Sport
TENIS: MËSOHEN DYSHET GJYSMËFINALISTE NË AUSTRALIAN OPEN
Pas kompletimit të ndeshjeve çerekfinale në kategorinë e meshkujve dhe ato të të femrave mësohen dyshet gjysmëfinaliste në grand slamin e tenisit ‘’ Australian Open 2026’’
Në grand slam i tenisit ‘’ Australian Open 2026’’ tani më dihen ed he dyshet gjysmë finaliste si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave. Gjysmëfinalet tek femrat zhvillohen nesër, ndërsa ato të meshkujve të premten
Në kategorinë e meshkujve spanjolli Carlos Alvaraz mposhti australianin Alex de Minaur 3-0 në sete 7=5, 6-2 dhe 6-1. Kualifikim në rerekfinale ka siguruar edhe gjermanin Aleksandër Zverev I cili mundi amerikanin Learner Tien 3-1 në sete 6-3, 6-7, 6-1 dhe 7-6. Më tej vazhdon edhe serbi Novak Djokoviq i cili u kualifikua pasi lëndimit të Lorenzo Musetti, i cili ishte në epërsi në dy stete e para me rezultatin 5556-4 dhe 6-3 por ne setin e tretë u deshtë që të dorëzon duelin shkaku i lëndimit
Në gjysmë finale do të përballen Carlos Alcaraz dhe gjermani Aleksandër Zverev, ndërsa në duelin tjetër do të përballen Novak Djokoviq dhe fituesi nga dueli Ben Shelton – Janik Siner. Ndshjet gjysmëfinale te meshkujt zhvillohen me 30 janar
Në kategorinë e femrave tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka mundi lehtë amerikanen Iva Joviç 2-0 në sete 6-3 dhe 6-0. Në gjysmëfinale kaloi edhe ukrainasja Elina Svitolina e cila mundi amerikanen Coco Gauff 2-0 në sete 6-1 dhe 8-2 në dy çerekfinalet tjera Elene Rybakina mundi Iga Sviatek 2-0 në sete 7-6 dhe 6-1, ndërsa dueli me dy tenisteve amerikane Jessica Pegula dhe Amanda Anisimova përfundoi 2-0 në sete 6-2 dhe 7-6. Këshutu që në gjysmëfinale të grand slamit Australian Open, me fillim në ora 9 e 30, do të përballen tenistja bjellorusja Aryna Sabalenka me ukrainasen Elina Svitolina , në gjysmëfinalen e dytë që do fillon në ora 11:00 do përballen Jessica Pegula dhe Elene Rybakina
Sport
VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF
UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it ku do të mësohet edhe kampioni i ri për sezonin 2025/2026. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore radhazi përfundon fazën e play out.
Me ndeshjet e xhiros së 10-të në fazën e play off-it dhe play out përfundoi pjesa e rregullta e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do të diskutojnë titullin e kampionit për sezonin 2025/2026.
Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për titullin kampion. Çka të thuhet për ekipin Universiteti i Tetovës e cila në fazën e play off-it në 10-të ndeshje ka pësuar po aq disfata.
Nga ana tjetër në fazë e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të ndikon në renditjen përfundimtare. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore të njëpasnjëshme renditet e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.
Sport
KOMBËTARJA ZHVILLON PËRGATITJET PËR SFIDËN ME POLONINË
Kombëtarja Shqiptare në drejtimin e teknikut Sylvinjo, po zhvillon përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes gjysmëfinale të play off-it kundër Polonisë për kualifikim në Botërorin 2026, e futbollit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Kombëtarja shqiptare në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play off për Botërorin 2026 ndaj Polonisë ka nisur me përgatitje intensive. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku fokusi ishte palestra, ushtrime fizike dhe skema taktike në fushë.
Në fushë zbritën 23 lojtarë, ndërkohë që Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani do t’i bashkohen skuadrës sot, Uzuni dhe Gripshi për shkak të udhëtimit dhe Ramadani për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme.
Sot Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës për të luajtur ndeshjen ndaj Polonisë më 26 mars, ora 20:45.
Sport
KOSOVA NISI PËRGATITJET PËR NDESHJEN E PLAY OFF-it KUNDËR SLLOVAKISË
Në prag të gjysmëfinales së play off-t për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Sllovakisë në Bratislavë, përfaqësuesja e Kosovës në drejtimin e seleksionuesit Franko Foda ka nisur përgatitjet intensive
Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, duke e përqendruar të gjithë vëmendjen te përballja gjysmëfinale kundër Sllovakisë, pasi vetëm me fitore në këtë sfidë sigurohet finalja e madhe.
Seanca e parë stërvitore e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përfaqësuesja e Kosovës u paraqitë me intensitet të lartë dhe qasje profesionale, duke dëshmuar qartë vendosmërinë për këtë sfidë me peshë të madhe.
Në stërvitjen e parë, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 19 futbollistë, ndërsa 6 futbollistët që kishin ngarkesë më të madhe nga ndeshjet e fundjavës me klubet e tyre, punuan sipas një programi të diferencuar në palestër.
Meqenëse koha për t’u përgatitur për ndeshjen në Bratislavë është shumë e shkurtë, përzgjedhësi Foda dhe stafi teknik ka hyrë menjëherë në detaje të organizimit të lojës, me theks të veçantë në aspektin taktik, në funksion të përballjes së suksesshme kundër sllovakëve.
Ndesha gjysmëfinale e play off-t për kualifikim në Botërorin 2026 Sllovaki – Kosovë luhet të enjten me fillim në ora 20:45 në Bratislavë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

