Lajme nga bota
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka këmbëngulur se lufta ndaj Iranit duhet të përfundojë përmes dialogut dhe negociatave serioze, por ka sugjeruar që qëndrimi i Izraelit po dëmtonte diplomacinë.
“Qëndrimi i pakompromis, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të lejohet të sabotojë zgjidhjet diplomatike”, ka thënë Erdogan, një kritik i vazhdueshëm dhe i hapur i Izraelit, në një fjalim televiziv.
Deklarata e tij vjen në kohën kur presidenti amerikan po këmbëngul se SHBA-ja është duke zhvilluar negociata për fundin e armiqësive me Iranin, mirëpo Teherani zyrtar ende nuk e ka pranuar se ka bisedime.
Lajme nga bota
Sulm pranë centralit bërthamor në Iran/ SHBA dhe Izraeli godasin Bushehrin
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan zonën përreth centralit bërthamor Bushehr të Iranit këtë mbrëmje.
Agjencia e lajmeve IRNA raportoi sulmin, i cili nuk shkaktoi dëme në strukturë apo viktima.
Lajme nga bota
Irani kërkon tarifë tranziti prej 2 milionë dollarësh nga anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit
Irani ka filluar të ngarkojë tarifa joformale tranziti për disa anije tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas njerëzve të njohur me çështjen, të cituar nga “Bloomberg”.
Sipas medias në fjalë, kërkesat e Teheranit variojnë deri në 2 milionë dollarë për udhëtim dhe vendosen rast pas rasti, duke krijuar në mënyrë efektive një “taksë” jozyrtare në një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë.
Lajme nga bota
Lufta në Lindjen e Mesme, Irani i gatshëm të dëgjojë propozimet për fundin e konfliktit me Shtetet e Bashkuara
Irani ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar propozime të qëndrueshme që synojnë përfundimin e konfliktit me Shtetet e Bashkuara.
Sipas një burimi iranian për CNN, ditët e fundit ka pasur kontakte indirekte mes palëve, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse ende nuk është arritur në negociata zyrtare.
Komunikimet thuhet se janë zhvilluar përmes ndërmjetësve të ndryshëm, me qëllim testimin e mundësisë për një marrëveshje më të gjerë.
Burimi thekson se propozimet në shqyrtim nuk kufizohen vetëm në një armëpushim të mundshëm, por synojnë një marrëveshje të plotë që do t’i jepte fund konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Megjithatë, detaje konkrete mbi përmbajtjen e këtyre propozimeve nuk janë bërë ende publike.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

