Connect with us

Lajme nga vendi

ASHMAA: Mediat duhet ta respektojnë heshtjen zgjedhore

Published

on

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në orën 19:00 të datës 2 nëntor 2025, njofton Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA).

Sipas Agjencisë, gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, mediat mund të vazhdojnë të raportojnë për zgjedhjet dhe për rrjedhën e votimit, por nuk lejohet të transmetojnë asnjë formë të përfaqësimit mediatik zgjedhor.

“Gjatë raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore, do të konsiderohet se mediat e kanë shkelur këtë periudhë nëse transmetojnë ose publikojnë çfarëdo lloj informacioni, fotografie, materiali audio ose audiovizuel që lidhet me apo në të cilin marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje; çdo formë raportimi mediatik që në mënyrë të hapur ose të fshehtë është në funksion të fushatës së dikujt dhe që mund të ndikojë në vendimin e votuesve; si dhe të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi gjatë ditës së votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, përfaqësuesit e partive politike apo bartës të funksioneve në organet shtetërore”, thuhet në njoftimin e ASHMAA-së.

Agjencia pret që të gjitha mediat ta përshtatin programin e tyre me rregullat e heshtjes zgjedhore.

Lajme nga vendi

Lidhja Shqiptare, emri i ri i partisë së Ziadin Selës

Published

on

Kreu i Ash-së, (krahu i Selës) Ziadin Sela, në emisionin “Dialog te Lajm’i”, e ka shpalosur emrin e partisë së re.

Ziadin Sela: Njerëzit të cilët janë pjesë e këti grupacioni, janë të vërtetë, janë njerëz që kanë ideal, dhe do të vazhdojnë të ndërtojnë përsëri një strukturë të fortë politike, sepse nuk mendojmë që zgjidhja është dorëheqja dhe dorëzimi.
Gazetari: I bije kjo që mund të ndodh edhe formimi apo riformimi i një partije të re politike?
Sela: S’ja kam lënë rastësisë, sepse… Unë e kam krijuar atë parti të re politike. Është krijuar bile quhet akoma më mire, është Lidhja Shqiptare. Ka ngjyra kuq e zi dhe ne këtu nuk dorëzohemi nga kjo punë.
Gazetari: Aleanca pra bëhet Lidhje…
Sela: Ideja e Aleancës dhe kauzave të Aleancës së vërtetë, e ka vazhdimsinë e vetë. Ne nuk ua lëmë rastësisë!/ Lajm tv & gazeta Lajm

Continue Reading

Lajme nga vendi

Konferenca Përmbyllëse e Projektit Innov8Peace

Published

on

Federata e Paqes Universale Shqipëri u bë pjesë e veprimtarisë përmbyllëse të Projektitit INNOV8PEACE, i zbatuar nga IAYSP Europe and the Middle East (EUME) në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës dhe i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Konferenca “From Youth Initiatives to Sustainable Peace” u mbajt në Universitetin e Tetovës, duke bërë bashkë rreth 150 profesorë, akademikë, studentë dhe aktivistë të paqes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PROGRAMI PVH – BLEJ NJË BILETË, SHIJO KONCERTIN, NDIHMO NEVOJTARËT!

Published

on

“Blej një biletë, shijo koncertin dhe ndihmo nevojtarët”. Kështu të paktën tingëllon organizimi I Manifestimit Humanitar që mbrëmë u mbajt në Pallatin e Kulturës.

Një mbrëmje e veçantë me art kulturë dhe humanitet me mesazhin Bashkohuni me ne për të ndihmuar dhe për të shpërndarë solidaritet.

Nxënësit e Shkollës së Mjekësisë dhe nxënës tjerë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq përmes programit Promovimi I Vlerave Humane dhuruan një koncert me këngë, valle e recitale me një qëllim të vetëm – solidaritetin dhe humanitetin.

“Qëllimi ynë është që të mbledhim të holla, të mbledhim mjete që t`u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ne I kemi projektet tona, I kemi konceptuar se cilat janë, por nuk I nxjerrim në pah, dalëngadalë secilin projekt. Kemi 6 projekte, kemi ndarë nxënësit nëpër grupe për çdo projekt, ku secili grup ka detyrën e vet dhe dita-ditës merremi me punët tona dhe falë Kryqit të Kuq, falë PHV-së dhe Komunës që na ndihmonë me kësi organizime”

Fidani shprehet se nuk ka munguar solidariteti i tetovarëve dhe jo vetëm.

Advertisement

“Qytetarët janë shumë të interesuar. Deri tani kemi bërë 2-3 organizime në Qendër të Tetovës, ku kemi bërë shitje, secili nxënës ka sjellë diçka nga shtëpia, kemi gatuar diçka ose kanë punuar diçka me duart e tyre, ka patur interesim dhe kemi mbledhë një buxhet shumë të madh pasi tetovarët janë shumë solidarë dhe shumë human”  

Ndryshe, në kuadër të Kryqit të Kuq, Programi Pronovimi I Vlerave Humane – PHV, ka për qëllim të edukojë të rinjtë mbi rëndësinë e humanizmit dhe respektit ndaj të tjerëve.

Programi është edukativ që nxit ndihmën ndaj njerëzve në nevojë, zhvillon ndjenjën e empatisë dhe tolerancës si dhe forcon bashkëpunimin dhe vullnetarizmin tek të rinjtë.

Continue Reading

Më të lexuarat