Connect with us

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA I RIKTHEHET FITORES – PELISTERI “VRASËS” I FAVORITËVE!

Published

on

Shkëndija  shënoi  fitore të  sigurt  në transfertë me  Rabotniçkin në Shkup 0-3, ndërsa Pelisteri dhe Vardari  luajtën me barazim pa gola në Manastir, në kuadër të javës së 26-të  në Ligën e parë të futbollit vendor.

Shkëndija ka marrë fitore bindëse 3:0 në transfertë me Rabotniçkin në  Shkup.

Dy gola të Endrit Krasniqit dhe një të Fabrice Tambës sollën fitoren e 19-të sezonale për ekipin kuqezinj. 

Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri theksoi se fitorja vjen në një moment të duhur kurse ekipi i tij ka reaguar në mënyrë pozitive pas asaj disfate në Tetovë kundër Pelisterit

  “E dominuam takimin nga fillimi deri në fund, përveç një gabimi individual në fillimin e pjesës së dytë ku na shpëtoi portieri. Pjesa tjetër ishte e kontrolluar nga ana jonë dhe ishte një fitore e cila na duhej në këto momente për shkak se, të them të drejtën, edhe ne si staf, edhe futbollistët, edhe opinioni, edhe tifozët, të gjithë e përjetuam shumë rëndë atë humbje me Pelisterin. Ishte një humbje e papritur, por futbolli i ka këto situata dhe ne duhet mbas humbjes të reagojmë dhe të luftojmë çdo ndeshje pastaj për trepikëshin.” ka deklaruar trajneri Jeton Beqiri.

Advertisement

 Pas Shkëndisë në Tetovë, Pelisteri ia “prishi hesapet” edhe një favoriti për titullin kampion. Në Manastir nën dritën e reflektorëe ndeshja kundër Vardarit përfundoi pa gola.

Ky barazim ka një peshë të madhe duke ndezur “betejën” për titullin kampion.

Me këtë pikë Vardari bëri një hap prapa në garën me Shkëndinë, kurse Pelisteri tregoi se është “vrasës” i favoritëve pasi drejtpërdrejtë po ndikon se ku do të përfundojë titulli i Kampionit.

Teksa kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të kampionatit diferenca mes Vardarit dhe Shkëndisë tani është 1 pikë.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat