Connect with us

Lajme nga vendi

Kapen 5 kg marihuanë në Shkup, arrestohet një 36-vjeçar

Published

on

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, më 27.01.2026, ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër N.A. (36) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe vënie në qarkullim e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Më 26.01.2026, në bulevardin “Ilinden” në Shkup, gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Audi”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.A., zyrtarët policorë kanë gjetur dy çanta udhëtimi që përmbanin marihuanë.
Sipas hetimeve, N.A. e kishte siguruar drogën me qëllim të shitjes së mëtejshme te persona në territorin e qytetit të Shkupit. Ai është privuar nga liria, ndërsa pas ekspertizës është konstatuar se sasia totale e marihuanës së gjetur ishte 4.999,2 gramë.

I dyshuari është nxjerrë para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë

Published

on

Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius.

Nesër moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Alarme për bomba në Tetovë: Sërish panik dhe evakuim në disa shkolla

Published

on

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me ankth për nxënësit dhe prindërit në Tetovë. Disa shkolla fillore dhe të mesme kanë pranuar sërish kërcënime për mjete shpërthyese përmes postës elektronike.

​Policia ka evakuuar menjëherë nxënësit dhe stafin, ndërsa ekipet antiterror po kontrollojnë objektet. Kjo situatë e përsëritur po shkakton revoltë të madhe te prindërit, të cilët shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre dhe ndërprerjen e vazhdueshme të mësimit.

​Deri më tani, të gjitha alarmet e mëparshme kanë rezultuar të rreme, por autorët mbeten ende të paidentifikuar, duke lënë qytetin në gjendje pasigurie.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Pjesa më e madhe ujit të pijshëm në Tetovë zhduket rrugës për në destinacionin e planifikuar

Published

on

Mbi 35 për qind e ujit për pije nga burimet e Sharrit, nuk arrin në destinacionin e duhur, përkatësisht humbet. Sipas autoriteteve humbjet ndodhin për shkak të keqpërdorimit të ujit në pjesën e poshtme të qytetit. Situata ka nxitur Ndërmarrjen komunale “Sharri”, që të kërkoj edhe studim fizibiliteti për zgjidhjen e problemit.

“Një pjesë e madhe e ujit bëhet sidomos në pjesët e lagjeve Drenoc e Dereboj ku bëhen vaditje të baçeve apo parqeve, që keqpërdorin ujin për këtë arsye. Nga ardhja ime unë kam insistuar madje edhe lavazhet mos e shfrytëzojnë ujin për pije për larje të veturave sepse paraqet keqpërdorim të madh të shfrytëzimit të ujit. Ka edhe shumë kyçje të egra që janë krijuar në lagjet e reja ku më shumë na humbet uji,” deklaroi Valon Zeqiri, Drejtor i NPK “Sharri”.

Si pasojë e kësaj humbjeje, komuna vendosi që amvisëritë të pajisen me orëmatës inteligjentë të ujit, me qëllim që të ketë kontroll mbi harxhimin dhe pagesën e ujit. Por kjo nismë hasi në reagime të shumta nga këshilltarët e opozitës, të cilët akuzuan për shitje apo privatizimi të ujësjellësit. Megjithatë kreu i komunës së Tetovës këmbëngul se nuk bëhet fjalë për shitje.

“Nga ekspertë të jashtëm del që mënyra më e mirë e zgjidhjes së këtij problemi është mundësia e partneritetit privat publik, që nuk nënkupton as shitjen e ujit as shitjen e menaxhimit me ujë të pijshëm, por kyçjen e partnerit privat për futjen e teknologjie të re dhe menaxhimin me gjithë sistemin që të marrim njohuri dhe ta zgjidhim këtë problem në mënyrë më të shpejtë dhe më të mirë,” tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës

Kasami thotë se miratimi i partneritetit publik-privat të ujësjellësit do varet nga këshilltarët dhe pëlqimi i tyre. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat