Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: Çairi hyn në epokën e modernizimit – fillojmë investimin më të madh në historinë e Çairit

Published

on

Sot prezantuam shtyllën e parë të programit tonë fitues – një plan gjithëpërfshirës i hartuar nga profesionistë për modernizimin e plotë të infrastrukturës së Çairit, me theks të veçantë në zgjidhjen përfundimtare të problemit të parkimit, që prej dekadash rëndon mbi qytetarët tanë.

Kështu u shpreh sot Izet Mexhiti, i cili premtoi se do të realizoj investimin më të madh në historinë e Çairit për hapësira parkimi.
Në qendër të komunës, nën sheshin “Skënderbeu”, do të ndërtohet parkingu nëntokësor me dy kate, me kapacitet për 800 automjete në një sipërfaqe prej 12.500 m². Ky projekt do të lirojë qendrën nga trafiku i rënduar dhe do të rrisë vlerën urbane të Çarshisë së Shkupit.
Në Fushë Topanë, do të rindërtohet parkingu i madh prej 2.150 m², që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në lagje.

Krahas kësaj, do të ndërtohen garazhe moderne me disa kate në pesë pika strategjike të komunës:
• te kompleksi “Çairçanja”,
• në lagjen “Sauk Çeshmja”,
• në Fushë Topanë,
• në bulevardin “Nikolla Karev”,
• dhe te salla “Partizani”.

Këto janë zgjidhje të përhershme për parkimin në Çair dhe garanci për një qytet më funksional e më të pastër.

Në fokus të planit është edhe transformimi i plotë i rrugëve.
Rruga “Cvetan Dimov” do të shndërrohet në bulevard modern me gjashtë korsi dhe shtigje biçikletash, ndërsa zgjerimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” dhe lidhja “Xhon Kenedi” – “Nikolla Karev” do të krijojnë një korridor të ri komunikacioni, që do të ulë trafikun dhe do të lidhë më mirë Çairin me pjesën tjetër të Shkupit.

Advertisement

Po ashtu, bulevardet e rinj “Kroacia” dhe “Mali i Zi”, si dhe qarkorja e Gazi Babës pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, do të hapin rrugë të reja zhvillimi për komunën tonë.

Do të kryhen rikonstruksione të plota në lagjet Topahanë, Çair të Vjetër, Fushë Topanë dhe Teneqe Mahallë, duke përfshirë rrugët:
“Emin Duraku”, “Ferid Murati”, “Masut Sadik”, “Parashqevi Qiriazi” dhe shumë të tjera.

Çairi do të ketë ndriçim të ri publik, instalime elektrike nëntokësore dhe rrugë njëkahëshe për më shumë rend, siguri dhe efikasitet.

Ky është programi fitues i zhvillimit – me projekte konkrete, lokacione të sakta dhe vizion të qartë për një Çair modern, funksional dhe të rregulluar.

“Është koha për investime, për punë dhe për zhvillim. Është koha që Çairi të ecë përpara!”, – theksoi Izet Mexhiti.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat