Connect with us

Lajme nga vendi

Operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027, do të ketë rrjetin e vet 5G

Published

on

One Macedonia, pjesë e 4iG Group, zyrtarisht e mori licencën si operatori i tretë celular në vend. Operatori i ri deri në fund të muajit mars të vitit 2027 do të duhet të mbulojë një qytet me 5G, deri në fund të 2028-tës korridoret kryesore në përputhje me marrëveshjen, ndërsa deri në fund të 2030-tës të gjitha qytetet në shtet.

Kompania planifikon investime deri në 100 milion euro për ndërtim dhe zhvillim të rrjetit, hapje të vendeve të punës dhe bashkëpunim me kompanitë lokale.

“Ky nuk është vetëm fillim i një kompanie tjetër të telekomunikimeve. Për ne, hyrja në Maqedoninë e Veriut paraqet një zgjerim strategjik për prezencën tonë në të gjithë Ballkanin perëndimorë, rajon që është kyç për rritjen tonë afatgjate. Maqedonia e Veriut luan një rol të rëndësishëm për ambiciet tonë më të gjera për infrastrukturë dixhitale”, tha Pal Zarandi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të One Maqedoni.

Lajme nga vendi

Nikolloski: Me trenin e shpejtë do të udhëtohet për 1 orë e 25 minuta nga Shkupi në Selanik dhe për 2 orë e gjysmë deri në Beograd

Published

on

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, në samitin ministror për transport të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit, foli për planet dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 10 dhe Korridorit 8.

Nikoloski theksoi se samiti dërgon një mesazh të qartë për përkushtimin e përbashkët të vendeve nëpër të cilat kalon Korridori 10, duke nënvizuar se ndërtimi i tij do të kontribuojë që ai të bëhet korridori më i rëndësishëm ekonomik i transportit në Evropë.

Sipas tij, me realizimin e projekteve të planifikuara infrastrukturore do të reduktohet ndjeshëm koha e udhëtimit dhe transportit të mallrave në rajon.

“Shkup – Selanik do të udhëtohet për 1 orë e 25 minuta, Shkup – Beograd për dy orë e gjysmë, ndërsa treni i mallrave nga Athina do të arrijë në Vjenë për më pak se 24 orë. Nga Selaniku deri në Budapest transporti hekurudhor i mallrave do të zhvillohet për rreth 12 deri në 14 orë”, theksoi Nikoloski.

Ai vlerësoi se modernizimi i infrastrukturës së transportit përgjatë Korridorit 10 do të sjellë qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, lidhje më të madhe ekonomike dhe mundësi të reja zhvillimi për vendet e rajonit. përcjell Zhurnal.mk .

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Komuna e Tetovës ndan nga 100 euro vauçer për filloristët: Zbardhen datat dhe procedurat e aplikimit

Published

on

Komuna e Tetovës ka njoftuar zyrtarisht prindërit se së shpejti do të hapet procesi i aplikimit për përfitimin e vauçerëve për nxënësit e regjistruar në klasën e parë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bilall Kasami, përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas detajeve të publikuara në image.png, procesi i aplikimit do të jetë i hapur nga data 23 qershor deri më 10 korrik 2026.

Kush ka të drejtë aplikimi?

Të drejtë për të përfituar nga kjo mbështetje kanë:

Të gjithë nxënësit që janë regjistruar në klasën e parë deri më datën 22 qershor 2026.

Advertisement

Si të aplikoni dhe ku dorëzohen dokumentet?

Për t’u bërë pjesë e këtij programi mbështetës, prindërit duhet të ndjekin këto hapa:

Marrja e formularit: Formulari i aplikimit mund të merret fizikisht pranë Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës ose mund të shkarkohet online nga faqja zyrtare e komunës.

Dorëzimi i dokumenteve: Të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim duhet të dorëzohen të kompletuara pranë të njëjtit sektor, respektivisht në Sektorin për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës.

Ky hap vjen si një masë lehtësuese për familjet tetovare që përgatisin fëmijët e tyre për të nisur ciklin fillor në vitin e ri shkollor.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

ZËRI I GRAVE NË VENDIMMARRJE, ENDE LARG FUQISË SË PLOTË

Published

on

Angazhimi kuptimplotë i grave në politikë, vendimmarrje dhe jetën publike është një çështje që nuk i prek vetëm gratë, por të gjithë shoqërinë. Kjo ishte tema e diskutumit që u zhvillua sot në hapësirat e Komunës së Tetovë nën organizim të institutit për lidership dhe ambasadës gjermane në Maqedoni të Veriut.  Në këtë dialog të hapur u ndanë përvoja, ide dhe propozime për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të barabartë.

Pranvera Kasami nga Instituti për Lidership tha se gratë në Maqedoni të Veriut ende nuk e kanë arritur nivelin e duhur në përfaqësim dhe vendimmarrje. Kasami madje shtoi se interesimi i tyre nuk është vetëm në kuanitet po numra por më shumë në cilësi dhe vendimmarje të vërtetë.

PRANVERA KASAMI – Instituti për lidership

“Demokracia nuk matet vetëm me praninë e qytetarëve në proces pubike por me fuqinë e tyre për të ndikur në vendimet që prekin jetën e përdritshme” kështu deklaroi kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami gjatë këtij debati. Kasami tha se gratë nuk duhet të shihen vetëm si numër përfaqësues por që të njëjtat duhet të kenë mundësitë dhe të drejtat e barabarta në vendimmarrje. Kasami me plot mburje tha se gjysmat e drejtorëve në institucionet arsimore në Tetovë udhëhiqen nga gjinia femërore.

BILALL KASAMI – Kryetar Komune

Advertisement

Edhe pse gratë në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar përparim në përfaqësimin politik, pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje mbetet ende e pamjaftueshme. Aktualisht, gratë përbëjnë rreth 39% të deputetëve në Kuvend, ndërsa në Qeveri zënë vetëm 12.5% të posteve ministrore. Në nivel lokal, vetëm 2 nga 81 komuna drejtohen nga gra. Këto të dhëna tregojnë se sfida nuk është vetëm rritja e numrit të grave në institucione, por edhe fuqizimi i rolit të tyre në proceset vendimmarrëse. Një shoqëri më e barabartë dhe më demokratike kërkon pjesëmarrje të plotë dhe ndikim real të grave në të gjitha nivelet e pushtetit.

Continue Reading

Më të lexuarat