Lajme nga vendi
Aliu: Procesi i punësimeve në shëndetësi është drejt përfundimit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, për premtimin e dhënë lidhur me punësimet në shëndetësi, siç ishte premtimi i 150 punësimeve në Klinikën e Tetovës, ai tha se nuk bëhet fjalë për premtime të parealizuara, por për një proces të nisur që është drejt finalizimit.
“Ne nuk kemi premtuar, por kemi realizuar. Procesi nuk është mbyllur plotësisht, por të gjitha hapat për punësimin e këtyre personave janë kryer, përveç nënshkrimit të kontratës dhe takimit përfundimtar me drejtorin. Ky është një proces që tashmë është në vijim dhe nuk mund të zhbëhet. As ministri, as drejtori nuk mund të vendosin ta anulojnë pas zgjedhjeve lokale – thjesht nuk është e mundur”, deklaroi Aliun në “Alsat”.
Ministri thotë se të gjithë kandidatët janë testuar dhe lista përfundimtare është përpiluar. Tashmë mbetet vetëm faza e fundit administrative, që përfshin një takim të shkurtër me drejtorin dhe më pas nënshkrimi i kontratës.
Aliu paralajmëroi se përveç këtyre vendeve të punës që janë në proces, do të ketë edhe punësime të reja, për shkak të mungesës së madhe të stafit në sektorin shëndetësor në Maqedoni.
“Sektori i shëndetësisë është një ekosistem që vuan nga mungesa serioze e motrave medicinale, stafit teknik dhe mjekëve. Ne nuk mund të planifikojmë buxhetin bazuar në të kaluarën, por mbi nevojat reale. Aktualisht kemi hartuar draft-versionin e parë të skanimit të situatës, dhe kemi dy skenarë: institucione që kanë mungesa serioze dhe institucione që kanë më shumë staf se sa nevojitet”, sqaroi Aliu.
Ministria, sipas tij, është duke përgatitur riorganizim të brendshëm, për të balancuar stafin mjekësor në përputhje me nevojat, si dhe për të rritur transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve.
Lajme nga vendi
Kapen bizhuteri në vlerë prej 5.600 eurove te shtetasi i RVM-së në kalimin kufitar “Stenje”

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se kanë parandaluar kontrabandë të stolive të arit në vlerë të 346 mijë denarëve, përcjell TV21. Sipas Doganës, stolitë janë gjetur në veturën e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut.
“Në vendkalimin kufitar “Stenje” me Shqipërinë, doganierët në bashkëpunim me policinë kufitare parandaluan një tentim për kontrabandë të bizhuterive prej ari me vlerë të përgjithshme prej 346 mijë denarësh. Kundër autorit është ngritur kallëzim penal për veprën penale – kontrabandë, e dënueshme sipas Kodit Penal. Autori, shtetas i Maqedonisë, është përpjekur t’i fusë mallrat në mënyrë të paligjshme, pa i deklaruar tek organi doganor kompetent. Për shkak të dyshimit, doganierët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit me të cilin udhëtonte, ku në valixhen e tij, mes sendeve personale, janë gjetur pesë byzylykë ari të paketuar në kuti bizhuterish”, njofton Drejtoria e Doganave.


Lajme nga vendi
Shkolla e mesme e policisë fillon shtatorin e ardhshëm, me 2 vite gjimnazistët do bëhen policë

Pas shumë vitesh ndërprerjeje, Shkolla e Mesme e Policisë do të kthehet nga viti i ardhshëm shkollor. Ligji për Shkollën e Mesme të Policisë, i cili përcakton kushtet, është dorëzuar tashmë në Kuvend.
Ai thotë se Shkolla e Mesme e Policisë do të jetë në gjendje të regjistrojë nxënës të rregullt që kanë përfunduar vitin e dytë të arsimit të mesëm në shkollat e mesme në territorin e vendit.
Njëkohësisht, të interesuarit duhet të plotësojnë kushtet e pranimit. Ata duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të mos jenë 18 vjeç në ditën e publikimit të thirrjes publike për pranimin e nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë. Ata gjithashtu do të duhet të përdorin në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jenë të aftë nga ana mjekësore dhe psikofizike, dhe do të kryhet kontroll sigurie për të përcaktuar se nuk ka rrezik sigurie.
Shkolla e Mesme e Policisë do të fillojë të funksionojë më 13 maj 2026, brenda Qendrës aktuale të Trajnimit në Idrizovë. Do të funksionojë sipas kurikulave dhe programeve të përcaktuara nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës në përputhje me Ministrin e Brendshëm.
Do të zgjasë dy vite akademike, pra vitin e tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm, në mënyrë që çdo kandidat/nxënës pas përfundimit të vitit të parë dhe të dytë të shkollës së mesme të mund të aplikojë për një konkurs të shpallur dhe nëse i plotëson kushtet e përcaktuara, të vazhdojë arsimimin e tij këtu.
Lajme nga vendi
Qyteti i Gostivarit me internet falas në hapësirat publike

Më kënaqësi ju njoftojmë se Gostivari është një nga komunat e përzgjedhura në thirrjen e WiFi4WB (Wi0Fi për Ballkanin Perëndimor), një nismë që do të sjell internet falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësira publike.
Qytetarët e Gostivarit do të kenë mundësi të lidhen më lehtë, më shpejt dhe pa kosoto, duke përfituar nga kjo risi që forcon lidhjen tonë me botën digjitale.
Kjo nismë zbatohet përmes programit EU4Digital Action, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe implementohet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve