaj, VLEN po betonohet si opsioni i vetëm që punon para se të premtojë, vepron para se të bëhet vonë”, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti pranon detyrën si kryetar i Çairit: Po kthehem aty ku filloi gjithçka, nga sot fillon KOHA jonë!

Published

on

Kryetari i ri Çairit Izet Mexhiti ka njoftuar se ka pranuar detyrën si kryetar i Komunës së Cairit.

Mexhiti, ka deklaruar se po kthehet në vendin e tij, mes njerëzve të tij, më përulje dhe me mirënjohje të thellë.

“Po rikthehem aty ku filloi gjithçka.

Aty ku mësova çfarë do të thotë të punosh për njerëzit, të dëgjosh hallet e tyre dhe të ndash me ta çdo arritje.

Çairi më ka mbështetur gjithmonë, në çdo hap të karrierës sime politike. Në momentet më të rëndësishme, Çairi ka qenë aty me besim, me përkrahje dhe me forcë. Edhe kësaj here, Çairi ishte bindshëm krah meje. Më dha një fitore të pakontestueshme, që edhe një herë e dëshmoi fuqinë dhe peshën tonë politike.

Advertisement

Ky votim masiv ishte një deklaratë e qartë nga qytetarët e Çairit, se duan vazhdimësi, duan zhvillim, duan punë. Ishte një mesazh besimi, vlerësimi dhe mbështetjeje që e ndjej si përgjegjësi të madhe ndaj secilit prej jush.

Unë e di çfarë pret Çairi.

Pret punë të ndershme, rezultate konkrete dhe një qeverisje që nuk njeh asgjë më të shenjtë se interesi publik. Dhe këtë do ta ketë.

Prandaj, sot kthehem për t’ia kthyer Çairit këtë besim me përkushtim, me vizion dhe me punë.

Rikthehem sepse Çairi është pjesë e identitetit tim. Është historia ime personale dhe misioni im publik. Në çdo fazë të jetës sime, Çairi ka qenë forca që më ka mbajtur drejt, që më ka kujtuar pse ia vlen të punosh për njerëzit e tu.

Advertisement

Çairi im,

Përpara nesh qëndron një kapitull i ri.

Një periudhë që do të përcaktojë jo vetëm si do të zhvillohet Çairi, por edhe çfarë modeli qeverisjeje do të ndërtojmë për gjithë vendin. Ne do të punojmë bashkë me ju, me plan të qartë, me transparencë dhe me guxim për të bërë ndryshime të mëdha.

E di që përpara kemi shumë punë. Por kam besim.

Kam besim te njerëzit e Çairit, te energjia, te talenti dhe te dashuria e tyre, për këtë vend. Dhe çdo arritje që do të vijë, do të mbajë vulën tuaj, juve, që nuk u dorëzuat kurrë.

Advertisement

Të dashur qytetarë,

Faleminderit për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit për fitoren e bindshme. Dhe unë ju premtoj se do ta udhëheq këtë komunë të çmuar me nder, me përgjegjësi dhe me dashuri të sinqertë për njerëzit e mi.

Nga sot fillon puna për Çairin që duam. Nga sot fillon KOHA jonë!”, ka shkruar Mexhiti.

Continue Reading

Më të lexuarat