Lajme nga vendi
Sali: Nuk kam premtuar ligj të ri për provimin e jurisprudencës, por do bëjmë çmos që provimi të jepet në gjuhën shqipe
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë në emisionin RISHTAZI në kohacast!
Sali ka demantuar thëniet se ka premtuar ligj të ri për provimin e jurisprudencës.
“ Nuk mund të ketë ligj të ri për jurisprudencën. Ligji i ri, për shkak se ekziston ligji. Në asnjë komunikim me studentët nuk kam premtu ligj të ri. Por, kam thënë që do të bëjmë çmos që ju ta jepni provimin në gjuhën shqipe”, deklaroi Sali.
Sali: Studentët janë në të drejtën e tyre të protestojnë!
Sali ka komentuar protestën e sotme duke theksuar se studentët janë plotësisht në të drejtën e tyre për të protestuar.
“ Si një politikan i ri i cili karrierën e tij politike e ka filluar me protesta, mendoj se ndoshta jam më i thirruri për të pasur mirëkuptim për atë që po ndodh sot. Protesta është e drejtë demokratike e cdo qytetari për të shpreh pakënaqësinë, revoltën, mesazhin e tij. Në mënyrë publike, për të senzibilizuar opinionin. E kështu me radhë, për një temë të caktuar. Kam mirëkuptim për studentët, për arsye se ato janë e ardhmja jonë. Dhe mënyrën se si duan ta realizojnë një përcaktim të tyre, kërkesë të tyre ndaj politikave shtetërore. Njëra prej formave është edhe protesta”, deklaroi Sali.
Sali nënvizoi se në këtë rast po flitet për një problem i cili nuk është zgjidhur tash e 22 vite.
“ Mirëpo, në këtë rast, kisha dashur për opinionin të ndaj një informacion se kemi komunikim me përfaqësues të studentëve. Dhe më herët kam pasur edhe takime dhe i kemi njoftuar për mënyrën se si ne këtë çështje duam ta zgjidhim. Natyrisht, kërkesa e tyre ka qenë të zgjidhet brenda një kohe më të shkurtër. Por, duke e pasur parasysh se kjo temë nuk është zgjidhur 22 vite dhe është trajtuar në mënyrë gjysmake dhe ka mbetur ashtu sic e kemi sot që na krijon hapësirë për të komentuar dhe implementuar në mënyrë të ndryshme. Na bënë me dije se edhe aso kohe mesiguri fokusi apo përcaktimi politik nuk ka qenë aq në drejtimin e zgjidhjes njëherë e përgjithmonë siç dimë ta themi. Në të kaluarën i kemi pasur diku 6 ministra të një partie politike dhe një ministër të një partie tjetër. Po të njëjtit koalicion. Që nuk i dimë rrethanat për cfarë arsye ka mbetur kështu ligji. Dhe sot po mundohemi ta zgjidhim që edhe studentët ta realizojnë të drejtën e tyre, por edhe ne si politikan ta arsyetojmë mandatin që e kemi marr ”, deklaroi Sali.
Sali: Ne nuk shohim dallime, partner tonë strategjik janë SHBA dhe BE
Sali ka komentuar dallimet midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket konfliktit në Iran. Sipas tij, Maqedonia e Veriut, nuk sheh dallime midis këtyre dy aleancave.
“ Partner strategjik, për shumë tema, siguri, ekonomi e kështu me radhë, i kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtu nuk ka dilema. Këtë e kemi deklaruar gjithë kohës. Kështu do të jetë. Në Unionin Evropian kemi marrëveshjen e bashkëpunimit dhe jemi pjesë e partneritetit strategjik për siguri dhe politika ndërkombëtare. Kështuqë ne nuk shohim ndonjë dallim brenda këtyre dy aleancave”, deklaroi Sali.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

