Connect with us

Lajme nga vendi

Menduh Thaçi: A ju kam thënë se Ali Ahmeti nuk e bëri kurrë shtetësinë e shqiptarëve kushtetuese

Published

on

A ju kam thënë?

 Ali Ahmeti nuk e bëri kurrë shtetësinë e shqiptarëve kushtetuese – prandaj humbja e tij është vetëm kthimi në pikën zero i një mashtrimi politik.

Menduh Thaçi

A ju kujtohet ajo fjalia ime e  shtatorit  për Ali Ahmetin: “Kur nukfrikësohet më askush nga lufta dhe flamuri yt, ti je vetëm një kujtim politik që ende nuk është zëvendësuar.”

Tani më thoni: a nuk ndodhi pikërisht kjo?

Advertisement

A ju kam thënë?

Nuk është as hakmarrje, as krekosje, as krenari kur njeriu kujton se çfarë ka paralajmëruar dhe kur çdo gjë ndodh ashtusiç është thënë. Është vetëm dhembje për një rrugë të humbur.

Kjo është një letër publike që nuk synon të festojë humbjen e askujt.Është një dëshmi për atë që kam thënë,për atë që kam parë dhe për atë, së cilës kamrefuzuar t’i bashkohem.

Kur refuzova të hyj në zgjedhjet e fundit, më quajtën ‘i dorëzuar’. Më quajtën ‘plak politik’. Më quajtën ‘i parëndësishëm’. Por, unë nuk isha asnjë nga këto. Isha njeriu që e njihte shtratin e kësaj përmbytjeje. Dhe sot, mbi ujërat që lanë gurët e vjetër, unë po ju flas edhe një herë.

Kam thënë se Ali Ahmeti nuk ka ndërtuar një sistem kushtetues për shqiptarët. Ka ndërtuar një sistem premtimesh politike që varen nga vullneti i maqedonasve. Ka bërë marrëveshje që nuk shkruhen në ligj.Ka jetuar mbi një pushtet që nuk është i garantuar në Kushtetutë.

Advertisement

Dhe kështu, sa herë që maqedonasit ndryshojnë mendje, shqiptarët kthehen në pikën zero. Kjo është ajo që ndodhi.Dhe kjo është ajo që ndodh gjithmonë kur të drejtat nuk janë të normuara me Kushtetutë, por të deleguara si favore politike – grupore apo personale.

Është e thjeshtë: VMRO fitoi. Por nuk fitoi vetëm. Fitoi me ndihmën e shqiptarëve të ndarë. Fitoi me ndihmën e një Albin Kurti që nuk e kuptoi kurrë Maqedoninëe Veriut. Ose ndoshta e kuptoi, por kishte prioritet tjetër.

Mickoski e poshtëroi Ali Ahmetin në Kërçovë, në shtëpinë e tij. E rrëzoi Taravarin në Gostivar. E mundi Zijadinin në Dibër dhe në Strugë. E mundi gjithandej.

Por pastaj bëri diçka më të rëndë: e përçmoi Albin Kurtin dhe e përdori për të marrë votën shqiptare e për ta braktisur më pas. I tregoi se Kosova nuk i duhet. Shqipëria nuk i duhet. Atij i duhen vetëm shqiptarët që e ndihmojnë të bëhet zot i shtetit.

Pa organizim politik, nuk ka popull – ka vetëm mëhalla, katunde dhe shehre (qytete).

Advertisement

Dhe kjo nuk ndodh rastësisht. Ndodh sepse nuk ka më organizim politik shqiptar. Ka vetëm mëhalla e feude. Ka vetëm grupe nepotiste që kërkojnë hisen e tyre, jo të drejtën e përbashkët. Dhe aty ku ka feude, nuk ka më barazi. Ka thërrime, ka troshka.

Mickoski dhe maqedonasit nuk e duan një shtet multietnik. Ata duan një shoqëri multietnike, ku shqiptarët janë komunitet, jo shtetformues.

Dhe sa herë që shqiptarët i nënshtrohen këtij modeli, e bëjnë veten më pak se ç’kanë qenë.

Në vitin 2001 u keqpërdorën aspiratat historike të shqiptarëve.Atëherë politika shqiptare ishte Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). Luftën e bënë shqiptarët dhe Kosova – politikën e bëri PDSH. Sot nuk ka as luftë, as politikë.Ka spektatorë që çojnë flamuj në protesta dhe presin që t’u vijë ftesa për koalicion.

Riorganizimi politik është i vetmi shpëtim

Advertisement

Nuk ka më asnjë rrugë tjetër përveç riorganizimit politik shqiptar – një organizim që e vendos barazinë në Kushtetutë, që e shkruan të drejtën, jo vetëm e premton atë, që e ndan pushtetin jo si favor dhe nder, por si detyrim ligjor dhe kushtetues.

Shqiptarët nuk duhet të kërkojnë më vend në qeveri. Duhet të kërkojnë vend në Kushtetutë. Sepse kur të drejtat nuk janë të shkruara, ato mbeten vetëm nënshkrime që fshihen sa herë t’u teket maqedonasve.

Dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka më luksin të heshtë.Në këtë rrugë, nuk jemi vetëm ne që kemi faj. Edhe ajo nuk ka artikuluar kurrë një rrëfim të barabartë për Maqedoninëe Veriut. Ka toleruar një sistem ku një palë sundon dhe pala tjetër duhet të jetë e kënaqur që ekziston.

Është e qartë: VMRO dhe maqedonasit nuk e duan Evropën. Sepse e dinë se hyrja në BE do të kërkonte përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Dhe kjo e përmbys identitetin që ata pretendojnë. Prandaj zgjedhin Serbinë. Zgjedhin nacionalizmin. Zgjedhin izolimin. Zgjedhin që shqiptarët të mbeten dekor.

Kurse e vërteta është kjo: vetëm rruga drejt Brukselit e mban gjallë Maqedoninëe Veriut. Dhe vetëm shqiptarët janë garantuesit e kësaj rruge. Sepse vetëm shqiptarët besojnë në vlerat e civilizimit perëndimor dhe në shtetin multietnik. Sepse vetëm shqiptarët e kuptojnë se pa të drejta të shkruara nuk ka barazi reale.

Advertisement

Bashkësia ndërkombëtare e di shumë mirë se Maqedoniae Veriut është zonë tampon – për Shqipërinë, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe tani edhe Kosovën. Dhe çdo përçarje brenda saj ndodh përmes shqiptarëve.

Tani që gjithçka ndodhi siç ishte paralajmëruar, kjo letër nuk është më thirrje – është dokument. Nëse ende ka dikush që nuk e kupton çfarë ndodhi me Ali Ahmetin dhe me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, le ta lexojë edhe një herë këtë tekst – dhe le tëpyesë veten:

Kush është i radhës që do ta harrojë veten duke heshtur për të tjerët?

 

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat