Connect with us

Lajme nga vendi

Ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

Published

on

Kjo e hënë është ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga Komuna e Tetovës.

“(E hënë) 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim.

Shpat Kasapi vdiq të mërkurën në Itali në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Lajme nga vendi

Kërcënuan kryetarin e komunës, Prokuroria akuzon tre persona! Njëri përfundon në paraburgim

Published

on

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për veprën penale “Rrezikim i sigurisë” sipas nenit 144 të Kodit Penal, ndërsa i akuzuari kryesor ngarkohet edhe me veprën “Shpërndarje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari i parë për një periudhë të gjatë ka publikuar në profilin e tij në Facebook përmbajtje me gjuhë urrejtjeje, fyerje, thirrje për dhunë dhe kërcënime të drejtuara ndaj kryetarit të Komunës së Kavadarit.

“Ai ka shpërndarë edhe fotografi të kryetarit dhe fëmijëve të tij të mitur, të shoqëruara me kërcënime, ndërsa ka publikuar video ku shihet duke qëlluar me armë automatike dhe pistoletë, duke i përdorur si mesazh presioni. Nga muaji korrik, i akuzuari ka filluar edhe kërcënime direkte përmes telefonit dhe mesazheve, duke i rrezikuar jetën kryetarit dhe familjes së tij. I dyshuari i dytë ka përcjellë kërcënimet në emër të të parit, ndërsa i treti ka komentuar në rrjetet sociale duke kërcënuar me vrasje kryetarin e komunës”, qëndron mes të tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Për të akuzuarin kryesor, i cili ka shtetësi të dyfishtë maqedonase dhe bullgare, Prokuroria ka vlerësuar se ekziston rrezik arratisjeje dhe mundësi që të përsëritë veprën. Prandaj, është dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore të Kavadarcit për caktimin e masës së paraburgimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dita Botërore kundër HIV/AIDS, Meta: Testimi kudo në spitale dhe qendra shëndetësore

Published

on

Në Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS mjekët infeksionistë kujtojnë se parandalimi, testimi dhe trajtimi shpëtojnë jetë.

Mjekja infeksioniste në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Esmeralda Meta u shpreh se HIV nuk është një dënim dhe menaxhohet me sukses kur diagnostikohet herët dhe trajtohet rregullisht.

“Është një nga sindromat madhore infektive për mbi 3 dekada te ne. HIV është një nga sëmundjet me peshë madhore mjekësore, sociale apo edhe familjare”, u shpreh ajo.

Meta theksoi se pranë QSUNT-së trajtohen pacientët me moshë mbi 14 vjeç.

“Ajo që vëmë re është se është popullata aktive më shumë predominuese me këtë sindromë”, tha Meta.

Advertisement

Sipas mjekes, mesazhi më i rëndësishëm në këtë ditë është testi screening i moshave të reja dhe grupeve në risk.

“Ofrimi i testimit të HIV-it në Shqipëri është kudo në spitale dhe qendra shëndetësore. Po ashtu për gratë shtatzëna është me rëndësi trajtimi i hershëm dhe parandalimi i transmetimit”, tha ajo.

Sipas mjekes infeksioniste në çdo rast nevojitet këshillim me mjekun specialist.

“Në shërbimin tonë ofrohet konsulenca me psikologët dhe punonjësit socialë, sepse nuk është problem individual, është problem familjar, është problem social që kërkon jo vetëm trajtimin medikamentoz por kërkon edhe suportin psikologjik dhe social”, u shpreh ajo.

Duke folur mbi statistikat e të prekurve nga kjo sindromë, Meta tha se Shqipëria ndodhet në të njëjtat raporte si vendet e rajonit.

Advertisement

“Është shumë e rëndësishme për moshat e reja dhe grupet në risk, depistimi. Deri tani nuk ka një vaksinë që ta parandalojë ndaj duhet komunikimi me mjekun specialist për profilaksinë para apo pas ekspozimit”, u shpreh mjekja.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nikolloski: Janë lëshuar në shfrytëzim 17 km të autostradës Gostivar-Bukojçan

Published

on

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi në rrjetet sociale se 17 kilometra nga autostrada Gostivar – Bukojçani tashmë janë përfunduar, duke e përshkuar rrugën përreth kalimit “Strazhë”.

“Ndërtime intensive në autostradën Gostivar – Bukojçani, pjesë e Korridorit 8, segmenti Shkup – Strugë – Ohër. Tashmë 17 kilometra janë përfunduar, duke e shmangur kalimin e njohur ‘Strazhë’. Po ndërtojmë Maqedoninë!”, shkroi Nikolloski.

Continue Reading

Më të lexuarat