Lajme nga vendi
KRRE jep licencat e para për sistem të baterive për deponim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse
Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE) i dha licencat e para për sistem të baterive për dpeonim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse kompanisë “Energo solar sistemi”.
Siç informoi KRRE, bëhet fjalë për dy sisteme baterish me fuqi të përgjithshme instaluese prej 2600 kilovatësh, të instaluara në përputhje me dy elektrocentralet e ndryshme fotovoltaike të cilat tashmë janë ndërtuar dhe janë funksionale.
Kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski thekson se dhënia e këtyre licencave në të cilat janë përfshirë sistemet e baterive për dpeonin të energjisë elektrike “e shënon fillimin e një cikli të ri investues në energjetikë”.
“Vendosja e baterive në praktikë do të thotë tranzicion i përshpejtuar energjetik përmes krijimit të një sistemi të qëndrueshëm, efikas dhe ekologjik në vend. Në KRRE presim numër të madh të pronarëve të FEC të parashtrojnë kërkesa për instalim të ‘storixhi’, por gjithashtu presim interesim të paraqesin edh ekompanitë të cilat do të ishin operatorë të pavarur të deçonive vetëm me sisteme baterish. Përdorimi i baterive do të kontribuojë për funksionim të sigurt dhe të besueshëm të sistemeve, ndërsa njëkohësisht edhe për treg ekonomik më të sigurt dhe më efikas energjetik. Ata mund t’i ofrojnë shërbime operatorit të sistemit elektroenergjetik për balansim të së njëjtit, si dhe mirëmbajtje të parametrave të caktuar të rrjetit në kufij të caktuar. Deponimi i energjisë në periudha kur ka tepricë dhe shfrytëzimi i saj në periudha kur nevojat për energji elektrike rriten, pritet të ndikojë edhe ndaj uljes së shpenzimeve të përgjithshme në sistem”, thekon Bislimovski.
Kushtet, procedura dhe dokumentacioni i nevojshëm për marrje të licencës për deponim të energjisë elektrike janë rregulluar në Ligjin për energjetikë dhe Rregullores për licenca
Lajme nga vendi
MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).
“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar
Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.
Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.
Lajme nga vendi
Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.
„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.
Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.
Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.
„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.
Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

