Lajme nga vendi
Prezantimi i automjeteve të blinduara të lehta Stryker të blera nga Shtetet e Bashkuara
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut do të prezantojnë sot në kazermën “Straso Pinxhur” në Petrovec, pranë Shkup, 17 automjete të reja të blinduara të lehta Stryker, të siguruara nga Shtetet e Bashkuara.
Automjetet e tipit Stryker janë pjesë e procesit të modernizimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjes së gatishmërisë së forcave ushtarake.
Ky furnizim konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO dhe në forcimin e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Lajme nga vendi
Konferenca Përmbyllëse e Projektit Innov8Peace
Federata e Paqes Universale Shqipëri u bë pjesë e veprimtarisë përmbyllëse të Projektitit INNOV8PEACE, i zbatuar nga IAYSP Europe and the Middle East (EUME) në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës dhe i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Konferenca “From Youth Initiatives to Sustainable Peace” u mbajt në Universitetin e Tetovës, duke bërë bashkë rreth 150 profesorë, akademikë, studentë dhe aktivistë të paqes.
Lajme nga vendi
PROGRAMI PVH – BLEJ NJË BILETË, SHIJO KONCERTIN, NDIHMO NEVOJTARËT!
“Blej një biletë, shijo koncertin dhe ndihmo nevojtarët”. Kështu të paktën tingëllon organizimi I Manifestimit Humanitar që mbrëmë u mbajt në Pallatin e Kulturës.
Një mbrëmje e veçantë me art kulturë dhe humanitet me mesazhin Bashkohuni me ne për të ndihmuar dhe për të shpërndarë solidaritet.
Nxënësit e Shkollës së Mjekësisë dhe nxënës tjerë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq përmes programit Promovimi I Vlerave Humane dhuruan një koncert me këngë, valle e recitale me një qëllim të vetëm – solidaritetin dhe humanitetin.
“Qëllimi ynë është që të mbledhim të holla, të mbledhim mjete që t`u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ne I kemi projektet tona, I kemi konceptuar se cilat janë, por nuk I nxjerrim në pah, dalëngadalë secilin projekt. Kemi 6 projekte, kemi ndarë nxënësit nëpër grupe për çdo projekt, ku secili grup ka detyrën e vet dhe dita-ditës merremi me punët tona dhe falë Kryqit të Kuq, falë PHV-së dhe Komunës që na ndihmonë me kësi organizime”
Fidani shprehet se nuk ka munguar solidariteti i tetovarëve dhe jo vetëm.
“Qytetarët janë shumë të interesuar. Deri tani kemi bërë 2-3 organizime në Qendër të Tetovës, ku kemi bërë shitje, secili nxënës ka sjellë diçka nga shtëpia, kemi gatuar diçka ose kanë punuar diçka me duart e tyre, ka patur interesim dhe kemi mbledhë një buxhet shumë të madh pasi tetovarët janë shumë solidarë dhe shumë human”
Ndryshe, në kuadër të Kryqit të Kuq, Programi Pronovimi I Vlerave Humane – PHV, ka për qëllim të edukojë të rinjtë mbi rëndësinë e humanizmit dhe respektit ndaj të tjerëve.
Programi është edukativ që nxit ndihmën ndaj njerëzve në nevojë, zhvillon ndjenjën e empatisë dhe tolerancës si dhe forcon bashkëpunimin dhe vullnetarizmin tek të rinjtë.
Lajme nga vendi
Janevska: Ligji për Arsimin e Lartë është gati për procedurë qeveritare
Deri të premten, ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë do të jenë të qasshme për opinionin në platformën ENER.
“Ligji tashmë është plotësuar dhe ndryshuar në shumë nene, konform kërkesave konkrete të institucioneve. Unë pres që deri të premten ai të publikohet në ENER për dy apo tri ditë, edhe pse nuk kemi obligim ligjor për këtë; por ashtu siç premtuam, ashtu edhe do të veprojmë. Pas kësaj, ligji kalon në procedurë qeveritare”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit /Alsat.mk.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

