Lajme nga vendi
Kasami shpalosi programin zgjedhor: Dal ballëhapur para jush, për katër vite kam dhënë gjithçka për Tetovën
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, sot para mediave ka shpalosur programin zgjedhor me moton ”Një zë për Tetovën 2025=2029”.
Kasami filimisht iu referua besimit të marrë nga qytetarët para katër vite përmes së cilit ai thotë se kanë ngarkuar me përgjegjësi për ta nxjerrë Tetovën nga errësia në dritë, dhe nga kaosi në normalitet.
Para katër viteve dola para jush që ta kërkoj besimin tuaj për ta ndalur shkatërrimin e Tetovës. Ishte treni i fundit i shpëtimit përpara se qyteti ynë të zhytej në kaos të pakthyeshëm. Ju gjykuat drejt dhe iu përgjigjët thirrjes sonë. Na e dhatë besimin dhe na ngarkuat me përgjegjësinë që ta nxjerrim Tetovën nga errësira në dritë, nga kaosi në normalitet institucional, nga borxhi drejt zhvillimit dhe nga shëmtia në rend dhe pastërti”, tha Kasami.
Ai tha se del ballëhapur para qytetarëev sepse për këto katër vite ka dhën gjithçka për Tetovën
”Për këtë dëshmojnë qindra projekte të përfunduara me sukses që ia ndërruan pamjen qytetit tonë. Nuk ka lagje në Tetovë e rrethinë ku nuk kemi zgjidhur të paktën një problem apo një nevojë të qytetarëve tanë. E gjithë kjo punë dhe projekte u realizuan me sukses dhe në të njëjtën kohë kemi arritur të shlyejmë borxh prej 9 milion euro”, theksoi Kasami
AI tha se mandati i parë ishte mandat i ndërhyrjeve emergjente, i zgjidhjeve të problemeve elementare dhe i rregullimit të infrastrukturës bazë.
”Ne jemi gati që Tetovën ta çojmë në një nivel tjetër me Kapitullin e Dytë të zhvillimit. Sepse Tetova nuk guxon të kthehet në epokën e anarkisë, kaosit, keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Tetova duhet të vazhdojë të zhvillohet edhe më hovshëm. Prandaj, kam kënaqësinë që tua prezantoj planin e detajuar, me projekte dhe masa konkrete, për vazhdimin e këtij zhvillimi.
Kasami tha se planin e ka punuar duke bashkëpunuar me ekspertë, afaristë, qytetarë, dhe organizata joqeveritare.
”Tetova do të jetë komunë e hapur dhe transparente, me komunikim të rregullt me gazetarët, platformë online për ankesa dhe ide si dhe raporte pune 6-mujore për çdo sektor të komunës. Qytetari aplikon online, merr përgjigje pa radhë dhe ndjek statusin e kërkesës me numër reference e afat përgjigjeje. Këshillat e prindërve, bashkësitë lokale dhe Unioni i tyre do të kenë rol aktiv në vendimmarrje në Tetovën tonë”, premtoi Kasami
Mbi të gjitha Kasami tha se prioritet numrë një do të jetë sigurimi i ujit të pijshëm për 24 orë.
”Ndërmarrjet publike do t’i zhvillojmë edhe më tej, ndërsa shërbimet e tyre do t’i profesionalizojmë dhe digjitalizojmë. Prioritet gjatë këtij mandate: ujë 24/7, kanalizim modern, mbulim i çdo vendbanimi me ndriçim publik, mirëmbajtje rrugësh, menaxhim efikas i mbetjeve komunale, transport publik funksional dhe strategji parkimi, që do të ulë trafikun në qendër, si dhe do ta zgjidh problemin me parkimin në qytetin tonë. Për ujin parashikojmë instalim dhe modernizim të infrastrukturës me ujëmatës digjitalë, rrjete primare dhe sekondare të rinovuara, sigurimin e sasive shtesë të ujit si dhe rezervuar sedimentues për pastimin e ujit që vjen nga burimet e Leshnicës. Kolektor I ujërave të zeza si dhe impjant (filter stacion) për pastimin e ujërave të zeza si dhe kolektor për ujërat atmosferike në pikat dalëse të qytetit për të shmangur përmbytjet dhe bllokimet e nënkalimeve”, theksoi Kasami
Për transportin publik Kasami tha sa do të ndertohet stacion i ri i autobusave ndërsa për problmet me parkimin do të ketë garazh me kate dhe të gjitha shërbimet do të jenë digjitale.
Transporti publik ngrihet në standarde evropiane: stacion i ri autobusësh, korsi të dedikuara për transport publik, flotë e re me autobusë e minibusë elektrikë dhe nënstacione ekologjike, duke mbuluar linjat urbane e lidhjet me fshatrat e malësisë. Dhe lajmi më i mirë për qytetarët, transport publik falas. Menaxhimin e mbetjeve do ta profesionalizojmë edhe më tej, me impiant trajtimi, infrastrukturë të re grumbullimi, pika për mbetje inerte, siguri për punonjësit dhe edukim qytetar.Parkimi organizohet me Park & Ride në hyrje, garazhe me kate e zgjerim kapacitetesh në blloqet e planifikuara; të gjitha të menaxhuara përmes një aplikacioni digjital”, tha Kasami
Ai premtoi arsim gjithëditor dhe investime në projekte kapitae për shkolla të mesme, çerdhe, laboratorë si dhe subvencione prje 100 euro për çdo fëmijë që regjistrohet për herë të parë në shkollë.
Zbatojmë arsimin gjithëditor dhe investojmë në kushte moderne në çdo nivel: projekte kapitale për shkollat fillore e të mesme dhe çerdhet; laboratorë STEM, teknologji në klasa, edukim joformal dhe përkrahje të nxënësve ekselentë dhe atyre në nevojë. Rrisim përfshirjen në vendimmarrje, luftojmë politizimin, përforcojmë zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe sigurojmë qasje të barabartë për fëmijët me aftësi të kufizuara e komunitetet minoritare.Për ta bërë barrën e shkollimit më të lehtë për familjet tona, do të subvencionojmë me 100 euro çdo fëmijë që regjistrohet në klasë të parë.Kapitulli i Dytë do të jetë edhe kapitulli i transformimit urban dhe infrastrukturor të Tetovës. Tetova bëhet qytet kompakt, i lidhur dhe i gjelbër. Miratojmë Planin Gjeneral Urbanistik 2025–2035, paketa planesh detale urbanistike nga qendra te stadiumi dhe përgjatë bulevareve Iliria e Ilinden, plane për Kodrën e Diellit, Bllokun Urban 57, Qendrën Sportive dhe qendrën tregtare. Përshpejtojmë procedurat për dhënien e lejeve, ndërtojmë Sheshin me parking nëntokësor, përfundojmë bulevardet kryesore, lidhjet rrugore me fshatrat dhe nënkalimet për këmbësorë. Teleferiku Tetovë–Lisec–Kodra e Diellit bëhet realitet në bashkëpunim me Qeverinë, theksoi Kasami
Ai premtoi se Tetovëm do ta kthej në hartën e turizmit global duke tërhequr investitorë strategjikë për Kodrën e Diellit si dhe do të mbështesë agroturizmin dhe kulinarinë tetovare.
Mjedisi jetësor do të jetë gjithashtu në qendër të fokusit tone. Sektor komunal i dedikuar për mjedisin, monitorim modern i ajrit, ujit dhe tokës, rregullim shtratit të lumit në Reçicë të Vogël dhe Poroj, sanksione për ndotësit dhe raporte mujore publike. Zgjerim i hapësirave të gjelbra, krijimi i kadastrës së gjelbër, mbjelljen e 5.000 fidaneve të reja, efikasitet energjetike në objekte publike dhe infrastrukturë e gjelbër.Tetovën do ta kthejmë edhe në hartën e turizmit global, me vizion të qartë për zhvillim ekonomik të komunës sonë. Do të sigurojmë investitor strategjik për Kodrën e Diellit, që xhevahiri ynë turistik ta arrijë potencialin maksimal. Me infrastrukturë turistike gjithëvjetore, Tetova do të pozicionohet si destinacion kryesor në rajon. Do të mbështesim agroturizmin dhe promovojmë traditën kulinare lokale; krijojmë Udhëzues Investimesh, Regjistër Digjital të Bizneseve dhe Info Qendër për biznesin për ta lidhur komunën me ndërmarrësit, diasporën dhe investimet në energji të ripërtëritshme, bujqësi moderne e teknologji. Fshatrat e malësisë Bozovcë dhe Veshallë i shpallim zona me interes strategjik për zhvillim socio-ekonomik, kulturor e turistik”, tha Ksami
Kasami premtoi edhe ndërtimin e një qind banesave sociale përmes një plani social të përgatitur paraprakisht. Ndërkaq për kulturën Kasami tha se do të punojë në drejtimin të rritjes së festivaleve, dhe sigurimin bibliotekave moderne.
Komuna do të përkujdeset edhe për pjesën më të ndjeshme të shoqërisë sonë, me Planin Social që përfshin 100 banesa sociale, qendra për të moshuarit dhe shërbime “Ndihmë dhe kujdes në shtëpi”. Thellohet mbështetja për familjet e reja, për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për gratë e fëmijët viktima të dhunës.Ringjalljen kulturore të Tetovës që e filluam në mandatin e parë do ta zgjerojmë e thellojmë me festivale, qendra kulturore, bibliotekë moderne dhe program të gjerë aktivitetesh. Ruajmë trashëgiminë materiale e shpirtërore, ndërtojmë Sahat Kullën dhe restaurojmë objektet historike. Tetova identifikohet me rininë, prandaj i kushtojmë rëndësi të veçantë ardhmërisë tonë.Hapësira kulturore dhe programe për të rinjtë, punësim praktik me bizneset, integrim ndëretnik dhe aktivitete kundër gjuhës së urrejtjes. Në sport, përfundojmë Stadiumin e Qytetit, hapim terrene atletike, vëmë në funksion sallat ekzistuese, mbështesim ligën shkollore dhe ndërtojmë parqe e fusha në lagje. Qendra Rinore institucionalizohet si hapësirë moderne për nevojat e brezit të ri, tha Kasami.
.Për të gjitha këto projekte Kassami tha se kan plane konkrete, vizion të qartë dhe konstrukt financiar.
”Ato nuk janë premtime elektorale, por program pune që buron nga analiza të thella e të detajuara që i kemi bërë gjatë këtyre 4 viteve, të materializuara në dokumente si Strategjia e arsimit 2025-2030, Plani i mobilitetit 2025-2035, Programi zhvillimor 2025-2029, Masterplani i ujësjellsit 2024-2027, Plani strategjik për zhvillim ekonomik lokal 2023-2027, Strategjia e turizmit 2025-2029, Plani social 2024-2027 dhe Strategjia për zhvillimin e vullnetarizmit në Komunën e Tetovës 2024-2027, përfundoi Kasami
Lajme nga vendi
SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C
Pas valës së pazakontë të të ftohtit që solli reshje bore në Malin Sharr dhe në Pelister të premten, më 24 korrik, si dhe pas mëngjesit të sotëm jashtëzakonisht të freskët për muajin korrik, Maqedoninë e pret një tjetër ndryshim i fortë i motit.
Meteorologu Sllavço Poposki njofton se nga fillimi i javës vendi do të përfshihet nga një masë shumë më e ngrohtë ajrore që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika.
“Që nga e hëna dhe gjatë ditëve në vijim, temperaturat do të shënojnë rritje të shpejtë. Në pjesën më të madhe të Maqedonisë ato do të kalojnë 30 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në rajonin e Povardarisë dhe në pjesën juglindore të vendit do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius”, thekson Poposki.
Sipas tij, vetëm gjatë ditës së hënë, më 27 korrik, priten dukuri lokale të paqëndrueshme të motit, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Nga e marta, më 28 korrik, moti do të stabilizohet plotësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell, i qëndrueshëm dhe me vranësira të pakta lokale.
Poposki paralajmëron se këto ndryshime të menjëhershme dhe të mëdha të temperaturave mund të kenë ndikim negativ, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.
Lajme nga vendi
Sërish shtrenjtohen karburantet nga mesnata
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 5,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,726 denarë për kilogram.
Nga data 28.7.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,099 (denarë/kilogram)
Lajme nga vendi
“TETOVA N`FESTË”: “KREJT E THIRRIN REXHËN” NË ATMOSFERË VERORE!
Nën qiellin e hapur të Banjës së Tetovës, qytetarët patën mundësinë të ndjekin shfaqjen e filmit “Krejt e Thirrin Rexhën”, në kuadër të manifestimit Vera Tetovare, Tetova n’Festë.
Një mbrëmje e bukur kinematografike, e mbushur me emocione, humor dhe atmosferë të veçantë, që bëri bashkë qytetarë të të gjitha moshave.
Tv Koha takoi edhe Artistin e ri nga Tetova, Ledion Mulaku, i cili hapat e parë në aktrim i ka bërë që në moshë të hershme, duke qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe serialeve të rëndësishme në rajon, duke përfshirë filmat “Dashuria s’mjafton” dhe “Shkëmbimi”, serialin ndërkombëtar Sunrise, si dhe projektin e fundit “Krejt e thirrin Rexhen”, ku ai interpreton një nga rolet protagoniste dhe është vlerësuar me çmimin Best Young Actor.
Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të rinjtë e Tetovës dhe një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia jonë.
Vera tetovare riktheu në Tetovë filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” me një mbrëmje të veçantë kushtuar artit dhe kinematografisë shqiptare.
Ambienti I hapur në Banjë të Tetovës u bë arenë e gërshetimit të brezave dhe interesimit të jashtëzakonshëm të publikut tetovar.
U shijua së bashku një film I jashtëzakonshëm në një atmosferë të bukur verore, ku sipas organizatorëve, “Tetova N`Festë” vazhdon të sjellë kulturë, art dhe argëtim në çdo cep të qytetit.
/Tv Koha/

