Connect with us

Lajme nga vendi

Paralajmërim urgjent: Spitalet t’i kontrollojnë rezervat e heliumit, mund të ketë ndërprerje të furnizimit

Published

on

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për institucionet publike të kujdesit shëndetësor në Maqedoni që kanë aparatura për rezonancë magnetike (MRI) për të kontrolluar rezervat e tyre të heliumit dhe për të siguruar menjëherë sasi shtesë. Arsyeja është një ndërprerje e mundshme e furnizimit në tregun evropian, si dhe një rritje e ndjeshme e çmimeve për shkak të tensioneve aktuale gjeopolitike që lidhen me situatën në Iran.

Sipas autoriteteve, heliumi është një element kyç për funksionimin e aparaturave MRI, pasi përdoret për të ftohur magnetët superpërçues. Pa të, pajisjet nuk mund të funksionojnë, gjë që mund të çojë në një ndërprerje të shërbimeve diagnostikuese për pacientët.

Siç informoi Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, apeli është parandalues dhe synon të shmangë problemet e mundshme në funksionimin e sistemit shëndetësor në kohën e duhur.
Ai theksoi se është e rëndësishme që institucionet të vlerësojnë situatën dhe të reagojnë ndërsa heliumi është ende i disponueshëm në treg.

Aktualisht, çmimi i heliumit është rritur me rreth 30 përqind, dhe ka njoftime se mund të rritet më tej. Problemet e furnizimit shoqërohen me ndërprerje në zinxhirët globalë të furnizimit, pjesërisht të shkaktuara nga konfliktet dhe dëmtimet në infrastrukturë në rajonin e Gjirit Persik.

Lajme nga vendi

Darko Konstadinovski: Më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa të vendoset mekanizmi i Badenterit

Published

on

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, në konferencë për media nga gazetarët u pyet lidhur me kërkesën që në Gjykatën Kushtetuese të vendoset mekanizmi i vendosjes me Badenter, tha se mekanizëm i tillë është i mirë për politik, por jo edhe në organe gjyqësore.
“Vendosja e mekanizmit, ndoshta kam qenë brutal por kam thënë se është më mirë të mbyllet institucione sesa të vendoset mekanizëm i tillë. Pse? Për shkak se në atë rast nuk ka argumentet kushtetuso-juridike të vendosin, por do të vendosin lloji i tjetër i argumenteve”, tha Konstadinovski, raporton SHENJA.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Qeveria nuk po e shqyrton hapjen e Kushtetutës, nuk janë përmbushur kushtet politike

Published

on

Qeveria nuk po e shqyrton hapjen e Kushtetutës, kushtet politike për këtë nuk janë përmbushur, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke iu përgjigjur pyetjeve e gazetarëve në tryezën e rrumbullakët “A do të paraqesim një ankesë kushtetuese?”, Mickoski tha se Gjykata Kushtetuese ndoshta tashmë po shqyrton se si do të duket arkitektura e ligjit të posaçëm dhe shprehu pritjen e tij se së shpejti mund të ketë një dokument të gatshëm dhe, siç përmendi ai, kur të jenë kushtet politike, ai do të miratohet.
Siç tha ai, në këtë kontekst, prania e tij në tryezën e sotme është një mesazh i fortë.

“Ne supozojmë se Gjykata Kushtetuese tashmë po shqyrton se si do të duket arkitektura e ligjit të posaçëm. Shpresoj që një projektligj i tillë të mund të paraqitet së shpejti sot, të ketë një debat publik, të dëgjohet mendimi i publikut dhe komunitetit të ekspertëve, të ketë një dokument të gatshëm dhe kur të jenë kushtet politike për një gjë të tillë, të miratohet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 23 Mars Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Mbrëmë pas mesnate në ora 00:05 në rrugën rajonale fshati Zhelinë – fshati Siriçinë, rajoni i Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin një 52-vjecar nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut është ndaluar automjeti i pasagjerëve “Citroen Berlingo” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin ai e drejtonte dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1,74 promilë alkool në gjak. Automjeti është konfiskuar përkohësisht dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Dje, në ora 14:00 në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar 4 persona nga Shqipëria, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në shtet. Ata janë kapur gjatë kryerjes së detyrave të punës në një objekt në ndërtim e sipër pa dokumentacion. Personat janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

….Dje, në ora 21:00 në fshatin Çegran, rajoni i Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 31-vjecar nga i njëjti fshat për shkak të dyshimit për vepër penale të kryer “marrje e kundërligjshme e automjetit motorik” sipas nenit 242 të Kodit Penal. Me këtë rast, në oborrin e tij është gjetur automjeti i pasagjerëve “Opel Korsa” me tarka regjistrimi të Gostivarit, i cili ishte raportuar i marrë më 16.03.2026. Automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

……Dje, në ora 22:00 në një fshat të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Gallatë kanë privuar nga liria një 45-vjecar nga ai fshat, duke vepruar sipas raportimit paraprak nga një grua 36-vjeçare se ai e kishte ndjekur atë dhe vajzën e saj të mitur, i kishte shqetësuar, u kishte drejtuar kërcënime dhe u kishte kërkuar para. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Dje në ora 20:13 në SPB Tetovë është raportuar se në periudhën nga ora 15:30 deri në 19:45, me përdorim të forcës fizike është hyrë në xhaminë e fshatit Brodec, rajoni i Tetovës, dhe është bërë përpjekje për të hapur me forcë arkën metalike për donacione, por nuk është hapur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Më 23.03.2026 në ora 23:30 në adresën elektronike të Sektorit për Krim Kompjuterik pranë MPB-së, një gazetar nga Tetova ka raportuar keqpërdorim të të dhënave të tij personale në një rrjet social. Konkretisht, sipas raportimit, nga një profil me emrin A.A. janë publikuar shpifje dhe informacione të rreme me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

…..Dje në ora 19:20 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në hyrje të fshatit Rogaçevë, komuna e Jegunocit, automjeti i pasagjerëve “Volksëagen Golf” me marka regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga një  20 vjecar nga fshati Jazhincë, komuna e Jegunocit, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri 20 vjecar nga fshati Jazhincë, ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Tetovë.

……Dje në ora 18:15 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni midis automjetit të pasagjerëve “Volksëagen Golf” me marka regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga një 56 vjecar nga Gostivari dhe motoçikletës “kros”, e drejtuar nga një 19-vjecar nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i DPB Gostivar.

Continue Reading

Më të lexuarat