Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, në viset më të larta reshje të shiut dhe dëborës. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.

Lajme nga vendi

Raporti i ekspertëve sllovenë: Mungesë dokumentacioni dhe terapi jo e duhur në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Me analizën e raportit të ekspertëve sllovenë, vazhdoi seanca dëgjimore në rastin e Onkologjisë, në të cilën ish-drejtori i Onkologjisë, Nino Vasev, së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve.

Sipas ekspertëve, nuk është mbajtur asnjë dokumentacion për pacientët onkologjikë dhe nuk është dhënë asnjë terapi e përshtatshme ose është dhënë terapi e kombinuar që bie ndesh me protokollet e trajtimit të kancerit. Gjyqi analizoi rastet e pacientëve që prokuroria beson se janë trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme. Gjykimi për onkologjinë do të vazhdojë në ditët në vijim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Elita Zylbeari Masha bëhet Doktore e Shkencave të Mjekësisë,shqiptarja e parë që doktoron në fushën e Dermatovenerologjisë dhe Imunologjisë

Published

on

Bota akademike dhe shkencore shqiptare në Maqedoninë e Veriut është pasuruar me një arritje të jashtëzakonshme. Elita Zylbeari Masha ka mbrojtur me sukses gradën shkencore Doktor i Shkencave të Mjekësisë pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, duke shënuar një moment historik si shqiptarja e parë që doktoron në fushën e specifikuar të Dermatovenerologjisë dhe Imunologjisë.

​Dr. Elita Z. Masha vjen si një figurë e dëshmuar dhe poliedrike në jetën publike. Përveç suksesit të saj në fushën e mjekësisë, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si sipërmarrëse dhe njihet si një aktiviste e zëshme shoqërore, me fokus të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe avancimin e rolit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përvoja e saj e gjatë në arsimin parauniversitar pritet të jetë një vlerë e shtuar për botën akademike, ku kontributi i saj shkencor do të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e rinj.

​Në mesazhin e saj pas këtij suksesi, Dr. Elita ia ka dedikuar këtë kërkim shkencor fëmijëve të saj, prindërve dhe të gjithë mendjendriturve që i kanë shërbyer si burim frymëzimi në këtë rrugëtim të gjatë dhe sfidues.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KSHZ unanimisht miratoi gjashtë vendime në mbledhjen e parë

Published

on

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot e mbajtën mbledhjen e parë, në të cilën shqyrtuan dhe në mënyrë unanime miratuan gjashtë pika nga rendi i ditës.

Unanimisht u miratuan vendimet për përcaktimin e pagesës së kompensimit të personave të angazhuar, si trupa ndihmës në departamentet rajonale të KSHZ-së, pastaj vendimi për miratimin e Raportit për kryerjen e Regjistrimit të inventarit dhe materialit tjetër për vitin 2025, si dhe vendimi për angazhimin e personave në grupin e punë për infrastrukturën e serverit dhe të rrjetit, mbajtjen e bazës së të dhënave dhe përpunimin e listës zgjedhore dhe përcaktimin e kompensimit për personat e angazhuar.

Në kuadër të pikës së pestë të rendit të ditës u miratua edhe Konkluzioni për pranimin e raportimit në Entin Shtetëror të Revizionit (ESHR). Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, ka informuar se pas draft-raportit të dorëzuar nga ESHR, të marrë më 12 janar të vitit 2026, Komisioni paraqet njoftim me pikëpamjet e tij në raportin e parë për revizionin e kryer të raporteve financiare për vitin 2024.

Dhe ky njoftim i KSHZ-së në Entin Shtetëror të Revizionit u miratua unanimisht nga ana e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Continue Reading

Më të lexuarat