Lajme nga vendi
Pasi Stafa e pranoi fajin, Prokuroria ngriti akuzë kundër gjyqtarit Gjoko Ristov
Pasi ish Avokati i Shtetit Fehmi Stafa e pranoi fajin se ka marrë ryshfet prej 50 mijë eurove dhe u dënua me 15 muaj burg, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuzë kundër gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov.
Stafa ka pranuar se paratë që i ka marrë për ta shpëtuar nga paraburgimi të akuzuarin Lupço Pecov, kanë qenë të destinuara për ta korruptuar gjyqtarin Gjoko Ristov. Ndërkohë Prokuroria pas një hetimi kundër Gjoko Ristovit, në shtëpinë e prindërve të tij i janë gjetur 350 mijë euro të fshehura në një bunker në mur për të cilat nuk ka prova për prejardhjen e atyre parave. Prokuroria në bazë të deklarimit të Stafës bën lidhjen e parave të ryshfetit me paratë e gjetura te shtëpia e gjyqtarit Ristov. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Dramë në Shkup: Grabitje e armatosur në një kazino, policia në ndjekje të autorëve
Një dramë e vërtetë është zhvilluar mbrëmë në lagjen Aerodrom të Shkupit, pasi dy grabitës të armatosur me armë zjarri kanë hyrë me forcë në një kazino në qendrën tregtare “Shkupjanja” dhe kanë kryer një grabitje.
Sipas informacioneve të publikuara nga “Sloboden Peçat”, sulmuesit pas grabitjes janë arratisur drejt bregut të lumit Vardar, pas së cilës policia ka nisur një ndjekje intensive nëpër rrugët e lagjes.
Në vijim e sipër është tentativa për rrethimin e tyre, ndërsa i gjithë rajoni është nën prani të shtuar policore.
E gjithë lagjja ndodhet nën rrethim policor.
Lajme nga vendi
Memishi pret në takim zv/ministren Sadiku: Mbetemi të përkushtuar për të rritur investimet në sport
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka pritur sot në një takim zyrtar zv/ministren e sportit, znj. Safije Sadiku, ku gjatë takimit u zhvilluan një diskutim i frytshëm lidhur me projektet aktuale dhe ato të planifikuara në komunë, me fokus të veçantë në avancimin e infrastrukturës sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional si një faktor kyç për realizimin e projekteve konkrete që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Kryetari Memishi ritheksoi përkushtimin e komunës për të rritur investimet në sport dhe për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë, duke e konsideruar sportin si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit shoqëror dhe promovimit të vlerave pozitive.
Lajme nga vendi
ZEKOLLI SIGURON: “KORRIDORI 8” DO TË KETË DALJE NË SHQIPËRI
“Korridori 8 do të ketë dalje në Shqipëri patjetë”. Kështu së paku thotë zv/ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli e cila thotë se aktualisht priten që të vijnë përfaqësuesit e UNESCO-s për të gjetur zgjidhje ndërsa paralajmëron se gjysmës së parë të vizit 2026 do të flasin për aletrnativë në qoftë se traseja aktuale nuk është mirë e planifikuar.
“Në korridorin 8 po punohet në të gjitha segmentet. E dini se aktualisht segmenti Trebenisht-Qafthanë edhe për aty tani në muajin maj Kryeministri paralajmëroi që do ti pret përfaqësusit e UNESCO-s për të gjetur një zgjidhje. Raporti përfundimtar është në muajin Qershor dhe tutje do të shohim se çfarë alternative dhe modaliteti do të gjejmë por patjetër do të kemi lidhshmëri me shqipërinë dhe patjetër që struga do të jetë e kyçur”.
Zekolli Shaqiri tha se pas përfundimit të marrëveshjes me Kinezët për segmentin Kërçovë-Ohër kanë gjetur zgjidhje tjetër për finansim dhe përfundim të punimeve që janë nisur shumë vite më parë. Sipas saj, nuk parashihet shtyerje e afatit ndërsa i njëjti pritet të përfundojë në vitin 2026 por Qeverisë do i duhen edhe 3 muaj shtesë për të marr lejen që autostrada të lëshohet në përdorim..
“Sa i përket përfundimit të marrëveshjes me kinezët jeni të informuar. Ajo çfarë mund të them është se ne kemi gjetur një zgjidhje. Nuk ishte e lehtë por me ndihmën e bankave vendore ne kemi arritur që ta sigurojmë shumën e nevojshme që puna mos të ketë ndalesë ose të mos pengohet realizimi. Gjithsej ky projekt e dini që kushton 1.2 miljardë euro. 500 milionë euro veçmë janë lëshuar tek kompania Bechtel-Enka, vetëm për vitin 2026 janë lëshuar mbi 90 milionë kështu që nëse ka nevojë për shtesë do të kemi ribalanc të buxhetit dhe do të lëshohen edhe ato mjete të nevojshme”.
Korridori 8 mbetet një projekt strategjik për Maqedoninë e Veriut, por realizimi i tij po shoqërohet me sfida të shumta. Punimet vazhdojnë, megjithëse ka vonesa për shkak të çështjeve mjedisore dhe financiare. Projekti është kthyer edhe në temë përplasjesh politike, me akuza dhe kundërakuza mes palëve. Ndërkohë, ekzistojnë paqartësi për disa segmente dhe kontratën realizuese. Pavarësisht kësaj, autoritetet sigurojnë se ndërtimi do të vazhdojë.
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

