Lajme nga vendi
Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit
Temperaturë më e ulët e mëngjesit prej -2 gradë është matur në Kodrën e Diellit, ku ka edhe më së shumti borë 63 centimetra, informuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Përveç në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole, gjithkund në vend temperaturat janë mbi zero.
Sipas sinoptikëve, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore më të larta në veriperëndim do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12 gradë Celsius.
Lajme nga vendi
RRETH 35% E POPULLSISË VUAN NGA OBEZITETI!
Obeziteti paraqet një problem serioz shëndetësor dhe ka një trend shqetësues në botë por edhe në vendin tonë, që prek edhe fëmijtë dhe adoleshentët, kanë paralajmëruar autoritetet shëndetësore. Ky trend shqetësues, që prek veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët, ishte në fokus të një simpoziumi profesional.
Obeziteti po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga problemet më serioze shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, me rreth 30 deri 35% të popullsisë të prekur nga kjo gjendje kronike.
Autoritetet paralajmërojnë se bëhet fjalë për një sëmundje të lidhur me mbi 200 komorbiditete, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin e tipit 2, ndërsa shqetësues mbetet edhe trendi në rritje te fëmijët dhe të rinjtë.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se sistemi po përpiqet të përgjigjet përmes hapjes së qendrave për trajtim, përfshirë edhe qendrën e re në Ohër, si dhe përmes forcimit të edukimit dhe parandalimit.
Ekspertët nënvizojnë se përballja me këtë problem në rritje kërkon një qasje të koordinuar – nga institucionet, sistemi shëndetësor dhe sektori civil, deri te rritja e vetëdijes së qytetarëve për mënyra të shëndetshme jetese.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi rëndësinë e funksionimit të qendrave për trajtimin e obezitetit në Klinikën e Endokrinologjisë dhe në Spitalin “8 Shtatori”, ndërsa bëri të ditur se këtë javë në spitalin e Ohrit është hapur qendra e parë për menaxhimin e obezitetit në rajonin jugperëndimor.
Lajme nga vendi
Nëna dërgon vajzën 14-vjeçare për kontroll, mjekët konfirmojnë shtatzëninë e avancuar!
Një ngjarje tronditëse është denoncuar në SPB Shkup gjatë orëve të para të ditës së sotme (28.03.2026). Një nënë 31-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se vajza e saj e mitur, vetëm 14 vjeç, është në gjendje të avancuar shtatzënie.
Sipas raportit policor, nëna e ka dërguar vajzën për kontroll në Klinikën Gjinekologjike (GAK) pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, pasi kishte krijuar dyshime mbi gjendjen e saj. Pas kontrollit mjekësor, është konfirmuar zyrtarisht se e mitura është shtatzënë.
E mitura ka rrëfyer më pas para nënës së saj se gjatë verës së vitit 2025, kishte kryer marrëdhënie seksuale vullnetare me një të mitur tjetër, me të cilin ishte në lidhje në atë kohë.
Policia njofton se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe trajtimin e duhur të situatës sipas ligjeve në fuqi për të miturit.(INA)
Lajme nga vendi
Prokuroria: Vrasja e të moshuarit u bë për pasuri, 53-vjeçari nga Bërvenica e mbyti viktimën që të mos i shkëpuste kontratën e trashëgimisë
Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka hapur zyrtarisht hetimet për vrasje nga interesi kundër 53-vjeçarit Zh.G. nga fshati Bërvenicë i Tetovës, duke zbardhur një skenar rrëqethës ku vrasja ka ndodhur për të parandaluar të ndjerin Klime Mitreski (76 vjeç) që të anulonte kontratën për mirëmbajtje të përjetshme.
Kjo kontratë, e nënshkruar te noteri në shkurt të vitit 2025, parashikante që pas vdekjes së të moshuarit, i dyshuari nga Bërvenica do të trashëgonte një pasuri të madhe të paluajtshme, por viktima kishte nisur procedurat për ta shkëputur këtë marrëveshje.
Sipas organit të akuzës, më 25 mars 2026, pas një debati të ashpër për këtë vendim, i dyshuari e ka sulmuar të moshuarin nga mbrapa, e ka rrëzuar në dysheme dhe pasi e ka goditur disa herë me grushte në kokë, i ka bllokuar gojën dhe hundën me dorë duke i shkaktuar vdekjen përmes asfiksimit. I dyshuari nuk ka qenë në dijeni se veprimet e tij makabre janë regjistruar plotësisht nga kamerat e sigurisë brenda shtëpisë së viktimës, prova këto që së bashku me pamjet e tjera të lëvizjeve të tij deri në Bërvenicë, kanë çuar në arrestimin e tij të menjëhershëm.
Për këtë vepër penale parashikohet dënimi me së paku 10 vite burg ose burgim të përjetshëm, andaj Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak të rrezikut të lartë të arratisë dhe ndikimit mbi dëshmitarët.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni2 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

