Lajme nga vendi
Moti sot gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme
Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e përforcuar.
Në Shkup, moti do të jetë gjithashtu me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, me erë mesatare nga veriu.
Lajme nga vendi
A do të formojë Fatmir Limani parti politike dhe a do të jetë pjesë e qeverisë? Ja çfarë thotë Mickoski
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk ka informacione që Fatmir Limani do të krijojë parti politike. Mickoski nuk u përgjigj nëse i njëjti do të jetë pjesë e qeverisë në rast se krijon parti politike, por tregoi se koalicioni qeverisës përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.
“Nuk jam i informuar për këtë që po e thoni ju tani. Në lidhje me qeverinë, qeveria funksionon shkëlqyeshëm. Është i përbërë nga tre subjekte koalicionuese. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia politike ZNAM”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
FUNKSIONARË TË LARTË TË PËRZIER NË SKANDALIN ME DROGËN?!
Vazhdojnë përplasjet për kapjen e tonelatave të kanabisit në Maqedoni të Veriut. Përderisa partitë akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në krim, deri tani janë arrestuar 6 persona që dyshohen për kultivimin dhe transportimin jo legal të drogës. Nga LSDM-ja opozitare thonë se fakti që droga ka lëvizur lirshëm nëpër shtet dhe jashta kufijve tregon se sa e përfshirë është partia që udhëheq me pushtetin në këtë skandal.
“Informacionet e fundit për skandalin më të madh të drogës me 5 tonë narkotikë, të publikuara nga Prokuroria, konfirmojnë se droga e ka kaluar lirshëm kufirin maqedonas, “në mënyrë të përsëritur”. Më pas është organizuar edhe kalimi i kufirit maqedonas. Pra, droga jo vetëm që e ka kaluar lirshëm kufirin, por është transportuar lirshëm nëpër gjysmën e Maqedonisë. Kush e ka lejuar këtë nga Ministria e Punëve të Brendshme? Ku ishte policia? Ku ishin 65 mijë kamerat? A është për këtë arsye që Toshkovski në televizion thotë: “Nuk është çështja si ka dalë droga nga Maqedonia, por si ka hyrë në Serbi”?” thonë nga LSDM-ja.
Nga ana tjetër, Hristjan Mickoski deklaroi se ka informacione se si marihuana e sekuestruar në Serbi ka dalë nga Maqedonia e Veriut, duke drejtuar gishtin drejt personave të lidhur me pushtetin e mëparshëm. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ai zbuloi se në këtë rast është e përfshirë një kompani e lidhur me një ish-funksionar lokal LSDM-së.
“Ka funksionarë, por nga Qeveria e kaluar. Ka një kompani që është në pronësi të ish-kryetarit të LSDM-së në Novo Sellë, përkatësisht të djalit të tij. Ndoshta Ministria e Punëve të Brendshme mund të ndajë më shumë informacione, por në interes të hetimit do të ndalem me kaq”.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se është hapur procedurë hetimore kundër gjashtë personave për qarkullim të paautorizuar të lëndëve narkotike. Hetimi bazohet në prova nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Prokuroria serbe përmes ndihmës juridike ndërkombëtare.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë vepruar nga viti 2025 deri në fund të janarit 2026. I dyshuari i parë, pronar i një kompanie nga Shkupi, ka siguruar mbi 8.832 kilogramë lule të thata kanabisi nga një kompani në rajonin e Strumicës. Pasi punonjësit e kanë paketuar në mbi 200 kuti, është organizuar transport i shumëfishtë drejt Serbisë.
Për dy nga të dyshuarit, të cilët tashmë ndodhen në paraburgim afatshkurtër, prokurori kompetent ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Lajme nga vendi
SP Gostivar ; Mashtrim me kriptovaluta në Gostivar, 66 vjeçarit i vidhen mbi 21 mijë denarë
Më 21.02.2026 në ora 13.30, në SP Gostivar, një 66-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se është mashtruar gjatë një kontakti përmes rrjetit social nga një profil me emrin E.K. për bashkëpunim të supozuar me kriptovaluta,
Ai ka dëshmuar se në tri raste ka paguar gjithsej 21.930 denarë në llogarinë e personit M.K. për shpenzime të supozuara për tërheqjen e fitimit.
Pasi i është kërkuar të paguajë sërish para, ka kuptuar se është mashtruar.
Nga SPB-Tetovë njoftuan se po merren masa për zbardhjen e rasti

