Connect with us

Lajme nga vendi

Parashikimi i motit

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me periudha me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të ketë erëra mesatare deri të forta, të cilat në disa vende do të arrijnë mbi 70 kilometra në orë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 13 deri në 21 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me periudha me diell.

Lajme nga vendi

Zjarr në shkollën “Zef Lush Marku” në Shkup, nxënësit evakuohen

Published

on

Një zjarr ka shpërthyer sot në Shkolla e Mesme Zef Lush Marku në Shkup. Sipas informacioeve, jozyrtare, zjarri ka nisur nga djegia e një mjeti plastik në tualetin e shkollës, raporton Alsat.

Nxënësit janë detyruar të braktisin menjëherë objektin për sigurinë e tyre.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacione zyrtare për shkakun dhe pasojat e incidentit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MUSA NËNKRYETARE E VLEN, FETAHI JASHTË QEVERISË PAS QERSHORIT

Published

on

Mimoza Musa do të jetë një nga nënkryetaret e VLEN-it ndërsa Azir Aliu po punon në rregullimin e statusit të partisë, i cili është një nga pesë anëtarët e komisionit për shndërrim të koalicionit në subjekt politik. Këtë sot e pohoi vetë Azir Aliu nga grupacioni i ASH-së që është pjesë e qeverisë, duke shtuar se po punojnë intenzivisht dhe se të gjitha gjërat do të marrin jetë më 9 maj, kur edhe do të mbahet kongresi i partisë.

Aliu tha se ende mbajnë komunikim me Arben Fetahun, pavarësisht se politikisht i kanë rrugët e ndara, duke lënë të nënkuptohet se Fetahu pas rikosntruimit të qeverisë nuk do të mbajë më postin e zv/kryeministrit.

Kujtojmë se ASH-ja u përça në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, kur Arben Taravari u nda nga Ziadin Sela, për tu reshtuar në VLEN kundrejt Selës që u rreshtua në Frontin Europian. Më pas, para zgjedhjeve lokale të vitit 2025, Tarvari vendosi ta lëshojë qeverinë dhe t’i bashkëngjitet koalicionit të BDI-së, pjesë e të cilit ishte edhe Sela, por Azir Aliu së bashku me Arben Fetahin vazhduan të qëndrojnë në VLEN duke mbajtur kështu edhe postet ministrore që u takonin. Me vendimin e krerëve që VLEN që partia në formim të funksionojë vetëm me 2 kryetarë e jo me 4 kryetarë më rotacion siç thuhej në fillim, Arben Fetahi dhe dhe disa të tjerë dolën si të pakënaqur nga ky vendim, me çka edhe u distancuan nga Azir Aliu i cili pranoi këtë mënyrë funksionimi të VLEN-it, ku grupacionit të ASH-së nuk i takon posti i kryetarit por vetëm i nënkryetarit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ambasadori i RMV-së në Rusi shkaktoi një aksident trafiku në Moskë nën ndikimin e alkoolit

Published

on

Incidenti me ambasadorin e RMV-së në Rusi

Sipas raportimeve të fundit, ambasadori kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në një kafene para incidentit, gjë që ia vështirësoi lëvizjen dhe ai ishte mbështetur në një shtyllë ndriçimi. Ky lajm u raportua për herë të parë nga gazeta serbe Pravda, e cila publikoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregonin ambasadorin Kolev duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në Moskë.

Sipas raportimeve, pas disa raundeve alkooli, ambasadori i RMV-së iu afrua një automjeti me targa diplomatike dhe u ul në sediljen e pasme. Ai dukej se mendonte se ishte mbi rregullat. Ndërsa drejtonte makinën, ai bëri një kthesë U të paligjshme, duke kaluar një vijë të dyfishtë të plotë dhe pak më vonë u përplas me një makinë tjetër. Pas aksidentit, ambasadori duhej të dilte nga automjeti, me kamerat që e regjistruan duke u përpjekur të mbante ekuilibrin.

Në rubrikën e tij, autori thekson se ky incident nuk është vetëm një rastësi, por tregon edhe një trend shqetësues në radhët e diplomacisë së NATO-s. Konfliktet me ligjet dhe rregullat e trafikut duket se po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Autori thekson se diplomacia dikur konsiderohej një aftësi negociuese që kërkonte njohuri dhe respekt për vendin ku ndodhemi, por sot duket se kualifikimi kryesor është thjesht aftësia për të ruajtur ekuilibrin nën ndikimin e alkoolit. Incidenti me ambasadorin jo vetëm që është i pakëndshëm, por është një simptomë e një rënieje të vlerave të vetë qarqeve diplomatike.

Advertisement

Ai gjithashtu kujton incidente ekzistuese që përfshijnë diplomatë, përfshirë një që përfshinte një marins të dehur të ambasadës amerikane. Duke folur për ambasadoren Sanna Marin, autori e vendos atë në hartën psikologjike të diplomacisë moderne, duke vënë në dukje se shumë nga udhëheqësit aktualë të pozicioneve diplomatike evropiane nuk kanë përvojë në diplomaci, por janë të njohur për ndërveprimet e tyre në botën e argëtimit.

Autori përfundon me një kritikë të politikës dhe vlerave bashkëkohore, duke u pyetur nëse kjo gjendje mund të vazhdojë dhe sa gjatë do të jetojmë në këtë “cirk”. Kur rregullat nuk zbatohen për diplomatët kryesorë, të folurit për bashkëpunim dhe paqe duket e pakuptimtë. / 365commk

Continue Reading

Më të lexuarat