Lajme nga vendi
Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria: Nuk ka indikacione për vepër penale
Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale në vdekjen në Tetovë të 25-vjeçares me iniciale D.S. nga Gjakova – Kosovë. Megjithatë, nga Prokuroria njoftojnë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.
“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale. Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria.
Lajme nga vendi
Zv Drejtori i Doganave Dauti: Raporti i progresit të KE për vendin, Doganat me rezultate historike – “Progres serioz dhe integrim i përshpejtuar në BE”
Zv Drejtori i Doganave Mustafa Dauti thotë se në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e shtetit, është theksuar përparim i lartë në fushën e Unionit Doganor – kjo është edhe një dëshmi e fortë për politikat reformuese të zbatuara nga Drejtoria e Doganave, me qëllim integrimin e përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së, transmeton Zhurnal.mk.
✅ Përparim në harmonizimin dhe përmirësimin e sistemeve TIK – përfunduar dhe vënë në funksion #NKTS 5, zhvillim i #EORI 2 dhe menaxhim i unifikuar i përdoruesve dhe nënshkrimit digjital.
✅ Legjislacioni doganor është harmonizuar në nivel të lartë me të drejtën e BE-së. Është ratifikuar Protokolli për eliminimin e tregtisë ilegale me produkte duhani – shteti ka një detyrim të rëndësishëm në luftën kundër mashtrimeve doganore dhe parandalimin e kontrabandës së produkteve të duhanit.
✅ Rritje e të ardhurave të Drejtorisë së Doganave – të ardhurat totale në vitin 2024 janë 6,3% më të larta se në vitin 2023, duke kaluar vlerën e dy miliardë eurove.
✅ Kapaciteti operativ – është miratuar Strategjia për zhvillimin e Drejtorisë së Doganave 2025–2027. Është vendosur një sistem i plotë inteligjence. Është rritur numri i rasteve të konfiskimeve.
✅ Lufta kundër korrupsionit – është miratuar Strategjia e re për integritet dhe luftë kundër korrupsionit 2024–2027, me 22 masa të shënjestruara.
✅ Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale – në vitin 2024, në 73 raste janë konfiskuar 147.525 mallra për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
✅ Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal – është nënshkruar Memorandum me Drejtorinë e Doganave të Malit të Zi, me qëllim kontrolle më efikase, parandalim të mashtrimeve doganore dhe përshpejtim të tregtisë legale!
Lajme nga vendi
Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së! Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më pas vijnë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se është i kënaqur nga Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Mickoski tha se ashtu siç ka deklaruar disa herë, vendi ka nevojë për reforma në gjyqësor, për të cilën tha se do të angazhohet tani pas reformave. Kryeministri tha se nuk pajtohet me deklaratat e disa prej eurokomisionerëve, ku thuhet se Shqipëria është para Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.
“Shikoni, po t’i bënim ndryshimet kushtetuese, më të mirët do të ishim, dhe më pas të marrim veto të re, e më pas probleme të reja. Atëherë me siguri do të merrnim 5, do të ishim kampionë, udhëheqës. Por nga ajo që është shkruar atje , unë jam jashtëzakonisht i kënaqur sepse nuk ka kthim prapa. Ka ngecje në disa sfera. E dimë të gjithë, dhe ne e flasim të gjithë këtë. Sundimi i së drejtës, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për këtë vazhdimisht flas se duhen ndryshime në Këshillin Gjyqësor, në Prokurori, e kështu me radhë, dhe tani pas mbarimit të zgjedhjeve, shumë më seriozisht do të merremi me atë temë. Ndërsa në sferat e tjera ka përparim të caktuar, të pakët ose përparim të dukshëm. Kështu që në përgjithësi mund ta vlerësoj si të mirë. Përndryshe nuk mund të pajtohem me konstatimin se ka disa vende të tjera që janë para nesh, për shembull ne jemi shumë para Shqipërisë, kushtimisht thënë, në 8 sfera jemi para Shqipërisë, edhe pse disa nga eurokomisionerët japin deklarata të tilla, siç dhanë. Kështu që kur të analizohet gjendja e shteteve se kush është gati e kush nuk është gati. Nota objektive është se Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më pas vijnë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova e kështu me radhë. Nga vendet e rajonit flas…nuk flas për tjetër. Duhet të punojmë dhe do të punojmë. Unë jam i fokusuar në reforma, kjo është qeveri e reformave”, tha mes tjerash Mickoski.
Lajme nga vendi
Universiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të studentës së tyre Daorsa Spahija.
Përmes një telegrami në Facebook, universiteti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e saj, duke i ftuar të gjithë ta kujtojnë me dashuri dhe mirënjohje,.
“Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, humbëm një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte. Dhimbja është e madhe, e heshtur dhe e vështirë të shprehet me fjalë.
Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e saj, të afërmit, miqtë. Le ta kujtojmë Daorsën me dashuri dhe me mirënjohje për kohën që patëm mundësinë ta kemi pranë nesh”, shkroi UT.
-
Lajme nga vendi1 week agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

