Lajme nga vendi
Mexhiti nga Haraçina: VLEN po e kthen dinjitetin e çështjes shqiptare me vepra, jo me fjalë
Në tubimin e sotëm me qytetarët e Haraçinës, një nga liderët e VLEN dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti reagoi ndaj akuzave të kundërshtarëve politikë se “është degraduar çështja shqiptare”, duke theksuar se për herë të parë pas dekadash shqiptarët po e ndjejnë barazinë përmes veprave konkrete dhe jo përmes retorikës boshe.
“Kur thonë se ka degraduar çështja shqiptare, ne i pyesim: ku ka degraduar? Nëse i pyesni partnerët e atij koalicioni, as vetë nuk merren vesh, njëri flet për ligjin e gjuhëve, tjetri për 20 përqindëshin. E ne themi qartë: nuk ka pasur Ligj të gjuhës shqipe, ka pasur ligj të gjuhëve të 20 përqindëshit, dhe VLEN ka garantuar që ky ligj nuk do të preket, edhe pse Gjykata Kushtetuese ende kontrollohet prej tyre”, deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se qeveria ka sjellë rezultate të matshme, sidomos në punësimin e shqiptarëve dhe në forcimin e komunave shqiptare.
“Kur thonë se ka degraduar punësimi i shqiptarëve, ne u kemi thënë:
hajde të matemi! Zgjidhni cilin vit nga 20 vitet e qeverisjes suaj e konsideroni më të suksesshëm, dhe krahasojeni me 2300 punësimet që ka bërë VLEN. Aty, ata heshtin”, tha ai.
Mexhiti e cilësoi Haraçinën si simbol të neglizhencës së qeverive të kaluara, duke theksuar se për 30 vite kjo komunë është lënë pa ujë, pa kanalizim, pa shkolla dhe pa ndriçim të duhur, me një buxhet vjetor prej vetëm 300 mijë eurosh.
“VLEN po sjell decentralizim të vërtetë, komuna të fuqishme që do t’i zgjidhin problemet jetike të qytetarëve. Pas katër vitesh, kur të vijmë në zgjedhje lokale, askush nuk do të flasë më për ujësjellës apo për nevoja elementare, sepse ato do të jenë zgjidhur”, përfundoi Mexhiti.
Tubimi në Haraçinë u karakterizua me pjesëmarrje të madhe qytetarësh dhe u pa si dëshmi e mbështetjes në rritje për VLEN-in, që konsiderohet si fillimi i një epoke të re të barazisë dhe zhvillimit për komunat shqiptare.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

