Lajme nga vendi
Ndahet nga jeta afaristi Rauf Ramadani nga Tetova
Është ndarë nga jeta aktivisti Rauf Ramadani nga Tetova. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të Raufit.
Rauf Ramadani ka qenë aktivist politik në PDSH, një periudhë ka udhëhequr Ndërmarjen publike komunale të Tetovës.
Poashtu njihet si afarist. Ishte pronar i marketeve Erzana kurse së fundmi i kompanisë “Swiss bakery”.
Stafi i Televizionit Koha u shpreh ngushëllime familjes Ramadani , miqve dhe shokëve të të ndjerit.
Lajme nga vendi
Vitet e ardhshme do të rriten fondet buxhetore për arsimin e lartë
Ministria e Arsimi në RMV, Vesna Janevska sot paralajmëroi se në vitet e ardhshme do të rriten fondet buxhetore për arsimin e lartë.
“Ne duhet të tregojmë aftësitë tona në ofrimin e mekanizmave për ta shndërruar ikjen e trurit në ‘qarkullim të trurit’. Qëllimi nuk është të parandalohet lëvizshmëria, por ta shndërrojmë atë në një proces në të cilin studentët dhe profesorët largohen, por kthehen me njohuri, kontakte dhe ide të reja”, tha Ministrja e Arsimit Vesna Janevska në hapjen e konferencës “Ura drejt së Ardhmes: Ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”.
Në konferencën në Shkup, të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës po e organizon në partneritet me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe Bankën Botërore, Janevska tha se pa kontributin e komunitetit të arsimit të lartë përmes kërkimit, të nxënit dhe mësimdhënies, ndikimit social, inovacionit dhe transferimit të teknologjisë, sfidat kryesore të shoqërive moderne nuk mund të zgjidhen, përfshirë ato që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
“Në periudhën e ardhshme, do të kemi punë intensive për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për të ndërtuar kapacitete institucionale, siç është sigurimi i aksesit të barabartë për të gjithë studentët dhe mësuesit në të mirat e përbashkëta arsimore. Megjithatë, sfidat janë të shumta. Universitetet dhe vendet kanë fonde të kufizuara për programet e lëvizshmërisë, projektet kërkimore dhe infrastrukturën. Mungesa e financimit të qëndrueshëm e bën ndërkombëtarizimin të varur nga donacionet dhe jo nga një strategji afatgjatë. Në këtë drejtim, si vend, Maqedonia ka bërë një hap të madh përpara në një vit e gjysmë të fundit. Ne kemi rritur investimet në arsimin e lartë dhe shkencën, dhe jemi të vendosur fuqimisht që fondet buxhetore për këtë qëllim do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme”, theksoi Janevska.
Ministrja tha se ndërkombëtarizimi duhet të bëhet “një qasje që nuk e varfëron komunitetin tonë akademik, por përkundrazi e pasuron atë dhe e bën më konkurrues, duke inkurajuar njëkohësisht inovacionin dhe zhvillimin e vendeve”.
Lajme nga vendi
Mickoski: Përpiqem ta mësoj dhe studioj gjuhën shqipe
Gjatë seancës për pyetje deputetësh në Kuvend, kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur disa nga pyetjeve të parashtruara nga deputeti Skender Rexhepi, tha se po përpiqet ta mësojë dhe studiojë gjuhën shqipe, përcjell TV21. Duke kritikuar tonin e lartë të deputetit Rexhepi, Mickoski tha se nuk i pengon gjuha shqipe.
“Nuk më pengon mua, nuk e di pse keni nevojë të bërtisni, e kundërta, absolutisht nuk më pengon. Lirisht përdoreni gjuhën shqipe, e kështu me radhë…madje mundohem ta mësoj dhe studioj. Dhe përpiqem që për disa vite nga tani të mund edhe unë të mos i përdor kufjet dhe kur të flisni në gjuhën shqipe kështu me fyt, kur mendoni se dikush do të frikësohet nga kjo, do të mund ta kuptoj atë që e thoni sepse mendoj që përkthimi nuk është adekuat, në atë që e thoni ju, pak kam njohuri në disa prej fjalive. Unë nuk turpërohem, sa më shumë gjuhë di, aq më i pasur jam”, tha Mickoski.
https://www.facebook.com/watch/?v=1990306601867020
Lajme nga vendi
Mbi 50% e vauçerëve për kondicionerë inverter tashmë janë tërhequr – zbatim efikas i masës për konsumatorët e cenueshëm
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon opinionin publik se procesi i tërheqjes së vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter po zhvillohet pa pengesa dhe me dinamikë të përforcuar në terren.
Nga gjithsej 4.070 vauçerë të ndarë, në periudhën nga 18 mars deri më 25 mars janë tërhequr tashmë 2.084, që përfaqëson më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm.
Sipas të dhënave të marra nga qendrat ndërkomunale për punë sociale, deri më 25 mars 2026 në ora 18:00, gjithsej janë tërhequr 2.084 vauçerë,ndërsa dinamika ditore tregon interes të vazhdueshëm dhe aktivitet të shtuar të qytetarëve në të gjitha komunat në vend. Këto të dhëna konfirmojnë se procesi po realizohet në mënyrë efikase, pa ndërprerje dhe në përputhje me dinamikën e paraparë.
Ministria rikujton se lista e qytetarëve që kanë përfituar të drejtën për këtë mbështetje, si dhe lista e kompanive nga të cilat mund të blihen pajisjet, janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë:
https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/rezultati-i-spisoci
Qytetarët që ndodhen në listë mund t’i tërheqin vauçerët në qendrat ndërkomunale për punë sociale në komunën ku jetojnë, deri më 17 prill 2026, ndërsa në faqen e internetit janë të disponueshme të gjitha informacionet për dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurën.
Pas tërheqjes, vauçerët mund të përdoren te kompanitë me të cilat Ministria ka lidhur kontrata, për blerjen dhe instalimin e kondicionerit inverter.
Bëhet fjalë për fazën përfundimtare të procedurës sipas Thirrjes Publike për vitin 2025, në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë, ku të drejtë për mbështetje kishin amvisëritë që i plotësuan kushtet e parashikuara.
Me vauçerin, qytetarët fitojnë mundësinë për blerjen dhe instalimin e një kondicioneri inverter me fuqi 3,5 kW dhe të paktën klasë energjetike A+, me vlerë deri në 28.000 denarë, pa pagesë shtesë. Vauçerët mund të shfrytëzohen më së voni deri më 15 tetor 2026.
Ministria vazhdon me realizimin intensiv të masave për mbështetjen e kategorive të cenueshme të qytetarëve, me qëllim uljen e kostove të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në amvisëri.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

