Lajme nga vendi
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë shira lokal dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 20 deri në 25 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa maksimale do të arrijë 25 gradë.
Lajme nga vendi
Promovohet financimi i projekteve të BE-së! Rokas: Në 6 vitet e fundit janë mbështetur 21 komuna
Me titullin “Qeverisje Vendore e Shkëlqyer”, Ambasadori i Bashkimit Europian Mihalis Rokas promovoi financimin e projekteve të BE-së. Ai tha se në gjashtë vitet e fundit janë mbështetur 21 komuna, duke promovuar ekselencën, ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimin. Rokas shtoi se Bashkimi Evropian është partner i besueshëm duke përfshirë edhe komunat në këtë vend.
“Duhet të them se janë projekte shumë të suksesshme. Unë vet kam vizituar së fundmi disa komuna në Bogovinë, në Kumanovë, kam qenë në Ohër, në Strugë, kam qenë në Prilep dhe mund të shoh se ekipet e kryetarëve të komunave janë profesionale, punojnë shumë dhe përmes mbështetjes sonë të vazhdueshme kemi arritur të kemi ekipe komunale efikase dhe efektive. Sigurisht që problemet mbeten, ka shumë çështje mjedisore që komunat duhet t’i adresojnë por, siç e dini, ne jemi shumë aktivë edhe me programet ndërkufitare apo programet e bashkëpunimit rajonal”, tha Mihalis Rokas.
Lajme nga vendi
TETOVË: NJOFTIMI I FBI-së ZBULOI TREG JOLEGAL ONLINE!
Njësia e Krimit Kibernetik e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke vepruar mbi informacionin e marrë fillimisht nga FBI-ja, kreu një hetim të përbashkët të koordinuar në lidhje me një treg të paligjshëm online të njohur si “OLVX”.
Sipas të dhënave zyrtare, tregu ka funksionuar që nga korriku i vitit 2023 dhe përmbante të dhëna personale të komprometuara për mbi 2.600 përdorues dhe 1.500 shitës, ndërsa vlera totale e transaksioneve ka tejkaluar 500.000 dollarë amerikanë.
Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me FBI-në, sipas informacionit fillestar të marrë nga agjencia amerikane.
Mbi bazën e urdhrit gjyqësor të Gjykatës Themelore Tetovë, policia realizoi bastisje në fshatin Reçicë e Madhe, Komuna e Tetovës, te të dyshuarit 20 dhe 23 vjeçar, shtetas të Maqedonisë së Veriut, për të cilët ekziston dyshimi se janë administratorët e tregut. Ata u kapën në vendngjarje duke kryer veprën penale për të cilën dyshohen.
Gjatë kontrollit u konfiskuan kompjuterë, laptopë dhe telefona, të cilët do të analizohen për të siguruar provat e nevojshme për procedurën penale.
Sektori për krim kompjuterik ka njoftuar se hetimet vazhdojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe sigurimin e provave shtesë, në përputhje me ligjet në fuqi.
Lajme nga vendi
VLEN po vjen VLEN nuk lindi rastësisht. Lindi si përgjigje ndaj nevojës së shqiptarëve për ndryshim
VLEN nuk lindi rastësisht. Lindi si përgjigje ndaj nevojës së shqiptarëve për ndryshim, për përfaqësim të ndershëm dhe për një politikë që nuk sillet rreth interesave të ngushta, por rreth qytetarit. Nga pesë subjekte politike që u bashkuan për ndryshim, VLEN po shndërrohet në një subjekt të vetëm politik, me identitet të qartë, përgjegjësi të plotë dhe drejtim të përbashkët.
Të bashkuar rreth një flamuri dhe ideje të përbashkët politike, VLEN po ndërton një koncept modern mbi vlera tradicionale. Një model politik me lidership horizontal dhe inkluziv, ku vendimet nuk varen nga një individ, por nga përgjegjësia e përbashkët, besimi i ndërsjellë dhe interesi i shqiptarëve.
Natyrisht, ky zhvillim nuk mund të pritet mirë nga ata që për vite me radhë e kanë trajtuar përfaqësimin politik si pronë private, monopol dhe instrument për interesa të ngushta partiake. Sa më shumë afrohet momenti i krijimit të VLEN-it si forcë e unifikuar politike, aq më shumë rritet nervozizmi i atyre që nuk pajtohen me humbjen e peshës së tyre në skenën politike shqiptare.
Por ky proces është i pakthyeshëm.
VLEN po vjen .
-
Lajme nga bota1 month ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni1 month agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport1 month agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

