Connect with us

Sport

CHAMPIONS: SPEKTAKËL ME 61 GOLA NË NDESHJET E FUNDIT TË FAZËS SË LIGËS

Published

on

18  ndeshjet e  raundit të  fundit  në fazën e ligës  të[  UEFA  Liga e Kampionëve europiane  prodhuan 9  fitore  të  vendasve , 2 barazime  dhe 7  fitopre për ekipet  mysafire  duke  u  shënuar  61  gol. Benfika  eliminoi Real Madridin nga  tetshi i parë. Arsenal mbeti i  pari në renditje me 8   fitore dhe  24 pikë maksimale.

 Java e fundit e  fazës së ligës  në UEFA Liga e Kampioneve   në  18 ndeshjet e  zhvilluara   me  61  gol të  shënuar  dhuruan  spektakël ,  efikasitet dhe zhgënjime  për  disa  ekipe. Tetë skuadrat  që  kalojnë direkt  në fazën e  1/8  së  finales  janë Arsenali, Beyern  Munihu, Liverpuli, Tottenhem , Barcelona, Çellzi, Sportingu dhe  Njucastle .

Arsenali edhe  në  ndeshjen e  fundit të fazës së  ligës dëshmoi  se  ishte   skuadra  më e kompletuar  dhe  arriti  të  mbetet  në krye të renditjes  me  8  fitore dhe  24 pikë maksimale  . Në  ndeshjen e  fundit  Arsenal mundi  3-2  ekipin Kairat Almaty

ekipin maksimale dhe me  24 pikë Ndeshje  më spektakolare  u  zhvillua  në  Lisbonë mes  Benfikës  dhe  Realk  Madridit  e  cila  përfundoi  me  rezultatin  4-2 për  portugezët  të  cilët   siguruan    kualifikimin në  1/16  të   finales, ndërsa   Real Madridi  nga  pozita e tretë  mbeti në  pozitën e 9-të dhe  jashtë  tetë ekipeve  që kualifikohen  direkt  në fazën e eliminimit.  Goli vendimtar  për  portugezët   që i  siguroi kualifikim  në fazën e play off-it erdhi  në   sekondat e fundit  t[ë lojës  shtesë  dhe   çuditërisht  autor i  golit ishte  portieri vendas  Anatoliy Trubin

Skuadra  tjetër  spanjolle  Barcelona  me lojë  të shkëlqyeshme mundi  Kopenhagenin  4-1  dhe u pozicionua e pesta në renditje . Në  këtë  ndeshje  shkëlqeu   ylli i  Barcelonës Lamine Jamal.

Advertisement

Ndeshjet e para  të  ekipeve   që janë kualifikuar  nga vendi i  9-të  deri në vendin e  24  do të  luhen më 17dhe 18 shkurt  ndeshja e parë  dhe  24  dhe  25  shkurt ndeshjet  kthyese,.  Ekipet  fituese  do të  kualifikohen në  fazën e eliminimit  direkt .  Shorti  për  fazën e  eliminimit  direkt  do të  hidhet  më  27  shkurt  2026 , ndërsa  ndeshjet e para  pritet  të luhen më 1- dhe 11 mars , ndërsa  ato  kthyese më 17  dhe  18  mars. Ndeshjet  çerekfinale  luhen më   7 dhe 8 prill, ndeshjet  kthyese më  14 dhe 15 prill, ndërsa  gjysmëfinalet luhen  28 dhe  29  prill  ndeshjet e para, ndërsa kthyeset me 5 dhe 6 maj. Finalja  është caktuar  të zhvillohet më  30 maj në ‘’Puskas Arena’’ në Budapest të Hungarisë

Rezultatet  e raundit të tetë

 

Ajax – Olympiakos                           1 – 2

Advertisement

Arsenal  – Kairat Almaty         3 – 2

Ath. Bilbao  –  Sporting            2 – 3

Atletico M  – Bodo/Glimt        1 –  2

Barcelona – FC Copenhagen  4  – 1

Bayer Leve – Villarreal            3 – 0

Advertisement

Benfica  –  Real Madrid            4 – 2

Borussia Dortmund – Inter    0 – 2

Club Brugge – Marseille         3  – 0

Eintracht Fr – Tottenham     0 – 2

Liverpool  –  Qarabag              6 – 0

Advertisement

Manç City – Galatasaray         2 – 0

Monaco  – Juventus                   0 – 0

Napoli – Chelsea                       2 – 3

Pafos – Slavia Prag                    4 – 1

PSG – Newcastle                        1 – 1

Advertisement

PSV – Bayern                             1 – 2

Royale Union SG – Atalanta  1 – 0

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Sport

LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe  të dielën me  katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.

Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e  javës së 10-të të sezonit vjeshtor.

Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.

Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi,  AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.

Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes  KF Kamjani dhe KF Teteksi.

Advertisement

Aktualisht  dy skuadrat gjenden  në mesin e  tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.

Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet  Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Published

on

Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik  për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor  në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.

 Nga  data 6  deri 8-të  nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të  26-të me  radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku  pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të  Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë  si  dhe nikoqirit Turqisë.

 Drejtori  sportiv i  reprezentacionit  në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind  Huseini  për TV koha  tha se pas  sukseseve në kampionatin botërorë, pret  suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet  në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet  me 75 garues.

‘’Pas një  rezultati shumë të madh  në Kampionatin Botërorë  për  kadet, junior  dhe U-21 që u  zhvillua  në Bielsko-Biała , pa po  kthemi  një eventi tjetër  po ashtu  i madh  ku ekspedita e Maqedonisë, në fakt reprezentacioni i Maqedonisë  do të udhëtoj me 75 garues  në kategoritë  kadet, junior  dhe U-21 në kate  individuale dhe  ekipore.  Edhe  këtu presim  rezultate të  shkëlqyeshme  nga të gjithë garuesit që janë të përzgjedhur  janë  tepër mirë të përgatitur  presim  rezultate  të shkëlqyeshme.  Pos kësaj normal që na  pret edhe kampionati shtetërorë për  kadet, junior dhe  U-21,  ku  do të jetë edhe  përzgjedhës për kampionatin e ardhshëm Evropian që do të mbahet në Armeni  në vitin 2027. Është shumë i rëndësishëm ky kampionat shtetërorë për shkak se është edhe përzgjedhës,andaj koncentrimi ndoshta është më i madh se kur  ‘’  dekaroi ARLIND HUSEINI – Drejtor sportiv i reprezentacionit

 Ndër aktivitetet e rëndësishme  që  do të  mbahet gjatë këtij  viti  gjithsesi  se është  edhe  Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me  rastin e  Ditës së Flamurit  kombëtar 28 Nëntorit.

 ‘’Turneu  mbarëkombëtarë për  ditën e Flamurit  28 Nëntorit,  do të zhvillohet  përsëri në Tiranë me  datën  28  dhe  29  nëntor, ku edhe ku  edhe vendet  pjesëmarrëse  në fakt klubet shqiptare do të marrin  pjesë  nga  i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva  normal edhe  klubet  nga Maqedonia ‘’  tha  Arlind  Huseini

Advertisement

Nga këto aktivitete  të reprezentacionit të karatesë  krahas pjesëmarrjes  dhe  padyshim edhe sukseseve,  pritet edhe mbajtja në kontinuitet  e  formës së garuesve  për  garat e  ardhshme ndërkombëtare  që  do të mbahen  edhe në vitin 2027.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA 
Continue Reading

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat