Lajme nga vendi
Shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë për projekte në vlerë deri 60 mijë denarë
Në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë shkollat fillore dhe të mesme për të përfituar grant në vlerë prej 60 mijë denarë për financimin e projekteve kundër fenomeneve negative që po ndodhin te të rinjtë, transmeton Portalb.mk.
“Mjete financiare për 30 shkolla fillore për realizimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtje nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca e nxënësve me aftësi dhe pa aftësi të kufizuara, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e keqpërdorimit të alkoolit dhe duhanit, drogave dhe substancave të tjera psikotrope, si dhe programet për parandalimin e pjesëmarrjes në lojëra fati dhe të delikuencës së miturve,në shumë deri në 60.000 denarë, ndërsa selektimi me rangim do të bëhet nga Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara, në përputhje me kriteret e përcaktuara”, njoftoi Ministria.
Shkollat fillore deri më 19 dhjetor do të mund të paraqesin projektin në adresën elektronike http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa në afat prej 30 ditëve do të publikohen rezultatet.
Lajme nga vendi
Lidhja Shqiptare, emri i ri i partisë së Ziadin Selës
Kreu i Ash-së, (krahu i Selës) Ziadin Sela, në emisionin “Dialog te Lajm’i”, e ka shpalosur emrin e partisë së re.
Ziadin Sela: Njerëzit të cilët janë pjesë e këti grupacioni, janë të vërtetë, janë njerëz që kanë ideal, dhe do të vazhdojnë të ndërtojnë përsëri një strukturë të fortë politike, sepse nuk mendojmë që zgjidhja është dorëheqja dhe dorëzimi.
Gazetari: I bije kjo që mund të ndodh edhe formimi apo riformimi i një partije të re politike?
Sela: S’ja kam lënë rastësisë, sepse… Unë e kam krijuar atë parti të re politike. Është krijuar bile quhet akoma më mire, është Lidhja Shqiptare. Ka ngjyra kuq e zi dhe ne këtu nuk dorëzohemi nga kjo punë.
Gazetari: Aleanca pra bëhet Lidhje…
Sela: Ideja e Aleancës dhe kauzave të Aleancës së vërtetë, e ka vazhdimsinë e vetë. Ne nuk ua lëmë rastësisë!/ Lajm tv & gazeta Lajm
Lajme nga vendi
Konferenca Përmbyllëse e Projektit Innov8Peace
Federata e Paqes Universale Shqipëri u bë pjesë e veprimtarisë përmbyllëse të Projektitit INNOV8PEACE, i zbatuar nga IAYSP Europe and the Middle East (EUME) në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës dhe i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Konferenca “From Youth Initiatives to Sustainable Peace” u mbajt në Universitetin e Tetovës, duke bërë bashkë rreth 150 profesorë, akademikë, studentë dhe aktivistë të paqes.
Lajme nga vendi
PROGRAMI PVH – BLEJ NJË BILETË, SHIJO KONCERTIN, NDIHMO NEVOJTARËT!
“Blej një biletë, shijo koncertin dhe ndihmo nevojtarët”. Kështu të paktën tingëllon organizimi I Manifestimit Humanitar që mbrëmë u mbajt në Pallatin e Kulturës.
Një mbrëmje e veçantë me art kulturë dhe humanitet me mesazhin Bashkohuni me ne për të ndihmuar dhe për të shpërndarë solidaritet.
Nxënësit e Shkollës së Mjekësisë dhe nxënës tjerë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq përmes programit Promovimi I Vlerave Humane dhuruan një koncert me këngë, valle e recitale me një qëllim të vetëm – solidaritetin dhe humanitetin.
“Qëllimi ynë është që të mbledhim të holla, të mbledhim mjete që t`u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ne I kemi projektet tona, I kemi konceptuar se cilat janë, por nuk I nxjerrim në pah, dalëngadalë secilin projekt. Kemi 6 projekte, kemi ndarë nxënësit nëpër grupe për çdo projekt, ku secili grup ka detyrën e vet dhe dita-ditës merremi me punët tona dhe falë Kryqit të Kuq, falë PHV-së dhe Komunës që na ndihmonë me kësi organizime”
Fidani shprehet se nuk ka munguar solidariteti i tetovarëve dhe jo vetëm.
“Qytetarët janë shumë të interesuar. Deri tani kemi bërë 2-3 organizime në Qendër të Tetovës, ku kemi bërë shitje, secili nxënës ka sjellë diçka nga shtëpia, kemi gatuar diçka ose kanë punuar diçka me duart e tyre, ka patur interesim dhe kemi mbledhë një buxhet shumë të madh pasi tetovarët janë shumë solidarë dhe shumë human”
Ndryshe, në kuadër të Kryqit të Kuq, Programi Pronovimi I Vlerave Humane – PHV, ka për qëllim të edukojë të rinjtë mbi rëndësinë e humanizmit dhe respektit ndaj të tjerëve.
Programi është edukativ që nxit ndihmën ndaj njerëzve në nevojë, zhvillon ndjenjën e empatisë dhe tolerancës si dhe forcon bashkëpunimin dhe vullnetarizmin tek të rinjtë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

