Connect with us

Lajme nga vendi

“KUPA PAVARËSIA 2025” PËR VETERANË MBAHET NË VLORË

Published

on

Në Turneun Kupa e Pavarësisë 20215  pë veteranë marrin pjesë ekipi i Vlorës, Tetovës , Prizrenit dhe ekipi Dardanët që vinë Londra në Angli.

 Qyteti i Vlorës nga data  27  deri më 29  nëntor  është nikoqire e turneut të  futbollit  për veteranë me  moton KUPA PAVARËSIA 2025, ku kësaj  radhe  krahas  ekipit  nikoqir  të Vlorës do të marrin pjesë edhe  Reprezentacioni të Veteranëve të Tetovës , ekipi Dardanët nga Londra –Angli  dhe  Ekipi I I Veteranëve  nga  Prizreni. Lista e  futbollistëve veteranë  të Tetovës është përpiluar  në koordinim  të koordinatorit Muzafer Livoreka dhe seleksionuesit Faik Ademi. Ekipi tetovar me qëllim prezantimi sa më dinjitoz në Vlorë disa ditë është duke u përgatit në aspektin taktik teknik dhe atë fizik. Për pjesëmarrjen e reprezentacionit të Tetovës seleksionuesi Faik Ademi për TV koha deklaroi

 “ Qëllimi kryesor i  këtij organizimi është kthimi i vizitës që na bënë  veteranët e  Flamurtarit, gjegjësisht nga qyteti i Vlorës me të cilët jemi  falënderues që na  kanë  ftuar të marrim pjesë  në Turneun Kupa e Pavarësisë  ku  do të marrin pjesë  disa  skuadra  Si  Flamurtari i Vlorës , veteranët e Tetovës  që kryesisht  përbëhet nga  lojtar  të ish  Shkëndijës  tonë dhe janë të paralajmëruar  disa  skuadra  tjera  një prej  atyre është ekipi Dardanët nga  Londra. Ka edhe  skuadra tjera  “ deklaroi seleksionues  Faik Ademi

 Sipas organizatorit ditën e parë do të zhvillohen dy  ndeshje që do të përcaktohen pas  hedhjes së shortit, ndërsa ditën e dytë ekipet fituese do të përballen në  finale , ndërsa ekipet humbëse do të luajnë për vendin e tretë . Në ekipin e  Tetovës ftuar special është portieri Muarem Dosti si dhe Gajur Sadiki i cili jeton dhe vepron në Suedi. Ekipi i Tetovës në Vlorë do të udhëton me datën 27  nëntor

 Shaban Sinani – TV KOHA

Lajme nga vendi

Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës

Published

on

Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit

Published

on

Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.

Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.

Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.

Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.

Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj

Published

on

VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.

Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.

Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.

Continue Reading

Më të lexuarat