Connect with us

Lajme nga vendi

Kallëzim penal kundër ish-drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për shpërdorim detyre

Published

on

SPB Shkup ngriti kallëzim penal në PTHP Shkup kundër Z.A., ish-drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre” nga neni 354 paragrafi 1 i Kodit Penal, F.M., ish-zëvendësdrejtor në agjenci për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre” nga neni 354 në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal “ndihmë” dhe kundër L.U., A.R., E.T., A.B. dhe A.B., të punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre” nga neni 354 në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal “ndihmë”.

Z.A. në cilësinë e drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, në disa raste, me synimin që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme për vete mjete parash që i qenë besuar në detyrë, për udhëtime zyrtare jashtë shtetit në të cilat i njëjti ka marrë pjesë, ka marrë mëditje në lartësi prej 50%, edhe pse në përputhje me Rregulloren për ndryshimin e Rregullores për shpenzimet e udhëtimeve zyrtare dhe udhëtimeve zyrtare jashtë shtetit duhej të merrte vetëm 20%, sepse shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit nuk i ngarkoheshin institucionit. F.M. në cilësinë e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, duke nënshkruar vendimet për miratimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit i ka ndihmuar personit Z.A. që të përvetësonte në mënyrë të kundërligjshme paratë, ndërsa L.A., A.R. dhe E.T. në disa raste, në kundërshtim me Dekretin e lartpërmendur, përgatitën vendime për miratimin e udhëtimeve zyrtare jashtë shtetit në emër të Z.A., në bazë të të cilave vendime A.B. dhe A.B. kanë miratuar pagesën e mjeteve në para bazuar në vendimet e përgatitura më parë, edhe pse e kanë ditur dhe kanë qenë të vetëdijshëm se vendimet nuk ishin miratuar në përputhje me rregulloren, kanë vepruar sipas vendimeve dhe ia kanë paguar paratë, me çka i kanë ndihmuar Z.A. të përfitojë dobi të kundërligjshme pasurore në shumën e përgjithshme prej 62.530 denarëve, por në dëm të buxhetit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat