Connect with us

Lajme nga vendi

Le Rigolaire: Rruga e integrimit evropian të Maqedonisë kalon në mënyrë të pashmangshme përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese

Published

on

Momenti aktual gjeopolitik është jashtëzakonisht i favorshëm për zgjerimin e Bashkimit Evropian, por kjo mundësi historike duhet të shfrytëzohet menjëherë sepse bota po ndryshon me shpejtësi, thotë ambasadori francez në vend, Christophe Le Rigollier, për “Radio Evropa e Lirë”, duke vlerësuar gatishmërinë e Maqedonisë për të filluar negociatat.

Sipas tij, faza qendrore për hapjen e kapitujve të parë dhe më të rëndësishëm të quajtur “Vlerat Themelore” është hapja e ndryshimeve kushtetuese, pikërisht siç parashikohet në kornizën negociuese, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Bullgarinë, ai bën një dallim midis procesit evropian dhe çështjeve dypalëshe.

Le Rigollier tha se rruga e integrimit evropian të vendit kalon në mënyrë të pashmangshme përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese, dhe dialogu midis Shkupit dhe Sofjes, siç tha ai, nuk duhet të shërbejë për të rinegociuar kompromisin evropian të vitit 2022, por ekskluzivisht për të rivendosur besimin e humbur.

Ambasadori vlerëson se qeveria aktuale ka një shumicë të gjerë në Kuvend dhe se mund t’i zbatojë relativisht lehtë ndryshimet kushtetuese, sepse me këtë veprim vendi do të dilte më në fund nga ngërçi aktual dhe do të impononte një dinamikë të re pozitive në rrugën e tij të integrimit evropian, gjë që do ta ngrinte edhe marrëdhënien e Unionit me vendin në një nivel më të lartë.

“Bbesojmë se ndryshimet kushtetuese do të zbatohen lehtësisht dhe interesi ynë është ky. Duke miratuar ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut do të krijojë dinamikë. Dinamika në rrugën e vet. Ndryshimet kushtetuese do të miratohen për reformat dhe do të bëhet shumë përparim dhe ne mund të konsiderojmë me të drejtë se dokumentet e nevojshme për hapjen e kapitujve të parë janë përgatitur dhe gati për miratim dhe do të fillojë një dinamikë e re e vërtetë. Sot jemi në një dinamikë që nuk ekziston, sepse procesi është ndalur dhe ne do të donim që procesi të fillojë përsëri. Dhe kur të fillojë, atëherë dinamika dhe marrëdhëniet brenda BE-së do të jenë të ndryshme”, vlerëson Rigoler.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat