Connect with us

Lajme nga vendi

Tërhiqen mbi 20 mijë denarë nga llogaria bankare e një 23-vjeçari në Gostivar përmes transaksioneve të paautorizuara

Published

on

Më 11.02.2026, rreth orës 10:30, në DPB Gostivar, 23-vjeçari S.B. nga Gostivari ka paraqitur kallëzim se nga llogaria e tij bankare janë realizuar katër transaksione të paautorizuara. Sipas tij, përmes pagesave online janë tërhequr gjithsej 20.736 denarë, pa dijeninë dhe pëlqimin e tij.

“Më 11.02.2026, në orën 10:30, në DPB Gostivar, personi S.B.(23) nga Gostivari ka denoncuar gjithsej 20.736 denarë për pagesa përmes internetit, të cilat ai nuk i ka kryer. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme nga vendi

​Fillon gjyqi ndaj Stojançe Jovanovskit për vdekjen tragjike të nënës dhe fëmijës

Published

on

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot nis procesi gjyqësor kundër Stojançe Jovanovskit, i cili akuzohet për disa vepra penale lidhur me ngjarjen tragjike të 2 marsit, kur bashkëshortja e tij, Ivana Jovanovska, së bashku me vajzën e tyre 6-vjeçare, i dhanë fund jetës.

​Gjykimi do të udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, i njohur për opinionin për trajtimin e lëndëve të profilit të lartë.

​Sipas Prokurorisë, i akuzuari ngarkohet për lëndim trupor të kryer si vepër e vazhdueshme në kuadër të dhunës në familje, rrezikim të sigurisë, si dhe për shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje.

​Nga dëshmitë e mbledhura rezulton se në periudhën nga viti 2019 e deri në ditën e ngjarjes tragjike, Jovanovski ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci. Ajo, si dhe dëshmitarë të tjerë, në disa raste i kishin denoncuar incidentet në institucionet kompetente.
​Prokuroria thekson se dhuna është intensifikuar gjatë viteve 2025 dhe 2026.

Në ditën e tragjedisë, i akuzuari fillimisht e kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht atë pranë vendit të saj të punës, e më pas ka vazhduar me kërcënime për jetën edhe gjatë rrugës me makinë drejt gjykatës.
​Në afërsi të gjykatës, ai e ka sulmuar sërish duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Më vonë, pasi morën vajzën e tyre nga shkolla, u drejtuan për në shtëpi. Ndërsa i akuzuari mbeti para ndërtesës, gruaja u mbyll në banesë bashkë me fëmijën.
​Sipas aktakuzës, në gjendje të rëndë shqetësimi psikik, frike dhe ndjenje pashpresëshmërie, ajo u hodh nga ballkoni i banesës në katin e gjashtë së bashku me vajzën e saj.
​Ky rast ka shkaktuar reagime të forta në opinion dhe ka hapur pikëpyetje të mëdha mbi mbrojtjen institucionale të viktimave të dhunës në familje.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kodra e Diellit me temperatura nën zero dhe me 59 cm borë! Parashikimi i motit: Freskët në mëngjes, më ngrohtë gjatë ditës

Published

on

Sot në mëngjes temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kodër të Diellit me -3°C, ndërsa temperatura maksimale prej 9°C është matur në Gjevgjeli, njofton DPHM. Në Kodër të Diellit shtresa e borës ka arritur 59 centimetra.

Deri në orën 08:30 janë regjistruar këto temperatura:

  • -2°C në Mavrovë,
  • -1°C në Manastir dhe Pretor,
  • 0°C në Tetovë, Prilep, Ohër dhe Krushevë,
  • 2°C në Berovë,
  • 4°C në Kriva Pallankë dhe Vinicë,
  • 5°C në Kumanovë,
  • 6°C në Shtip, Veles dhe Strumicë,
  • 7°C në Shkup-Petrovec, Demir Kapi dhe Kavadar,
  • 8°C në Shkup-Zajçev Rid.

Gjatë ditës moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri në 18°C.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me intervale me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 15°C.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Provimi i Jurisprudencës ndez reagime, studentët mobilizohen edhe në Tetovë

Published

on

Studentët shqiptarë nga Tetova kanë nisur një aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qytetit, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Në pankartat e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.Studentët  duke organizuar një aksion sensibilizues në qytet. Përmes mesazhit “Gjuha shqipe thërret – zëri yt është fuqia jonë”, ata kërkojnë të drejtën për ta zhvilluar provimin në gjuhën amtare. kjo nismë vjen si reagim ndaj refuzimit për mbajtjen e provimit në gjuhën shqipe, duke nxitur pakënaqësi dhe mobilizim më të gjerë mes studentëve.

Studentët theksojnë se kërkesa e tyre është legjitime dhe lidhet drejtpërdrejt me barazinë në sistemin arsimor, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të mundësojnë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.

Ky veprim vjen në një kohë kur çështjet e përdorimit të gjuhës shqipe në arsim vazhdojnë të jenë temë debati në vend.

Continue Reading

Më të lexuarat