Lajme nga vendi
Moti sot do të jetë me vranësira me erëra të lehta deri në mesatare
Moti sot do të jetë me vranësira me erëra të lehta deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Në pjesët juglindore do të ketë reshje të shiut (mbi 20 l/m²), ndërsa në viset më të larta në pjesët veriperëndimore reshje të borës.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do jetë kryesisht me vranësira me kushte të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bie në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.
Siç njoftoi DPHM, deri të shtunën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme që do të jenë më të dendura. Gjatë natës në pjesët juglindore do të bie mbi 20 l/m², ndërsa të premten do të ketë reshje më intensive në pjesët ekstreme perëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar.
Nga e diela do të ketë një valë të të ftohtit ku priten reshje bore në male dhe në disa nga vendet më të larta.
Lajme nga vendi
Shasivari: Ministri Filkov gënjen, provimi i jurisprudencës shqip është e drejtë kushtetuese
SHKUP – Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Prof. Dr. Jeton Shasivari, ka reaguar ashpër ndaj refuzimit të Ministrisë së Drejtësisë për të lejuar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një opinion publik dhënë agjencisë së lajmeve INA, Shasivari e ka cilësuar përgjigjen e ministrit Igor Filkov si “njohje të cekët të materies” dhe “rrenë me bisht” pretendimin se ligji nuk e lejon përdorimin e gjuhës shqipe.
Ligji nuk e ndalon, Ministri e bllokon me Rregullore
Sipas Prof. Shasivarit, as Ligji i vitit 2019 dhe as Rregullorja aktuale nuk e përcaktojnë gjuhën maqedonase si të vetmen mënyrë për dhënien e provimit. Përkundrazi, ai sqaron se:
• Kompetenca është e Ministrit: Neni 14 i ligjit e ngarkon ministrin që të përcaktojë mënyrën e dhënies së provimit përmes rregulloreve.
• Certifikatat janë dygjuhëshe: Rregullorja e vitit 2020 parashikon që certifikata e provimit të hartohet edhe në gjuhën shqipe për kandidatët shqiptarë.
“Është rrenë me bisht pohimi i Ministrit Filkov se ligji nuk përmban dispozita për gjuhë tjetër, kur në fakt as ligji e as rregullorja nuk e përmendin fare gjuhën maqedonase si kusht për mënyrën e mbajtjes së provimit,” shprehet Shasivari.
Gabimi i qëllimit të provimit
Shasivari argumenton se qëllimi i jurisprudencës është testimi i njohurive profesionale juridike dhe jo i shkathtësive gjuhësore të maqedonishtes, siç pretendon Ministria. Ai shton se njohja e gjuhës dëshmohet me certifikata të tjera dhe nuk mund të shërbejë si barrierë për testimin profesional.
Krahasimi me rajonin dhe botën
Duke goditur “murin ndaj gjuhës shqipe”, profesori sjell shembuj ndërkombëtarë ku provimet e shtetit jepen në shumë gjuhë:
• Kosova: Shqip dhe serbisht.
• Zvicra & Belgjika: Në tri gjuhë zyrtare.
• Kanadaja: Anglisht dhe frëngjisht.
• Izraeli: Hebraisht dhe arabisht.
“Ministri humbi mundësinë për barazi”
Shasivari vë në dukje se ministrat e tjerë të kësaj qeverie, si ai i Brendshëm dhe i Shëndetësisë, kanë bërë hapa kolosalë për dygjuhësinë në gjobat e trafikut dhe provimet administrative. Ai paralajmëron se refuzimi arbitrar i Filkovit do të mbetet gjatë në kujtesën e 385 studentëve shqiptarë, të cilëve u është mohuar një e drejtë që ka ekzistuar pjesërisht edhe në ligjet e vitit 1976.
“Shumë shpejt do të vijë dita kur procedurat gjyqësore do të udhëhiqen edhe në gjuhën shqipe në Tetovë, Shkup e Gostivar, e mbase nga vetë këta studentë që sot po privon ministri,” përfundon Shasivari.
Shkrimin e plotë lexone në këtë link: https://ina-online.net/kur-drejtesia-flet-vetem-ne-nje-gjuhe/
Lajme nga vendi
NISMA: PETICION – TË NDALEN RRJETET SOCIALE PËR FËMIJTË!
Nisma qytetare “Iniciativa për fëmijëri të sigurtë” ka publikuar një peticion ku kërkohet ndalesa e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijë deri 12 vjec dhe rregullimin e qasjes për të miturit deri në 16 vjec në Maqdoninë e Veriut.
Nga kjo nismë thonë se janë një grup I prindërve të shqetësuar, mësimdhënës, ekspertë dhe qytetarë që duan të nxisin ndryshime ligjore për të mbrojtur sigurinë digjitale, shëndetin mendor dhe privatësinë e të miturve.
INICIATIVA PËR FËMIJËRI TË SIGURTË
-Të ndalohet përdorimi i rrjteve sociale për fëmijtë deri në 12 vjeç dhe rregullimin për fëmijtë deri 16 vjeç gjatë regjistrimit përmes verifikimit domosdoshëm.
-Mediat sociale dhe platformat të sigurojnë mekanizma teknike dhe huridike për pëlqim prindëror.
-Kufizimin e targetimit algoritmik dhe rekomandimit automatik për përmbajtje kreative për profilet që identifikohen si të fëmijëve;
-Program kombëtar për arsimim digjiatl dhe mbështetje për shëndetin mendort të fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Nga kjo nismë thonë se dëmi tashmë po ndodh para syve tanë, duke përmendur efektet negative sikurse shëndeti i cënuar mendor, dhunë online, vetëlëndime, “sfida” të rrezikshme, koncentrim të ulët e të ngjashme.
Nisma rikujton se disa vende sikurse Australia, Franca, Spanja, Suedia, Sllovenia e të tjera kanë bërë tashmë hapin e parë duke ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijtë dhe rregullimin e të njëjtëve për adoleshentët.
Lajme nga vendi
Lëndohen dy të mitur pasi kanë rënë nga trotineti elektrik dergohen në Qendrën Emergjente në Gostivar
Më 04.02.2026 rreth orës 16:30, nga Qendra Emergjente në Gostivar është denoncuar se tek ata janë sjellë dy të mitur me lëndime. Pas masave të ndërmarra, është vërtetuar se të miturit i kanë marrë lëndimet pasi kanë rënë nga një trotinat elektrik, me të cilin po lëviznin përgjatë kejit të lumit Mazdraça. Njëri i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tjetri lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.

