Lajme nga vendi
“Gjuha shqipe në Maqedoni një rrezik i vërtetë”, Ali Ahmeti: Pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara
Ali Ahmeti: Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni është një rrezik i vërtetë duhet t’i dalim zot të gjithë gjuhës që e flasim të gjithë. Gjuha shqipe në Maqedoni me marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar dhe të garantuar nga SHBA me përfaqësues të dërguarin e Bush, është nënshkrues dhe BE, është garantues NATO, dhe ne e kemi besuar në autoritetin e SHBA, BE dhe NATO-s. Kemi pranuar marrëveshjen në Ohër, kemi punuar bashkarisht.
Suksesi i marrëveshjes së Ohrit, nga simbolet kombëtare, arsimi e folura në administratë e gjuhës shqipe, dhe ligjit të gjuhës shqipe që e flasin mbi 20 % e qytetarëve, gjithashtu është gjuhë zyrtare.
Cdo koment tjetër që mund të bëhet, është vetëm për të gërryer marrëveshjen e Ohrit dhe për ti ndryshuar karakterin marrëveshjen. Përgjegjësinë e kemi të përbashkët, Maqedonia ka ardhmëri vetëm me shqiptarët pa to Maqedonia nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara.
Lajme nga vendi
POROJ – PËRKUJTOHET 27-VJETORI I RËNIES SË DËSHMORIT MUJDIN ALIU
Në fshatin Poroj u shënua 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit Mujdin Aliu, i cili ra në betejën e lavdishme të Koshares. Me këtë rast, familjarë, bashkëfshatarë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar jetën dhe veprën e tij. Pranë vendit përkujtimor u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe në shenjë respekti për sakrificën e dëshmorit. Bashkëveprimtarët e tij kujtuan sakrificën e tij dhe të familjes së tij në çlirimin e themelimin e shtetit të pavarur të Kosovës duke nderuar veprën dhe vendosmërinë e dëshmorit, Mujdin Aliu.
Deklaratë – XHEMAIL JUSUFI – Ish luftëtar
Deklaratë – LUAN VELIU – Ish luftëtar
Deklaratë – FAZLI VELIU – SHVL-UÇK
Të pranishmit vlerësuan lart kontributin e Mujdin Aliut, duke theksuar se ai mbetet simbol i guximit dhe përkushtimit për lirinë e atdheut. Në fjalët e tyre u nënvizua se sakrifica e dëshmorëve është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria që gëzojmë sot.
Në përfundim të ceremonisë, u përsërit zotimi se kujtimi dhe vepra e dëshmorëve do të ruhen dhe do të përcillen brez pas brezi.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Mujdin Aliu!
Lajme nga vendi
BIE ÇMIMI: DIZELI MË LIRË PËR 2.5 DENARË, BENZINAT PËR 1.5 DENARË!
Derivatet e naftës lirohen mesatarisht për 2.73%.
Nga mesnata një litër naftë do të shitet për 95.5 denarë, EUROSUPERI BS-95 për 82 denarë, kurse EUROSUPERI BS-98 do të kushtojë 84 denarë.
Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin për konstatimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë për derivatet e naftës dhe karburantet e transportit.
Sipas vendimit, çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është 96.5 denarë për litër, çmimi i mazutit do të jetë 49.227 për kilogram.
Komisioni Rregullator për Energjetikë sqarojnë se korigjimi i çmimeve është si rezultat i uljes së çmimeve referenciale në bursat botërore, si dhe lëvizjes së kursit të denarit lidhur me dollarin amerikan.
Benzina ulet mesatarisht për 2.7%, dizeli për 3.25%.
Në arsyetim potencohet se gjatë formimit të çmimeve janë marrë parasysh edhe akcizat, harxhimet për distribuim, kompensimi për rezervat dhe harxhimet ekologjike, konform metodologjisë në fuqi.
Lajme nga vendi
Ministria e Ekonomisë dhe Punës: Rritje minimale e çmimeve, ulje e marzhit tregtar te produktet bazë
Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, përpiloi analizë krahasuese të lëvizjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe joushqimore, në përputhje me konkluzionin e miratuar në seancën e 162-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Analiza përfshin çmimet e 55 produkteve më të shitura, të përcjella në katër zinxhirë tregtar me pozicionim të ndryshëm të çmimeve, në periudhën nga 1 shkurti deri më 1 prill të vitit 2026.
Rezultatet tregojnë se në periudhën e analizuar është regjistruar rritje minimale e çmimeve të shitjes prej 0,43%, derisa çmimet e blerjeve shënojnë rritje diçka më të lartë prej 1,01%. Në të njëjtën kohë, marzhi mesatar i fitimit bruto te tregtarët është ulur nga 16,28% në 15,80%, gjë që tregon se një pjesë e presionit nga rritja e çmimeve blerëse është absorbuar nga tregtarët, me qëllim që të ruhet stabiliteti i çmimeve për qytetarët.
Në lidhje me kategoritë individuale:
– Тe produktet ushqimore bazë ka rritje të lehtë prej 0,45%, me ç’rast rritje më të madhe ka te kosi, djathi, vezët dhe vaji;
– në rastin e pijeve joalkoolike është regjistruar ulje prej 1,01%;
– te frutat dhe perimet ka rënie prej 0,86%, përkundër rritjes së domateve dhe qepëve;
– te produktet bazë të higjienës është shënuar rritje prej 1,42%.
Ministria vlerëson se lëvizjet e çmimeve në periudhën e analizuar janë mesatare dhe nën kontroll, falë edhe uljes së marzheve tregtare.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive kushtet e tregut dhe, nëse është e nevojshme, të propozojë masat e duhura për stabilizimin e çmimeve.
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

