Lajme nga vendi
Ulen çmimet e derivateve
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,73 % në raport me vendimin e datës 6.4.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,50 denar/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,084 den/kg dhe do të jetë 49,227 den/kg.
Nga data 15.3.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82,00 (denarë/litër)
Lajme nga vendi
BIE ÇMIMI: DIZELI MË LIRË PËR 2.5 DENARË, BENZINAT PËR 1.5 DENARË!
Derivatet e naftës lirohen mesatarisht për 2.73%.
Nga mesnata një litër naftë do të shitet për 95.5 denarë, EUROSUPERI BS-95 për 82 denarë, kurse EUROSUPERI BS-98 do të kushtojë 84 denarë.
Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin për konstatimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë për derivatet e naftës dhe karburantet e transportit.
Sipas vendimit, çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është 96.5 denarë për litër, çmimi i mazutit do të jetë 49.227 për kilogram.
Komisioni Rregullator për Energjetikë sqarojnë se korigjimi i çmimeve është si rezultat i uljes së çmimeve referenciale në bursat botërore, si dhe lëvizjes së kursit të denarit lidhur me dollarin amerikan.
Benzina ulet mesatarisht për 2.7%, dizeli për 3.25%.
Në arsyetim potencohet se gjatë formimit të çmimeve janë marrë parasysh edhe akcizat, harxhimet për distribuim, kompensimi për rezervat dhe harxhimet ekologjike, konform metodologjisë në fuqi.
Lajme nga vendi
Ministria e Ekonomisë dhe Punës: Rritje minimale e çmimeve, ulje e marzhit tregtar te produktet bazë
Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, përpiloi analizë krahasuese të lëvizjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe joushqimore, në përputhje me konkluzionin e miratuar në seancën e 162-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Analiza përfshin çmimet e 55 produkteve më të shitura, të përcjella në katër zinxhirë tregtar me pozicionim të ndryshëm të çmimeve, në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill të vitit 2026.
Rezultatet tregojnë se në periudhën e analizuar është regjistruar rritje minimale e çmimeve të shitjes prej 0,43%, derisa çmimet e blerjeve shënojnë rritje diçka më të lartë prej 1,01%. Në të njëjtën kohë, marzhi mesatar i fitimit bruto te tregtarët është ulur nga 16,28% në 15,80%, gjë që tregon se një pjesë e presionit nga rritja e çmimeve blerëse është absorbuar nga tregtarët, me qëllim që të ruhet stabiliteti i çmimeve për qytetarët.
Në lidhje me kategoritë individuale:
– Тe produktet ushqimore bazë ka rritje të lehtë prej 0,45%, me ç’rast rritje më të madhe ka te kosi, djathi, vezët dhe vaji;
– në rastin e pijeve joalkoolike është regjistruar ulje prej 1,01%;
– te frutat dhe perimet ka rënie prej 0,86%, përkundër rritjes së domateve dhe qepëve;
– te produktet bazë të higjienës është shënuar rritje prej 1,42%.
Ministria vlerëson se lëvizjet e çmimeve në periudhën e analizuar janë mesatare dhe nën kontroll, falë edhe uljes së marzheve tregtare.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive kushtet e tregut dhe, nëse është e nevojshme, të propozojë masat e duhura për stabilizimin e çmimeve.
Lajme nga vendi
TETOVË – PARKINGU PARALEL VAZHDON TË SHKAKTOJ KAOS NË TRAFIK
Vazhdon kaosi në trafik si pasojë e parkimit paralel në Tetovë. Këto pamje që po shihni vazhdojnë të jenë përditshmëri, ndërsa situata pritet të përkeqësohet me ardhjen e mërgimtarëve gjatë sezonit të verës. Nga data 1 janar deri më 13 prill të këtij viti, në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës janë regjistruar 1300 gjoba për parkim paralel dhe parkim në vend të gabuar, por megjithatë kjo, si duket, nuk e ka zgjidhur problemin. Përveç gjobave, shërbimi komunal i merimangës ka ngritur mbi 1 mijë vetura vetëm për këto 3 muaj.
FATMIR REXHEPI – ZËDHËNËS I SPB TETOVË
“Sa u përket keqparkimeve në qytetin e Tetovës, pjesëtarët e policisë të Stacionit për Siguri në Trafikun Rrugor, gjatë këtyre tre muajve e gjysmë të vitit 2026, kanë shqiptuar diku 1300 gjoba sa i përket keqparkimit, kurse shërbimi komunal i merimangës ka ngritur mbi 1 mijë automjete, për të cilat janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe shoferët do të ballafaqohen me gjoba. Sa i përket gjobave, numri më i madh i tyre janë për parkim në rend të dyfishtë, në zonë të udhëkryqeve, rreth rrotullimeve, vijave të bardha dhe trotuareve.”
Por qendra e qytetit nuk është i vetmi vend ku shoferët e pandërgjegjshëm bllokojnë rrugën. Edhe në pjesët e tjera të qytetit na përsëritet i njëjti problem. Përveç ngadalësimit dhe ngulfatjes së trafikut, sfidë në vete është kalimi i ndihmës së shpejtë, kalimi i zjarrfikësve dhe i policisë nëpër lagjet me rrugë më të ngushta në periferi të Tetovës.
Ekipi i Televizionit Koha para disa ditësh qëndroi edhe në transportin publik, ku pamë nga afër se si shoferët e autobusëve përballen me vështirësi dhe bllokim në trafik, pikërisht për shkak të parkimit paralel si dhe parkimit të veturave në vendet e parapara për ndalim të autobusëve.
Ndërkohë, edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, para disa ditësh i tha TV-Kohës se është i vetëdijshëm për problemin me parkimin paralel, nga ku paralajmëroi se komisioni i formuar nga ana e Komunës së Tetovës pritet që së shpejti të japë zgjidhje, duke trefishuar numrin e parkingjeve për vetura dhe duke intervenuar për ndryshimin e regjimit të komunikacionit në disa rrugë që paraqiten si problematike. Deri në zgjidhjen e këtij problemi, Kasami u bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos pengojnë qarkullimin e lirë në Tetovë duke u parkuar në vende jo adekuate.
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

