Të interesuarit mund të aplikojnë në këtë link.
Lajme nga vendi
Udhëtim falas në Evropë për të rinjtë: BE ofron më shumë se 40.000 bileta, aplikime edhe për Maqedoninë
Si mund të hyni në konkurs?
Këtë vit, kushdo që ka lindur midis 1 korrikut 2007 dhe 30 qershorit 2008 mund të aplikojë.
Regjistrimi është i mundur edhe para se të mbushin 18 vjeç, por pjesëmarrësit duhet të jenë në moshë madhore para fillimit të udhëtimit.
Si duket aplikimi?
Mund të aplikoni deri më 22 prill në Portalin Evropian të Rinisë.
Aplikimi mund të jetë individual ose në grup prej pesë anëtarësh.
Pas aplikimit, kandidatët duhet të zgjidhin një kuiz të shkurtër rreth Bashkimit Evropian dhe një pyetje shtesë, pas së cilës Komisioni Evropian dhe agjencia përkatëse do të zgjedhin fituesit.
Udhëtoni deri në 30 ditë në Evropë
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të jenë në gjendje të udhëtojnë me makinë nëpër Evropë midis 1 korrikut 2026 dhe 30 shtatorit 2027.
Udhëtimi mund të zgjasë deri në 30 ditë, me një maksimum prej shtatë ditësh të parashikuara për drejtimin me makinë për ata që duhet të arrijnë në hekurudhën e parë evropiane me atë mjet.
Program që ka tërhequr miliona të rinj
Programi DiscoverEU u lançua në vitin 2018 dhe ka gjeneruar interes të madh deri më tani.
Sipas të dhënave të BE-së, më shumë se 1.9 milion të rinj kanë aplikuar deri më tani, ndërsa rreth 431.000 prej tyre kanë pasur mundësinë të udhëtojnë falas nëpër Evropë.
Kjo iniciativë synon t’i afrojë të rinjtë me vendet evropiane, kulturën dhe mundësitë e ofruara nga BE-ja.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

