Lajme nga vendi
Protesta të studentëve shqiptarë në Maqedoninë Veriut, mohimi i gjuhës shqipe për dhënien e provimit të jurisprudencës
Kryetari i Parlamentit studentor të Universitetit Evropës Juglindore, Mevlan Ademi, bashkë me studentët që kërkojnë mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kanë intensifikuar përpjekjet e tyre, duke zhvilluar një mbledhje të përbashkët me përfaqësues të trë universiteteve të tjera tek Universiteti Nënë Tereza- Shkup.
Pas përfundimit të mbledhjes, Ademi deklaroi se kryeministri i vendit Hristijan Mickoski me datë tetë shkurt ka deklaruar që ligji për përdorimin e gjuhës është i qartë dhe se studentët e fakultetit të drejtësisë duhet të lejohen ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, sic tha Ademi ngjashëm kanë deklaruar zëvendëskryeministri Bekim Sali, dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai.
MEVLAN ADEMI, KRYETARI I PARLAMENTIT STUDENTOR TË UEJL-SË (
“Sot ne u mblodhem mbajtem mbledhjen e parë organizative me studentët nga tre universitetet e ndryshme për të mobilizuar kolegët tanë nga fakultetet tjera dhe të përgaditemi për protestë nga sot fillon përgaditja për protest dhe përsëri ne kërkojmë nga ministri i drejtësisë, që të reflektojë dhe të zbatojë ligjin për përdorimin e gjuhës të angazhohet në zgjidhjen e problemit tonë para se të drejtojë mure”.
Ademi tha se me Ministrinë e Drejtësisë bien dakord që provimi i jurisprudencës është provim profesional dhe se për atë arsye ata kërkojnë që provimit të jurisprudencës t’i nënshtrohen në gjuhën në të cilën ata po kalojnë katër vite studime mbi katër ditë provime në gjuhën në të cilën ata kryejnë masterin dhe punimin e diplomës.
Gjithashtu, dhe kryetari i Kuvendit studentor të UNT-ës, Besart Sejdiu theksoi se janë mbledhur për të treguar se studentët shqiptarë në vend kanë folur shqip dhe se do të vazhdojnë që të flasin shqip.
BESART SEJDIU, KRYETAR I KUVENDIT STUDENTOR NË UNT-SHKUP
“Sot jemi mbledhur këtu, në Universiteti Nënë Tereza, për të treguar se studentët shqiptarë këtu në vendin tonë kane folur shqip dhe do të flasin shqip së bashku me Mevlanin si iniciatorë i kësaj nisme i ofruam mbështetjen tonë si kuvend si dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim për të siguruar që studentët shqiptarë të i nënshtrohen provimit të jurisprudencës në shqip”.
Studentët bën të ditur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për një process të barabartë dhe të drejtë në gjuhën shqipe. /SHENJA/
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

