Lajme nga vendi
Drejtorët e M-NAV shpërndajnë 230.000 euro shtesa, përveç pagave nga 3 mijë euro
Drejtorët e “Macedonian Navigations” (M-NAV), shoqëri aksionare në pronësi shtetërore për kontrollin e fluturimeve ajrore, çdo vit shpërndajnë rreth 230.000 euro shtesë, përveç pagës bazë, si kompensim për kuadrot kyçe drejtuese, shkruan portali Faktor.
Këtë e konfirmon raporti i pavarur i auditimit për punën e M-NAV në vitin 2024, i publikuar në “Bursën e Maqedonisë”. Shuma totale e shpërndarë prej 14.107.000 denarësh është pothuajse e njëjtë me atë të vitit paraprak.
Në M-NAV, “kompensimi për kuadrot kyçe drejtuese” zakonisht realizohet përmes një kontrate menaxheriale.
Paga mesatare mujore neto në “Macedonian Navigations”, që financohet kryesisht nga pagesat për fluturimet transit, arriti gati 3.000 euro gjatë vitit të kaluar, sipas llogarisë përfundimtare të publikuar dhe raportit të punës për vitin 2024. Për 309 të punësuar janë paguar 10,3 milionë euro paga neto, që është mbi 1,1 milionë euro më shumë se vitin paraprak. Paga mesatare neto ka qenë 170 mijë denarë, ose 2.780 euro.
Nga “kontrolli i fluturimeve” në raport theksojnë se rritja e pagave është rezultat i një kontrate të re kolektive që ndërkohë ka pasur edhe aneks. Përveç kësaj, pagat janë rritur edhe me rikthimin e një pjese të pagave që ishte “ngrirë” gjatë krizës së koronës. Kjo rritje lidhet gjithashtu me përmirësimin e trafikut ajror në vitin 2024. M-NAV konsiderohet kompania më e kërkuar shtetërore për punësim, krahasuar me të gjitha shoqëritë aksionare shtetërore dhe ndërmarrjet publike.(INA)
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

