Lajme nga vendi
Fillon gjyqi ndaj Stojançe Jovanovskit për vdekjen tragjike të nënës dhe fëmijës
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot nis procesi gjyqësor kundër Stojançe Jovanovskit, i cili akuzohet për disa vepra penale lidhur me ngjarjen tragjike të 2 marsit, kur bashkëshortja e tij, Ivana Jovanovska, së bashku me vajzën e tyre 6-vjeçare, i dhanë fund jetës.
Gjykimi do të udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, i njohur për opinionin për trajtimin e lëndëve të profilit të lartë.
Sipas Prokurorisë, i akuzuari ngarkohet për lëndim trupor të kryer si vepër e vazhdueshme në kuadër të dhunës në familje, rrezikim të sigurisë, si dhe për shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje.
Nga dëshmitë e mbledhura rezulton se në periudhën nga viti 2019 e deri në ditën e ngjarjes tragjike, Jovanovski ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci. Ajo, si dhe dëshmitarë të tjerë, në disa raste i kishin denoncuar incidentet në institucionet kompetente.
Prokuroria thekson se dhuna është intensifikuar gjatë viteve 2025 dhe 2026.
Në ditën e tragjedisë, i akuzuari fillimisht e kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht atë pranë vendit të saj të punës, e më pas ka vazhduar me kërcënime për jetën edhe gjatë rrugës me makinë drejt gjykatës.
Në afërsi të gjykatës, ai e ka sulmuar sërish duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Më vonë, pasi morën vajzën e tyre nga shkolla, u drejtuan për në shtëpi. Ndërsa i akuzuari mbeti para ndërtesës, gruaja u mbyll në banesë bashkë me fëmijën.
Sipas aktakuzës, në gjendje të rëndë shqetësimi psikik, frike dhe ndjenje pashpresëshmërie, ajo u hodh nga ballkoni i banesës në katin e gjashtë së bashku me vajzën e saj.
Ky rast ka shkaktuar reagime të forta në opinion dhe ka hapur pikëpyetje të mëdha mbi mbrojtjen institucionale të viktimave të dhunës në familje.
Lajme nga vendi
SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 29 Mars Tetovë dhe Gostivar
Dje, në ora 19:00 tek kryqëzimi i Zdunjës, punonjës policie nga Departamenti Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 26-vjeçar nga Gostivari. Ai është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „BMV“ me targa të Gostivarit pa leje drejtimi.
Gjithashtu, dje në ora 21:50 në rrugën „Bllagoja Toska“ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 25-vjecar nga Tetova. Ai drejtonte një motoçikletë „Truva“ pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës. Automjeti dhe motoçikleta janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim I pakujdesshëm i automjetit“.
……Dje, në ora 21:10 në rrugën „19 Nëntori“ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga Tetova, sepse tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
……Sot pas mesnate në ora 02:20, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë gjetur një të mitur 16-vjeçare nga Shkupi në banesën e një 19-vjeçari në Gostivar. Ajo paraprakisht ishte denoncuar se ishte larguar nga shtëpia në Shkup, ndërsa pas gjetjes i është dorëzuar nënës së saj, kurse 19-vjeçari është privuar nga liria për procedurë të mëtutjeshme.
Lajme nga vendi
ISMAIL KAMBERI PROMOVON LIBRIN “SHPËRLARJA E TRURIT”
Një libër i ri në fushën e psikologjisë doli në publik, duke trajtuar një nga temat më të debatueshme dhe misterioze: shpërlarjen e trurit. Autori i librit Prof.Dr. Ismail Kamberi ka bërë të ditur se ky është botimi i shtatë me radhë i këtij formati. Promovimi u bë edhe në Tetovë në organizim të Shoqatës për Art dhe Kulturë “Pellazgët”.
Autori i librit, “Shpërlarja e Trurit” Prof. Dr. Ismail Kamberi, thotë se libri përmban një përmbledhje të gjerë rregullash, metodash dhe teknikash që lidhen me procesin e ndikimit psikologjik mbi individin.
Ai thekson se ndonëse termi “shpërlarje e trurit” është i njohur për publikun, shumë pak njerëz e kuptojnë në thelb se si funksionon ai.
Ai përmend gjithashtu rastin e fundit të dosjes “Epstein”, për të cilin pretendon se ka nxjerrë në pah përfshirjen e strukturave të ndryshme në teknika të tilla ndikimi.
“Ky libër përmban të gjithë ato të dhëna, të gazetarëve, të shërbimeve sekrete, të gjithë ato që ne i përmbledhim gjatë kohës dhe nuk janë të kapshme për çdokend dhe për këtë shkak duke qenë student i Paris 12 në menaxhmentin publik ndërkombëtar, pata rastin të njihem me shumë sekrete edhe shumë metoda për shpërlarjen e trurit dhe vendosa të bëj një publikim të një libri të këtillë, I cili do të jetë në shërbim të studentëve dhe mbarë opinionit shqiptar”
Lajme nga vendi
Sela: Kam krijuar parti politike, që mos të varem nga vulat e partive të tjera në zgjedhje! Do ta vazhdojmë betejën për ASH-në në Apel
Ziadin Sela thotë se do të vazhdojë betejën në Gjykatën e Apelit për të marrë emrin e partisë Aleanca për Shqiptarët, përcjell TV21. Sela tha se ka krijuar një parti rezervë, që pavarësisht vendimit gjyqësor, të mund të garojë në zgjedhje pa u varur nga, siç thotë ai, vulat e partive të tjera.
“Nuk kam dashur të ia lë rastësisë asgjë dhe kam krijuar parti politike, në mëynrë që mos të varem kur të vijnë zgjedhjet, nga vulat e partive të tjera, por të mund të garojë i vetëm në zgjedhje. Ndërsa do të vazhdojmë betejën në Apel”, tha Sela.
https://www.facebook.com/watch/?v=916841301125913
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni4 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota4 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

