Connect with us

Lajme nga vendi

SPB Tetovë; Është konstatuar se 6 automjete kanë kryer transport publik pa pasur leje përkatëse

Published

on

Dje, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 20:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën “Iliria” në Tetovë kanë kryer kontroll për sanksionimin e automjeteve që kryejnë transport publik pa pasur licencë. Me këtë rast janë ndaluar 6 automjete të udhëtarëve. Bëhet fjalë për “Audi”, “Skoda”, “Ford”, “Seat”, “Renault” dhe “Citroen”, të  gjitrhë me targa të Tetovës. Është konstatuar se kanë kryer transport publik pa pasur leje përkatëse dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse.

Lajme nga vendi

ARRESTOHET ISH-KREU I FFM-së MUAMED SEJDINI!

Published

on

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, është arrestuar nën dyshimet për përvetësim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe nga Prokuroria.

Sipas MPB-së, ish-kreu i FFM-së, Muamet Sejdini, është ndaluar nga zyrtarë policorë të Njësisë për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, si dhe të Policisë Kriminalistike.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se hetimet janë në vijim.

“Në kuadër të një rasti të hapur në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një person për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale – përvetësim dhe keqpërdorim. Po ndërmerren ende veprime me urdhër të prokurorit publik dhe më shumë informacione do të jepen pas përfundimit të tyre”, njoftojnë nga Prokuroria.

Muamed Sejdini ishte në krye të FFM-së për dy mandate, nga viti 2019 deri në vitin 2025.

Advertisement

Në muajin shkurt të këtij viti, ai u pezullua për dy vite nga FFM për shkak të mashtrimit dhe keqpërdorimit të autorizimeve.

Komisioni Disiplinor i FFM-së ka konstatuar se Sejdini, duke keqpërdorur pozitën e tij, ka nënshkruar një kontratë me një kusht të futur për pagesë paraprake prej 20%, edhe pse një kusht i tillë nuk ishte pjesë e ofertës së pranuar për ndërtimin e tribunës në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Avansi është paguar pa garanci bankare dhe pa autorizim përkatës.

Sipas informacioneve të para, Sejdini dyshohet se ka përvetësuar rreth 700.000 euro – mjete që Bashkimi Evropian i Futbollit (UEFA) ia kishte ndarë FFM-së për punime ndërtimore në stadiumin e Ohrit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

TETOVË: WI-FI PUBLIK FALAS TANI EDHE RRETH ZONËS SË TREGUT TË GJELBËR!

Published

on

Komuna e Tetovës njoftoi se në qytet, konkretisht rreth Zonës së Tregut të Gjelbër, do të mund të përdoret internet pa pagesë (Wi-Fi), që e ka mundësuar Bashkimi Evropian. Rrjeti është vendosur në kuadër të iniciativës WiFi4WB, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe zbatohet nga GIZ si pjesë e projektit EU4Digital.

Qëllimi i kësaj nisme është të sigurojë internet publik falas në gjithë Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor. Komuna e Tetovës do të jetë një nga 500 komunat në rajon që do të përfitojnë rrjet WiFi4WB, sipas modelit të programit WiFi4EU, i cili ka mundësuar internet falas në rreth 7.000 lokacione në Bashkimin Evropian.

Të gjithë qytetarët dhe vizitorët do të mund të lidhen falas dhe të përdorin një lidhje të sigurt interneti. Me këtë mbështetje, Komuna e Tetovës vazhdon të përmirësojë shërbimet publike dhe të forcojë lidhshmërinë digjitale të komunitetit lokal.

Sipas Zyrës së BE-së në vend, nga shkurti i vitit 2026 ka nisur zbatimi i iniciativës WiFi4WB (WiFi për Ballkanin Perëndimor), e cila parashikon vendosjen e rrjeteve publike falas Wi-Fi në 64 komuna në të gjithë vendin.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa para

Published

on

Një i dënuar nga burgu i Prilepit raportoi se është mashtruar me 890,000 denarë (rreth 15 mijë euro), pasi një person i premtoi se do ta ndihmonte ti ulej dënimi me burg.

Sipas raportit të paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme të Prilepit, mashtrimi ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit, transmeton Lideri.mk. I dënuari deklaroi se personi K.K. e kishte bindur se kishte një mënyrë për të ndërmjetësuar për uljen e dënimit dhe i kishte dhënë para disa herë.

Pasi kuptoi se premtimet nuk po përmbusheshin dhe se ishte mashtruar, ai e raportoi rastin në polici. Institucionet kompetente po marrin masa për të sqaruar incidentin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat./Lideri

Continue Reading

Më të lexuarat