Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot me diell dhe vranësira

Published

on

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të moderuara. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here do të jetë më e fuqishme nga drejtimi juglindor.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të moderuara, me erë mesatare deri të fuqishme nga drejtimi juglindor.

Sipas njoftimeve nga DPHM, nga nesër deri të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të përkohshme lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 21 gradë Celsius

Lajme nga vendi

DISFATA E ORBANIT: PËRPLASJE LSDM – VMRO DPMNE!

Published

on

Hungaria zgjodhi Evropën në vend të Rusisë – ka qenë reagimi i socialdemokratëve pas disfatës së partisë së Orbanit në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Po bien regjimet autokratike. Në radhë është Vuçiqi kurse pas tij dhe Mickoski – shprehen nga LSDM-ja.

Por, LSDM-ja pretendon se me rënien e regjimit të Orbanit së shpejti mund të zbulohen kombinimet sekrete midis Orbanit dhe Mickoskit, ku përmenden katër shtylla; Perandoria mediatike, telekomunikimet, Energjetika dhe Infrastruktura dhe kreditë dhe paratë.

LSDM

Gati 40% e hapësirës mediatie në Maqedoni është nën kontroll të drejtpërdrejtë të njerëzve të Orbanit. Kompania “4iG” mori licensë si operator i tretë mobil në Maqedoni. Rrethi i Orbanit kishte ndikim edhe në sektorin energjetik dhe hekurudha.Hungaria dhe miliarda euro kredi, para kineze, për Qeverinë Mickoski që duhet të paguhen nga nipërit tanë. LSDM do të kërkojë hetime të plota për të gjitha kombinimet biznesore midis Orbanit dhe Mickoskit”

Advertisement

Kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE. Partia në pushtet thotë se me Hungarinë ka bashkëpunim dhe marrëveshje zyrtare, e jo lidhje sekrete biznesore.

VMRO DPMNE

“Së pari, s`ka lidhje sekrete me Viktor Orbanin dhe partinë e tij. Së dyti, ka marrëveshje zyrtare shtetërore. Kjo do të thotë Marrëveshje midis Maqedonisë dhe Hungarisë si shtete të Evropës që bashkëpunojnë në shumë fusha. Filipçe le të vetëdijësohet dhe le të merret me punën e tij parësore, që ta heq LSDM-në nga Zaevi, më saktësisht të distancohet nga lidhjet e tij kriminale të biznesit”

Humbja e zgjedhjeve të partisë së Orbanit ka kthyer në fokus edhe ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski i cili gjendet I arratisur në Hungari ku përfiton nga azili i fituar.

Çështja që ngritet është nëse epoka e re e Hungarisë do ta implikojë dhe çështjen e kthimit ose ekstradimit të Gruevskit.

Advertisement

Nga aspekti juridik, opsionet janë të kufizuara dhe shumë të qarta. Për momentin ai ka dënim të plotfuqishëm në Maqedoninë e Veriut, kurse në Hungari ka statusin e të arratisurit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

SFIDAT E BUJQVE NË POLLOG – PLEHRAT ARTIFICIAL DHE MUNGESA E FUQISË PUNËTORE!

Published

on

Rritja e çmimeve të plehrave artificial por edhe preparateve tjera bujqësore si dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë goditur rëndë veprimtarinë bujqësore në vend.

Krahas rritjes së çmimeve, plehra artificial ka në sasi të kufizuar dhe nuk mund të gjenden kudo.

Kjo po reflektohet edhe tek bujqit dhe pemëtarët e Pollogut.

Tv Koha pyeti disa prej tyre se si është situata me çmimin e plehrave artificial dhe si po reflektohet kjo në veprimtarinë e tyre.

AMET ISMAILI – Bujk dhe pemëtarProblemi i çmimeve, plehrat artificial janë rritur për 15% deri 20% dhe ka mungesë të tyre në treg, pesticidet dhe herbicidet gjithashtu edhe ato 10% deri në 15% janë rritur çmimet, mirëpo ne e kemi patjetër t’i kultivojmë këto dhe jemi të detyruar t’i paguajmë me këto çmime që do ndikojë në fitimin tonë gjatë shitjes, edhe çmimet tona duhet të rriten në bazë të kësaj rritjeje që është bërë me plehrat dhe pesticidet”.

Advertisement

Bujqit e kontaktuar nga Tv Koha thonë se pranvera vjen me harxhime shtesë për rendimentet e tyre, kurse çështja e rritjes së çmimeve të plehrave artificial vështirëson punën e tyre në terren.
HAQIM DEARI – Bujk “Po shikoni, për çdo vit me vështirësi i kemi rezistuar këto çmime, por sivjet është gjendja pak më alarmante me këtë krizën botërore që është tani, çmimet janë të papërballueshme pothuajse, dhe kemi mbet në mëshirë e asaj se si mund të gjendemi vetvetiu, pasi që mungon në këtë shtet, e në përgjithësi në rajon, sa kemi parë e dëgjuar, nuk ka organizim e një zgjidhje sistematike, merremi me zgjidhje parciale, kushtimisht të themi anësore, tani këtë detyrë duhet ta kryejnë institucionet shtetërore, ato në një far mënyre vetëm na heqin qafe kushtimisht të themi, dhe me zgjidhje parciale nuk zgjidhen këto probleme.”

Fushat në Pollog kanë nisur të gjallërojnë. Edhe ato pak bujq që merren me këtë veprimtari thonë se po përballen me shumë sfida. Sfida më e madhe është mungesa e fuqisë punëtore.

AMET ISMAILI – Bujk dhe pemëtar Kemi filluar me krasitjen e mollëve dhe në përgjithësi mundohemi t’i bëjmë vetë, arsyeja është se nuk ka punëtorë, ato që janë pak dhe çmimi i punëtorëve ka shkuar shumë lartë dhe nuk kemi llogari për t’i marrë. Kryekëput nuk ia vlen, për atë të rinjtë nuk angazhohen në këto biznese, arsyeja është e njohur shkaku se fitimet janë shumë të ulëta dhe do shumë forcë punëtore.

HAQIM DEARI – Bujk “Tash jemi në fazën përgatitore për mbjelljet pranverore, siç e shihni edhe këtu në teren se pjesa më e madhe e arave janë lëvruar janë përgatitur për mbjellje, me kushtet e para atmosferike do fillojmë edhe me mbjelljen e kulturave pranverore si misri e disa kultura të tjeraFaza më e vështirë është faza e pranverës sepse ka harxhime të tepërta, pasi në këtë periudhë duhet të sigurohet naftë, plehrat artificial, e shumë e shumë harxhime tjera sa i përket spërkatjes së këtyre preparateve kundër kullosave në përgjithësi”.

Lufta në Lindjen e Mesme ka goditur furnizimin me ushqim përmes dërgesave të plehrave artificial, paralajmëroi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Advertisement

Para luftës më shumë se 30% e furnizimeve botërore me lloje të ndryshme të plehrave artificial ka kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ndërprerja e tranzitimit përmes Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të çmimit të plehrave artificial nëpër tregjet botërore për shkak se gazi është lënda e parë kryesore në prodhimin e tyre.

Continue Reading

Lajme nga vendi

TETOVARI BEKIM AHMEDI HERO NË NORVEGJI!

Published

on

Mediat e Norvegjisë e kanë pagëzuar hero tetovarin Bekim Ahmedi I cili në një lagje të kryeqendrës Oslo hyri në flakë për të shpëtuar fqinjët nga zjarri që shpërtheu në ndërtesë.

Sipas medias norvegjeze VG.no, tetovari 29-vjeçar Bekim Ahmedi bashkë me një 26 vjecar tjetër me emrin Magnus Kevin Strige, të dielën kishin dëgjuar disa britma të cilat vinin nga ndërtesa ngjitur dhe reagoi menjëherë për t`u dalë në ndihmë banorëve.

Bekimi për mediat norvegjeze kishte thënë se nuk pati kohë të mendonte për asgjë tjetër përveç njerëzve që jetojnë në ndërtesë.

Të dy, Ahmedi dhe Strige, patën vështirësi në frymëmarrje dhe janë trajtuar në spitalin Ulleval.

Autoritetet e Norvegjisë thanë se 16 persona u dërguan në spital pas zjarrit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat