Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Kontrolle për kanabisin mjekësor, përgjegjësi për shkelësit

Published

on

Koalicioni VLEN e mbështet fuqishëm vendimin për kontrolle të jashtëzakonshme ndaj të gjitha kompanive që posedojnë leje për kultivim dhe prodhim të kanabisit për qëllime mjekësore. Sipas koalicionit VLEN kanabisi mjekësor është çështje serioze dhe e rregulluar me ligj, por nuk do të lejohet që pas “etiketës mjekësore” të fshihet prodhim i paligjshëm industrial dhe rrjedhje në tregun e zi, brenda dhe jashtë vendit.

“Afati prej 45 ditëve që institucionet të dorëzojnë raport është për tu përshëndetur dhe është dëshmi se kontrollet këtë herë po merren seriozisht, me afat dhe me përgjegjësi. Alarmuese është që pas kaq shumë vitesh, Komisioni ndërinstitucional për luftën kundër prodhimit dhe tregtisë së paligjshme të drogës po vihet realisht në funksion. Ky mekanizëm duhej të ishte aktiv çdo ditë, jo të ekzistonte vetëm në letër. Që nga viti 2017 ai ka qenë praktikisht i padukshëm dhe pa rezultate, gjë që nuk është befasi kur dihet se në atë periudhë institucionet udhëhiqeshin nga BDI–LSDM. VLEN pret që këto kontrolle të nxjerrin në pah kush ka keqpërdorur me licencat, kush ka manipuluar me standardet dhe kush ka përfituar në kurriz të qytetarëve, duke e kthyer një sektor të rregulluar me ligj në burim abuzimi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga VLEN.

Lajme nga vendi

Raporti i ekspertëve sllovenë: Mungesë dokumentacioni dhe terapi jo e duhur në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Me analizën e raportit të ekspertëve sllovenë, vazhdoi seanca dëgjimore në rastin e Onkologjisë, në të cilën ish-drejtori i Onkologjisë, Nino Vasev, së bashku me dy onkologë të tjerë, akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve.

Sipas ekspertëve, nuk është mbajtur asnjë dokumentacion për pacientët onkologjikë dhe nuk është dhënë asnjë terapi e përshtatshme ose është dhënë terapi e kombinuar që bie ndesh me protokollet e trajtimit të kancerit. Gjyqi analizoi rastet e pacientëve që prokuroria beson se janë trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme. Gjykimi për onkologjinë do të vazhdojë në ditët në vijim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Elita Zylbeari Masha bëhet Doktore e Shkencave të Mjekësisë,shqiptarja e parë që doktoron në fushën e Dermatovenerologjisë dhe Imunologjisë

Published

on

Bota akademike dhe shkencore shqiptare në Maqedoninë e Veriut është pasuruar me një arritje të jashtëzakonshme. Elita Zylbeari Masha ka mbrojtur me sukses gradën shkencore Doktor i Shkencave të Mjekësisë pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, duke shënuar një moment historik si shqiptarja e parë që doktoron në fushën e specifikuar të Dermatovenerologjisë dhe Imunologjisë.

​Dr. Elita Z. Masha vjen si një figurë e dëshmuar dhe poliedrike në jetën publike. Përveç suksesit të saj në fushën e mjekësisë, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si sipërmarrëse dhe njihet si një aktiviste e zëshme shoqërore, me fokus të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe avancimin e rolit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përvoja e saj e gjatë në arsimin parauniversitar pritet të jetë një vlerë e shtuar për botën akademike, ku kontributi i saj shkencor do të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e rinj.

​Në mesazhin e saj pas këtij suksesi, Dr. Elita ia ka dedikuar këtë kërkim shkencor fëmijëve të saj, prindërve dhe të gjithë mendjendriturve që i kanë shërbyer si burim frymëzimi në këtë rrugëtim të gjatë dhe sfidues.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KSHZ unanimisht miratoi gjashtë vendime në mbledhjen e parë

Published

on

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot e mbajtën mbledhjen e parë, në të cilën shqyrtuan dhe në mënyrë unanime miratuan gjashtë pika nga rendi i ditës.

Unanimisht u miratuan vendimet për përcaktimin e pagesës së kompensimit të personave të angazhuar, si trupa ndihmës në departamentet rajonale të KSHZ-së, pastaj vendimi për miratimin e Raportit për kryerjen e Regjistrimit të inventarit dhe materialit tjetër për vitin 2025, si dhe vendimi për angazhimin e personave në grupin e punë për infrastrukturën e serverit dhe të rrjetit, mbajtjen e bazës së të dhënave dhe përpunimin e listës zgjedhore dhe përcaktimin e kompensimit për personat e angazhuar.

Në kuadër të pikës së pestë të rendit të ditës u miratua edhe Konkluzioni për pranimin e raportimit në Entin Shtetëror të Revizionit (ESHR). Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, ka informuar se pas draft-raportit të dorëzuar nga ESHR, të marrë më 12 janar të vitit 2026, Komisioni paraqet njoftim me pikëpamjet e tij në raportin e parë për revizionin e kryer të raporteve financiare për vitin 2024.

Dhe ky njoftim i KSHZ-së në Entin Shtetëror të Revizionit u miratua unanimisht nga ana e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Continue Reading

Më të lexuarat