Connect with us

Sport

Komisioni i Verifikimit zyrtarizon delegatët dhe kandidaturat për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF 2026

Published

on

Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, zhvilloi sot mbledhjen e radhës me fokus verifikimin e propozimeve dhe kritereve ligjore për kandidatët për postin e Presidentit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe verifikimin e delegatëve të propozuar nga anëtarët e federatës.

Mbledhja u mbajt pas përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të kandidaturave. Gjatë shqyrtimit, Komisioni analizoi me kujdes çdo propozim të paraqitur nga anëtarët e Asamblesë, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve statutore, integritetin personal dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore të procesit zgjedhor.

Në përfundim të procesit të verifikimit, Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë dhe plotësojnë kriteret për të qenë zyrtarisht pjesë e garës.

Kandidatët sipas renditjes alfabetike janë:

  1. Abdyl Kuriu
  2. Anila Basha
  3. Arben Dervishaj
  4. Armando Cungu
  5. Blendi Fevziu
  6. Edmond Hasanbelli
  7. Envi Hicka
  8. Erind Resuli
  9. Ervin Canollari
  10. Geri Çipi
  11. Gjergji Petro
  12. Lutfi Nuriu
  13. Pano Xhixho

 

Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës.

Gjithashtu, Komisioni zyrtarizoi listën e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së për Asamblenë e datës 16.02.2026, në përputhje me numrin e delegatëve të përcaktuar në Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025.

Advertisement

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.

Sport

VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF

Published

on

UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it  ku do  të  mësohet edhe  kampioni  i ri  për sezonin 2025/2026. Shkëndija e  Tetovës me 10  fitore radhazi përfundon fazën e  play out.

 Me ndeshjet e xhiros  së  10-të  në fazën e  play off-it dhe play out përfundoi  pjesa e rregullta e kampionatit  në Ligën e parë të volejbollit  në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do  të diskutojnë  titullin e kampionit  për  sezonin 2025/2026. 

Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki  janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për  titullin kampion.  Çka të thuhet  për ekipin Universiteti i Tetovës  e cila  në  fazën e play off-it  në 10-të ndeshje ka  pësuar  po  aq  disfata.

 Nga ana  tjetër  në fazë  e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes  ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të  ndikon në  renditjen përfundimtare.  Shkëndija e Tetovës  me 10  fitore  të njëpasnjëshme renditet  e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.

Continue Reading

Sport

KOMBËTARJA ZHVILLON PËRGATITJET PËR SFIDËN ME  POLONINË

Published

on

Kombëtarja Shqiptare në drejtimin e  teknikut Sylvinjo, po zhvillon përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes gjysmëfinale të play off-it kundër Polonisë për kualifikim në Botërorin 2026, e futbollit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë

 Kombëtarja shqiptare në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play off për Botërorin 2026 ndaj Polonisë ka  nisur me  përgatitje intensive. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku fokusi ishte palestra, ushtrime fizike dhe skema taktike në fushë.

Në fushë zbritën 23 lojtarë, ndërkohë që Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani do t’i bashkohen skuadrës sot, Uzuni dhe Gripshi për shkak të udhëtimit dhe Ramadani për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme.

Sot Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës për të luajtur ndeshjen ndaj Polonisë më 26 mars, ora 20:45.

Continue Reading

Sport

KOSOVA NISI PËRGATITJET PËR NDESHJEN E PLAY OFF-it KUNDËR SLLOVAKISË

Published

on

Në  prag të gjysmëfinales së play off-t për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Sllovakisë në Bratislavë, përfaqësuesja e Kosovës në drejtimin e seleksionuesit Franko Foda ka nisur përgatitjet  intensive

 Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, duke e përqendruar të gjithë vëmendjen te përballja gjysmëfinale kundër Sllovakisë, pasi vetëm me fitore në këtë sfidë sigurohet finalja e madhe.

Seanca e parë stërvitore  e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përfaqësuesja e Kosovës u paraqitë me intensitet të lartë dhe qasje profesionale, duke dëshmuar qartë vendosmërinë për këtë sfidë me peshë të madhe.

Në stërvitjen e parë, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 19 futbollistë, ndërsa 6 futbollistët që kishin ngarkesë më të madhe nga ndeshjet e fundjavës me klubet e tyre, punuan sipas një programi të diferencuar në palestër.

Meqenëse koha për t’u përgatitur për ndeshjen në Bratislavë është shumë e shkurtë, përzgjedhësi Foda dhe stafi teknik ka hyrë menjëherë në detaje të organizimit të lojës, me theks të veçantë në aspektin taktik, në funksion të përballjes së suksesshme kundër sllovakëve.

Advertisement

Ndesha gjysmëfinale e play off-t  për  kualifikim në Botërorin 2026  Sllovaki – Kosovë luhet të enjten me  fillim në ora 20:45  në Bratislavë.

Continue Reading

Më të lexuarat