Lajme nga vendi
Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot, më 6 prill 2026, filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin mars të këtij viti.
Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile.
Po ashtu, përfituesit, të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave.
Lajme nga vendi
LSDM: MICKOSKI TË VETDENONCOHET NË BE DHE NATO!
Mickoski vet të denoncohet në BE dhe NATO për shkak se ai destabilizon shtetin – thonë socialdemokratët. Kidhur me kërkesat e studentëve shqiptarë, LSDM-ja thotë se për këtë çështje duhet të gjendet zgjidhje që secili t`i gëzojë të drejtat njerëzore konform ligjit.
JOVANA TRENÇEVSKA – LSDM “Për këtë çështje duhet të gjendet zgjidhje dhe gjuha nuk është çështje në shekullin 21. Definitivisht duhet të gjendet zgjidhje që të mund secili t`i gëzojë të drejtat themelore njerëzore konform ligjit. Megjithatë, ajo që është problem dhe që inspiruesit kryesor të këtyre ndasive janë Mickoski dhe Qeveria. Sot e dëgjuam nëpër media se do të denoncojë në NATO dhe BE për këtë. Ja një mesazh për Mickoskin, që vet të detononcohet në NATO dhe BE, për shkak se ai destabilizon situatën në vend. Këto çështje ishin të mbyllura, por pasi Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-së morën pushtetin, sërish shtrohen çështjet e ndasive”
Lajme nga vendi
AKTIVITET NDËRGJEGJËSUES NË TETOVË PËR DITËN BOTËRORE TË SHËNDETËSISË
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, nga Shkolla e Mesme Medicinale “Nikolla Shtejn” dhe me pjesëmarrjen e studentëve të falutetit të mjekësisë në kuadër të UEJL-së u organizua një aktivitet në qendër të qytetit të Tetovës për sensinilizim të qyetarëve për sa i përket dektetimit të hershëm të sëmundjeve metabolike. Besa Elmazi Leka nga fakulteti i mjekësisë së UEJL-së tha se deketimi i hershëm i sëmundjeve dhe parandalimi është shumë më efikas se sa shërimi i sëmundjeve andaj i inkurajoj qytetarët që të shpeshtojnë kontrollet si dhe të shfrytëzojnë studentët që sot po qëndrojnë në shesh për t’u ofruar shërbime falas qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.
Edhe drejtoresha e shkollës së mesme medicinale në Tetovë Malsore Ramadani tha se nxënësit e shkollës që përfaqëson sot po i vënë në praktik njohuritë e tyre duke u munduar që të prevenojnë sëmundjet metabolike te qytetarët.
Në këtë organizim nuk mungoi as kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili e përgëzoj drejtoreshën, nxënësit dhe stafin e shkollës për angazhimin dhe përkushtimin në promovimin e rëndësisë së shëndetit dhe ndërgjegjësimit për një jetë më të shëndetshme.
Dita Botërore e Shëndetësisë shënohet çdo vit më 7 prill dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor për të gjithë. Kjo ditë vendos në fokus çështje të ndryshme globale, duke inkurajuar parandalimin e sëmundjeve, kontrollet e rregullta dhe një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Lajme nga vendi
NEZIRI: NGECJA E INTEGRIMIT NË BE – SKENAR SERB!
Maqedonia e Veriut tash ka punë me Brukselin! Negociatat, presionet duhet bërë tek BE-ja dhe të gjejë mënyrë që të zhbllokojë procesin e negociatave.
Kështu thotë për Tv Koha, analisti politik Xhelal Neziri, teksa komenton ngërçin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, Sofja mendon se e ka kryer punën e vet me Shkupin zyrtar më 2022 kur u miratua “propozimi francez” dhe nga aty nuk ka se çfarë humb kohë në bisedimet e drejtpërdrejta me Maqedoninë e Veriut.
Por, përse Kryeministri Mickoski deklaron se jemi të gatshëm që me dekada të presim dhe të mos bëhemi pjesë të BE-së?
Sipas Nezirit, Maqedonia e Veriut, sikurse Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi janë peng të ndikimit serb në rajon.
“Serbia ka kohë që ia bën me dije BE-së se ajo është lidere e Ballkanit dhe si e tillë nuk duhet të përfshihen shtetet tjera para saj për shkak se pastaj mund të përdorin të drejtën e vetos. Pra, ajo që pretendon ose këmbëngul Serbia, ose në pako të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ose do të përballeni me pengesa në anëtarësim të shteteve më të vogla”
Sipas Nezirit, Serbia pretendon të jetë lidere në Ballkanin Perëndimor dhe këtë e bën në Maqedoni, në Mal të Zi, tenton ta bëjë dhe e bën edhe me B e H, poashtu ka ndikim edhe në pjesën veriore të Kosovës kurse në Shqipëri ka më pak qasje.
“Në këtë aspekt duhet ta shohim këmbënguljen e Kryeministrit Mickoski, jo vetëm të tij por të të gjithë establishmentit maqedonas, i cili është i pozicionuar në një qëndrim të ashpër anti-bullgar, ndërkohë që nuk ka shumë arsye për këtë. Çfarë do të bënte apo do të shkaktonte përfshirja e pakicës bullgare në Preambulën e Kushtetutës kur janë edhe 5 – 6 popuj tjerë.
Problemi real është Serbia, vazhdon të këmbëngul analisti Xhelal Neziri, duke alarmuar se çmimin e këtij skenari serb e paguajmë edhe ne si qytetarë shqiptarë.
“Nëse do të ishte përcaktimi serb që të integrohet në BE, atëherë Kapitulli 31 nënkupton rreshtimin e Serbisë apo harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë, komplet me BE-në. Që nënkupton sanksione ndaj Rusisë, ndërprerje të bashkëpunimit ushtarak me Kinën e të ngjashme që nuk i konvenon Serbisë. Prandaj kjo status quo është skenar serb dhe fatkeqësisht këtë skenar e paguajmë edhe ne si qytetarë shqiptarë”
Kur jemi te ngërçi i eurointegrimeve, mediat maqedonase njoftojnë se një NON-PAPER po qarkullon në Parlamentin Evropian, si nismë e raportuesit Tomas Vajc, sic thuhet, për zbardhjen e plotë të paqartësive lidhur me Protokollin me Bullgarinë.
Dokumenti përmes 7 pikave arsyeton kërkesën lidhur me amendamentin 108 për raportin për Maqedoninë dhe u bën thirrje grupeve politike të sigurojnë mbështetje më të gjerë për miratim në Komitetin për Politikë të Jashtme (AFET) në muajin Maj.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

