Lajme nga vendi
MICKOSKI: PROTESTAT ME TENTATIVA DESTABILIZIMI – NJOFTUAM NATO-n DHE BE-në!
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar protestën e djeshme të studentëve, tha se ata po punojnë në gjetjen e zgjidhjes për provimin e jurisprudencës, që i njëjti të jetë në përputhje me kushtetutën dhe me standardet ndërkombëtare.
Mickoski, shkruan SHENJA, tha se në protestën e djeshme ishin të pranishëm një numri i madh i funksionarëve të lartë dhe aktivistëve opozitar, gjë për të cilën kanë informuar edhe NATO-në dhe BE-në.
“Kërkesat janë një, por kushtetuta dhe standardet ndërkombëtare janë tjetër dhe duhet ashtu të sillemi nëse me të vërtetë duam të sillemi si evropian atëherë duhet të respektojmë edhe kushteton edhe standardet ndërkombëtare. Është fakt se ligji e cili është sjellë, ligji për zbatimin e gjuhëve është kontestuar para gjykatës kushtetuese pikërisht në pjesën e gjyqësorit, fakt është se kemi mendim negativ nga Komisioni i Venecias kur bëhet fjalë për dygjuhësinë në gjyqësor sepse së pari nuk kemi resurse të mëdha për ta implementuar dhe e dyta nuk garantohet sundimi i së drejtës dhe për këtë shkak ata fuqishëm na rekomandojnë që të kthehemi në ligjin e vitit 2008-2009. Njëkohësisht është fakt se studentët të cilët mësojnë fakultetin juridik në gjuhën amtare në këtë rast në gjuhën shqipe kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe janë pjesë e sistemit arsimor në RMV, kështu që ne kemi formuar komisioni i cili është përbrë nga ekspertë juridik dhe ai komision punon në gjendjen e zgjidhjes e cila do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare, po ashtu është fakt se dje pamë një numër të madh i aktivistëve dhe funksionar të lartë të cilët ishin në protestës dhe i dhanë konotacion politik. Për këtë i kemi informuar aleatët në NATO por edhe të BE-së për tentim të opozitës në një mënyrë që të bëjnë destabilizim dhe kjo nuk gjet në miratim nga përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Mickosk
Lajme nga vendi
Ndërpritet mbledhja nlë Parlament, Dauti kërkon respektim të gjuhës shqipe!
Deputetja opozitare Ilire Dauti sot ka protestuar gjatë një mbledhjeje në kuvend për të drejtat e gruas dhe meshkujve për mungesën e dokumentacionit përkatës në gjuhën shqipe të ofruar nga sekretariati i legjislativit, raportojnë mediat maqedonase.
Press24.mk shkruan se sot në mengjes gjatë debatit u shkaktuar një “kaos”, pasi që deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët reagoi për shkak të mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Sipas këtij mediumi, zonja Dauti kërkoi një ndërprerje të mbledhjes sepse dokumentet për debatin nuk ishin në gjuhën shqipe, por vetëm maqedonase.
“Si mund të flasim për dhunë sot kur unë vetë isha viktimë e dhunës psikologjike”, citohet Dauti të ketë thënë nga ky medium.
Pas disa minutash tensionesh, u bë një pushim për të qetësuar tensionet.
Mbetet e paqartë nëse në vazhdim u sollën dokumentacioni i mbledhjes edhe në gjuhën shqipe.
Lajme nga vendi
DAP: Të mërkurën do të ketë ndërprerje të përkohshëm të sistemit e-Tatime
Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton tatimpaguesit dhe përdoruesit e sistemit e-Tatime se për shkak të një përmirësimi teknik të planifikuar të sistemeve të IT-së, të mërkurën, më 08.04.2026, duke filluar nga ora 14:00, do të ketë një ndërprerje të përkohshme në funksionimin e sistemit dhe shërbimeve elektronike.
Me qëllim që të sigurohet përmbushja e pandërprerë e detyrimeve tatimore, i nxisim të gjithë përdoruesit të përfundojnë aktivitetet e tyre para se të fillojë ndërprerja.
Pas përfundimit të aktiviteteve teknike, sistemi do të jetë përsëri i disponueshëm për përdorim.
Nga DAP njëkohësisht falënderohen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Lajme nga vendi
LSDM kërkon përgjegjësi nga ZNAM, lidhur me skandalin e keqpërdorimit të fëmijëve për qëllime politike (VIDEO)
LSDM-ja opozitare kërkon përgjegjësi nga Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe partia e tij “ZNAM” lidhur me skandalin e keqpërdorimit të fëmijëve për qëllime politike. Ngjarja ka ndodhur në Shkollën Fillore “Koço Racin” në Kumanovë. Sipas LSDM-së, nxënësit e kësaj shkolle janë detyruar të këndojnë këngën e fushatës zgjedhore të Dimitrievskit gjatë një aktiviteti që ishte paralajmëruar si humanitar.
“Në vend të humanizmit të vërtetë ashtu siç ishte paralajmëruar, opinioni pa diçka krejtësisht të kundërt, fëmijë të keqpërdorur dhe të vënë në funksion të propagandës politike, të detyruar të këndojnë një këngë nga fushata zgjedhore e Dimitrievskit. Përpjekjet e ZNAM-it për ta arsyetuar skandalin janë të turpshme, videoja e ngjarjes flet vetë. Duke pasur parasysh cilësinë e këngës, në ZNAM mund të mendojnë se ajo duhet të vendoset si e detyrueshme në shkollat fillore, në kuadër të orëve të edukimit muzikor”, deklaroi Rozalija Angellovska, Komisioni për Arsim, LSDM.
Lëvizja ZNAM hodhi poshtë akuzat e LSDM-së duke i quajtur të rreme dhe dashakeqe. Sipas tyre, ngjarja ishte një aksion humanitar i organizuar tërësisht nga prindërit dhe artistët, pa asnjë lloj detyrimi apo organizimi partiak.
“Në mungesë të ideve, LSDM shpik skandale. Është kulmi i hipokrizisë që një parti që ka keqpërdorur çdo institucion për vite me radhë, sot të mbajë leksione mbi moralin” thuhet në reagimin e Lëvizjes “ZNAM”, tha Lëvizja “ZNAM”.
LSDM-ja shpikë skandale
LSDM s’mund të mbajë leksione
Një ditë më parë, në Shkollën Fillore “Koço Racin” në Kumanovë kryesia e prindërve organizoi një aksion humanitar me të ftuar të ndryshëm, mes tyre politikanë dhe këshilltarë komunalë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen momentet kur nxënësit këndojnë këngën në gjuhën rome e cila gjatë fushatës së zdhedhjeve lokale ishte kënga identifikuese e kryetarit aktual të Kumanovës, Maksim Dimitrievski./Alsat.mk.
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

