Connect with us

Lajme nga vendi

Weitz: Pa reforma serioze, Maqedonia e Veriut mbetet jashtë procesit dhe humb mjetet evropiane

Published

on

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Weitz, ka porositur se respekti i ndërsjellë midis vendeve anëtare dhe vendeve kandidate është baza e bashkëpunimit tonë në Bashkimin Evropian. I pyetur për rrugën evropiane të shtetit tonë, Weitz në një intervistë për “Euronews Bulgaria”, ka theksuar se vetëm së bashku, veçanërisht në këto kohë gjeopolitike, vetëm së bashku si popuj evropianë, mund të mbrojmë mënyrën tonë evropiane të jetesës dhe vlerat tona evropiane. Ai shtoi se kjo vlen për të gjitha qeveritë, përfshirë edhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut, duke vënë në dukje se gjatë vitit të fundit nuk është parë asnjë përparim dhe asnjë reformë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për fillimin e negociatave, por edhe për agjendën reformuese dhe Planin e Rritjes, duke paralajmëruar se nëse vendi nuk i zbaton reformat e nevojshme, 47 milionë eurot nuk do t’i takojnë asaj, por do të shkojnë për vendet fqinje.

Raportuesi, ndër të tjera, tha se reformat më të rëndësishme për anëtarësim në BE janë ato në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe sigurimit të sistemeve gjyqësore të pavarura që garantojnë drejtësi për qytetarët dhe bizneset, gjë që është kyçe edhe për zhvillimin e vendit. Ai theksoi se pa një status të duhur të sundimit të ligjit, vendi nuk do të tërheqë investitorë të huaj. Duke e cilësuar korrupsionin si një kancer të shoqërive, Weitz u shpreh se mbetet të shihet nëse institucionet dhe autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë vullnetin politik dhe hapësirën për të vepruar, pasi përmirësimet në këtë drejtim janë të domosdoshme dhe të cekura qartë në raport.

Ai gjithashtu shprehu shpresën se përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit do të shërbejë si stimul për skenën politike në Maqedoni, duke vënë re se mbështetja e qytetarëve për BE-në po rritet sepse ata kërkojnë siguri, zhvillim ekonomik, infrastrukturë dhe shëndetësi më të mirë. Weitz përfundoi se nëse Maqedonia e Veriut angazhohet seriozisht për reforma, ende ka një shans për t’u bashkuar me grupin e Shqipërisë dhe Malit të Zi gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian, megjithëse për momentin ai nuk sheh vullnet të mjaftueshëm politik nga qeveria, veçanërisht për pavarësinë e gjyqësorit, por premtoi se do të vazhdojë të mbështesë rajonin për të ecur përpara.

Lajme nga vendi

Pas deklaratave që tronditën mediat: Hoxha pret në takim Mexhitin

Published

on

Pas deklaratave që pushtuan mediat në vend dhe reagimeve të shumta, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka ftuar në një takim një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhitin. Takimi do të mbahet sot në orën 14:00.

Para tre ditëve deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë publikuan disa fotografi “screenshot” nga një grup në whatsApp ku pretendohet se ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut – Denion Meidani ka dërguar një lajm të gazetës “Nova Makedonija” lidhur me një deklaratë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama

Ndërsa pretendohet se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha ia ka kthyer duke thënë: Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?/Alsat.mk.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fronti Evropian kërkon 30 nënshkrime të deputetëve për hapjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga BE

Published

on

Partitë e mbledhura në Frontin Evropian sot kanë nisur mbledhjen e së paku 30 nënshkrimeve për të bërë kërkesën në kuvend, për nisjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese të imponuara nga Bullgaria e Bashkimi Evropian para katër vitesh, përkatësisht për futjen e bashkësisë bullgare dhe të tjera në kushtetutën e vendit të nevojshme për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në bllokun evropian, raporton Zhurnal.mk

Njoftimin e bëri sot deputeti i BDI-së Blerim Bexhesi së bashku me deputetë të tjerë nga Fronti Evropian në një konferencë për shtyp.

“Sot në cilësinë tonë si deputetë të Frontit Evropian, njoftojmë fillimin e procedurës për sigurimin e nënshkrimeve të nevojshme parlamentare për inicimin e ndryshimeve kushtetutese, si një hap i domosdoshëm e i përgjegjshëm institucional për avancimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së maqe së veriut,” tha Bexheti.

Ai kërkoi mbledhjen e së paku 30 nënshkrimeve të deputetëve për të nisur në kuvend procedurën e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, e për çka duhet së paku 80 vota në kuvendin me 120-ulëse deputetësh.
Bexheti në emër të deputetëve të Frontit Evropian iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të kuvendit të të dy kampeve, të shumicës dhe opozitës, që t’i bashkëngjiten kësaj nisme të tyre.

“Prandaj duke filluar nga sot iu bëjmë thirrje të gjithë deputetëve në kvuendin e repiblikës së maqedonisë së veriut, si shumicës parlamentare ashtu edhe të opozitës, përfshirë deputetët e Aleancës për Shqiptarët të zotit Taravari deh zotit Sela, PDH-së, deputetët e pavarur, si dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike që e shohin të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian, e sidomos deputetët e VLEN-it që të japin mbështetjen e tyre duke nënshkruar këtë iniciativë,” tha Bexheti.

Advertisement

Edhe po u mblodhën 30 nënshkrimet e kërkuara për hapje procedure, qëndrimet e VMRO-DPMNE, e Levica mbeten të njëjta e kundër ndryshimeve të imponuara nga Bullgaria dhe 26 vendet e tjera të Bashkimit Evropian, dhe kjo nismë nuk ka gjasa që të arrijë deri tek ndryshimi i kushtetutës.

Kreu i VMRO-DPMNE dhe Kryemnistër,, Hristijan Mickoski, tashmë disa herë e ka kushtëzuar ndryshimin e kushtetutës me respektimin e të drejtave të bashkësisë maqedonase nga Bullgaria dhe garancitë zyrtare nga BE se nuk do të ketë kushtëzime të tjera nga Bullgaria që do të kishin të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase. / Zhurnal.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 26 Prill Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Dje, në orën 08:40, në vendin e quajtur “Qelqore” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti I Policisë për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Gostivar kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga fshati Negotinë e Gostivarit. Ai është kapur duke drejtuar një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Gostivarit pa pasur patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

…..Dje, në orën 19:30, në rrugën lokale Miletinë – Bllacë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë kanë privuar nga liria një 17- vjeçar nga fshati Çellopek i Tetovës. Ai po drejtonte një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Tetovës pa leje drejtimi dhe është përfshirë në një aksident komunikacioni me një motoçikletë “Kavasaki”, të drejtuar nga një 40-vjeçar nga fshati Jançishtë. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

…….Dje, në orën 12:20, në SPB Tetovë, një 68-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm dhe një kontesti gjyqësor që kanë për një arë në fshatin Strimnicë, një 63-vjeçar nga fshati Strimnicë është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe ka dërguar kërcënime për jetën e djalit të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje,  në orën 18:40, në SPB Tetovë është denoncuar se ka shpërthyer një zjarr në një separacion të një firme private në fshatin Zhelinë të Tetovës, pronë e një 73-vjeçari.  Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar. Është kryer inspektimi në vendngjarje.

……Dje, në orën 17:40, në SPB Tetovë, një grua 31-vjeçare nga rrethina e Tetovës, me banim në Tetovë, ka denoncuar se bashkëshorti i saj 35-vjeçar e ka kërcënuar, pas së cilës ajo është larguar nga shtëpia me tre fëmijët e saj të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Advertisement

……Pas mesnate në orën 00:30, në SPB Tetovë, një 26 dhe një 19-vjeçar nga Tetova kanë denoncuar se më datë 26 Prill rreth orës 23:20 në rrugën “Kosovska” dhe rrugën “Solunska”, fqinji i tyre 41-vjeçar i ka kërcënuar me pushkë. Zyrtarët policorë menjëherë e kanë privuar nga liria 41-vjeçarin, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë plastike. Po punohet për dokumentimin e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat