Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Arabia Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës
Ministria e Haxhit dhe Umrës e Arabisë Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës.
Sipas ndryshimeve, vizat e Umrës do të anulohen automatikisht 30 ditë pas lëshimit nëse pelegrini nuk ka hyrë në Arabinë Saudite brenda asaj periudhe, thonë burimet për Al Arabiya. Sipas të njëjtave burime, politika e re do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.
Megjithatë, nuk do të ketë ndryshim në kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit pasi pelegrini të mbërrijë në Arabinë Saudite, do të mbetet tre muaj, konfirmuan burimet.
Duke komentuar vendimin, Ahmed Bajaeifer, këshilltar i Komitetit Kombëtar për Umrën dhe Vizitat, i tha Al Arabiya se masa vjen si pjesë e përgatitjeve të ministrisë për një rritje të ndjeshme të numrit të pelegrinëve të Umrës.
Më shumë se 4 milionë viza për Umrah u janë lëshuar pelegrinëve ndërkombëtarë që nga fillimi i sezonit të ri të Umrah në fillim të qershorit, sipas Al Arabiya.Krahasuar me sezonet e mëparshme, sezoni i Umrah i këtij viti po arrin një numër rekord pelegrinësh ndërkombëtarë brenda vetëm pesë muajve nga fillimi i tij.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

