Connect with us

Lajme nga vendi

Orë letrare “Nën ritmin e vargut rinorë”

Published

on

“Nën ritmin e vargut rinorë”, oraletrarenëkuadërtëKarvanit Poetik-Krijuesit letrar 2026, tuboi krijuesit e rinj në ambientet e Gjimnazit të Tetovës në një aktivitet kulturor që u realizua me sukses me një pjesëmarrje  gjerë  publikut dhe mbështetje  konsiderueshme nga dashamirë të letërsisë dhe artit.

Fjalë përshëndetëse, në emër të udhëheqësisë së Gjimnazit, mbajti pedagogu Astrit Abdullahi, i cili theksoi rëndësinë e nxitjes së krijimtarisë artistike tek të rinjtë dhe rolin e institucioneve arsimore në formimin e tyre kulturor dhe intelektual. Më pas, me një fjalim frymëzues u paraqit Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” Sadije Aliti, e cila vuri në pah fuqinë e fjalës së shkruar si mjet shprehjeje dhe vetëdijesimi, motivimi dhe përkrahje të penave të reja në qytet e më gjërë.

Aktiviteteti vijoi me vargje poetike të orës letrare, ku të rinjtë patën mundësinë të lexojnë poezitë e tyre, duke shpalosur mendime, ndjenja dhe përvoja personale përmes krijimtarisë letrare. Interpretimet u pritën me interes të veçantë nga publiku, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe inkurajuese për autorët e rinj.

Në pjesën e dytë të orës letrare, mundësia për të lexuar krijimet e tyre iu dha edhe të pranishmëve të tjerë, përfshirë mysafirë dhe anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, të cilët kontribuan me poezi dhe reflektime të tyre, duke e pasuruar më tej programin dhe duke krijuar një bashkëndarje të vlefshme përvoje mes brezave të krijuesve.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte krijimi i një hapësire ku të rinjtë të ndihen të lirë të shprehen, të guxojnë të prezantojnë krijimtarinë e tyre dhe të besojnë në vlerën e zërit të tyre artistik. Në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe guximin e treguar, të gjithë të rinjtë pjesëmarrës u shpërblyen me mirënjohje.

Advertisement

Gjatë aktivitetit, programi u pasurua edhe me një pikë muzikore, e interpretuar nga Donjeta Rexhepi, e cila i dha ngjarjes një dimension të veçantë artistik dhe kontribuoi në krijimin e një harmonie të bukur mes fjalës së shkruar dhe muzikës. Ky aktivitet u moderua nga Merita Isaki dhe Emira Ibishi.

Kjo orë letrare dëshmoi se arti dhe letërsia mbeten mjete të fuqishme për komunikim, reflektim dhe zhvillim personal, si dhe se të rinjtë, kur mbështeten dhe inkurajohen, janë të gatshëm të shpalosin potencialin e tyre në mënyrë dinjitoze dhe frymëzuese.

Lajme nga vendi

Shasivari: Ministri Filkov gënjen, provimi i jurisprudencës shqip është e drejtë kushtetuese

Published

on

SHKUP – Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Prof. Dr. Jeton Shasivari, ka reaguar ashpër ndaj refuzimit të Ministrisë së Drejtësisë për të lejuar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një opinion publik dhënë agjencisë së lajmeve INA, Shasivari e ka cilësuar përgjigjen e ministrit Igor Filkov si “njohje të cekët të materies” dhe “rrenë me bisht” pretendimin se ligji nuk e lejon përdorimin e gjuhës shqipe.
Ligji nuk e ndalon, Ministri e bllokon me Rregullore
Sipas Prof. Shasivarit, as Ligji i vitit 2019 dhe as Rregullorja aktuale nuk e përcaktojnë gjuhën maqedonase si të vetmen mënyrë për dhënien e provimit. Përkundrazi, ai sqaron se:
• Kompetenca është e Ministrit: Neni 14 i ligjit e ngarkon ministrin që të përcaktojë mënyrën e dhënies së provimit përmes rregulloreve.
• Certifikatat janë dygjuhëshe: Rregullorja e vitit 2020 parashikon që certifikata e provimit të hartohet edhe në gjuhën shqipe për kandidatët shqiptarë.
“Është rrenë me bisht pohimi i Ministrit Filkov se ligji nuk përmban dispozita për gjuhë tjetër, kur në fakt as ligji e as rregullorja nuk e përmendin fare gjuhën maqedonase si kusht për mënyrën e mbajtjes së provimit,” shprehet Shasivari.
Gabimi i qëllimit të provimit
Shasivari argumenton se qëllimi i jurisprudencës është testimi i njohurive profesionale juridike dhe jo i shkathtësive gjuhësore të maqedonishtes, siç pretendon Ministria. Ai shton se njohja e gjuhës dëshmohet me certifikata të tjera dhe nuk mund të shërbejë si barrierë për testimin profesional.
Krahasimi me rajonin dhe botën
Duke goditur “murin ndaj gjuhës shqipe”, profesori sjell shembuj ndërkombëtarë ku provimet e shtetit jepen në shumë gjuhë:
• Kosova: Shqip dhe serbisht.
• Zvicra & Belgjika: Në tri gjuhë zyrtare.
• Kanadaja: Anglisht dhe frëngjisht.
• Izraeli: Hebraisht dhe arabisht.
“Ministri humbi mundësinë për barazi”
Shasivari vë në dukje se ministrat e tjerë të kësaj qeverie, si ai i Brendshëm dhe i Shëndetësisë, kanë bërë hapa kolosalë për dygjuhësinë në gjobat e trafikut dhe provimet administrative. Ai paralajmëron se refuzimi arbitrar i Filkovit do të mbetet gjatë në kujtesën e 385 studentëve shqiptarë, të cilëve u është mohuar një e drejtë që ka ekzistuar pjesërisht edhe në ligjet e vitit 1976.
“Shumë shpejt do të vijë dita kur procedurat gjyqësore do të udhëhiqen edhe në gjuhën shqipe në Tetovë, Shkup e Gostivar, e mbase nga vetë këta studentë që sot po privon ministri,” përfundon Shasivari.

Shkrimin e plotë lexone në këtë link: https://ina-online.net/kur-drejtesia-flet-vetem-ne-nje-gjuhe/

Continue Reading

Lajme nga vendi

NISMA: PETICION – TË NDALEN RRJETET SOCIALE PËR FËMIJTË!

Published

on

Nisma qytetare “Iniciativa për fëmijëri të sigurtë” ka publikuar një peticion ku kërkohet ndalesa e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijë deri 12 vjec dhe rregullimin e qasjes për të miturit deri në 16 vjec në Maqdoninë e Veriut.

Nga kjo nismë thonë se janë një grup I prindërve të shqetësuar, mësimdhënës, ekspertë dhe qytetarë që duan të nxisin ndryshime ligjore për të mbrojtur sigurinë digjitale, shëndetin mendor dhe privatësinë e të miturve.

INICIATIVA PËR FËMIJËRI TË SIGURTË

-Të ndalohet përdorimi i rrjteve sociale për fëmijtë deri në 12 vjeç dhe rregullimin për fëmijtë deri 16 vjeç gjatë regjistrimit përmes verifikimit domosdoshëm.

-Mediat sociale dhe platformat të sigurojnë mekanizma teknike dhe huridike për pëlqim prindëror.

Advertisement

-Kufizimin e targetimit algoritmik dhe rekomandimit automatik për përmbajtje kreative për profilet që identifikohen si të fëmijëve;

-Program kombëtar për arsimim digjiatl dhe mbështetje për shëndetin mendort të fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Nga kjo nismë thonë se dëmi tashmë po ndodh para syve tanë, duke përmendur efektet negative sikurse shëndeti i cënuar mendor, dhunë online, vetëlëndime, “sfida” të rrezikshme, koncentrim të ulët e të ngjashme.

Nisma rikujton se disa vende sikurse Australia, Franca, Spanja, Suedia, Sllovenia e të tjera kanë bërë tashmë hapin e parë duke ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijtë dhe rregullimin e të njëjtëve për adoleshentët.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Lëndohen dy të mitur pasi kanë rënë nga trotineti elektrik dergohen në Qendrën Emergjente në Gostivar

Published

on

Më 04.02.2026 rreth orës 16:30, nga Qendra Emergjente në Gostivar është denoncuar se tek ata janë sjellë dy të mitur me lëndime. Pas masave të ndërmarra, është vërtetuar se të miturit i kanë marrë lëndimet pasi kanë rënë nga një trotinat elektrik, me të cilin po lëviznin përgjatë kejit të lumit Mazdraça. Njëri i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tjetri lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.

Continue Reading

Më të lexuarat