Connect with us

Lajme nga vendi

Integrim i Ballkanit Perëndimor në BE “domososhmëri strategjike”, thotë Gashi

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dje në Lujanë të Sllovenisë foli në një forum për rëndësinë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Në adresimin tim theksova se integrimi europian i rajonit tonë është një domosdoshmëri strategjike për sigurinë dhe stabilitetin e Europës,” tha Gashi përmes Facebook të tij lidhur me paraqitjen e tij në forumin e organizuar nga OJQ Nizami Ganjavi International Center e Azerbaijanit.

“Nënvizova rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së, përfshirë kompromiset e vështira dhe angazhimin e vazhdueshëm për reforma, si dëshmi e qartë e orientimit tonë euroatlantik. U shpreha I bindur se zgjerimi, është një kontratë besimi që kërkon përgjegjësi dhe guxim nga të dyja palët dhe se Ballkani Perëndimor nuk është një periferi që duhet lënë në pritje, por është një pjesë e Europës që kërkon të plotësojë vetveten,” shkruajti kryetari i kuvendit.

Lajme nga vendi

Të enjten ndryshim drastik i motit – rikthehen reshtjet e shiut, në male edhe bora

Published

on

Moti sot do të jetë i dielltë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të breshërit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, njofton UHMP.
​Në Shkup do të mbajë mot i dielltë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

​Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të enjten, nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe më të ftohtë, moti do të jetë i vranët me reshje shiu, të cilat në vend të caktuar do të jenë më të bollshme (nga 15 deri në 20 l/m²).
​Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut nëpër male do të shndërrohen në reshje bore. Nga e prindja deri në fund të javës do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, e cila kohë pas kohe do të kalojë shpejtësinë prej 60 km/h. Temperaturat do të pësojnë rënie, ndërsa ato të mëngjesit në vende të caktuara do të zbriten edhe nën zero.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sistemi “Safe City” ka mbërritur edhe në Strugë dhe Ohër

Published

on

Sezoni turistik do të nisë me gjoba për shoferët e pakujdesshëm. Ka filluar vendosja e rreth 40 kamerave në Ohër dhe Strugë, në lokacionet më kritike. Në Strugë ato do t’i regjistrojnë shkelësit e rregullave të trafikut në zonën qendrore të qytetit, në drejtim të pikës kufitare Qafë Thanë dhe Dibër, si dhe në segmentin drejt Kalishtës dhe Ohrit. Struganët kanë mendime të ndara.

“Duhet, sepse ka shumë probleme dhe prandaj është e domosdoshme të nisë në Maqedoni. Tani nuk i respektojnë shenjat, nuk i respektojnë rregullat e trafikut”, tha një banor i Strugës.

“Mendoj se zgjidhja është e mirë, por edhe më mirë do të ishte nëse zbatohet në të gjithë shtetin. Kështu të gjithë do të ndiheshim të barabartë”, tha një banor tjetër i Strugës.

“Nuk duhen kamera; së pari duhet të ndryshojë vetëdija e njeriut. Kamerat janë vetëm për t’i marrë para popullit. Unë jam kundër. Ai që ka, do të paguajë”, u shpreh banori i Strugës.

Në Ohër, kamerat do të vendosen në zonën qendrore të qytetit, në rrethrrotullimet në hyrje dhe dalje të qytetit dhe në drejtim të Manastirit, Podmollës, në drejtim të aeroportit, drejt plazheve dhe Shën Naumit.

Advertisement

“Kam përvojë personale, para pak kohësh, në Gjermani. Kam një foto më të mirë se në letërnjoftim dhe me të drejtë. Dhjetë kilometra më shumë në autostradë dhe më erdhi 150 euro në shtëpi këtu. Në Shkup për herë të parë u ndjeva i sigurt dhe vozita me kënaqësi pas ‘Safe City’”, tha një banor i Ohrit.

“Mendoj se do të kontribuojë në disiplinën e popullit, sepse Ohri është një qytet jashtëzakonisht i bukur me bukuri evropiane dhe botërore, por qytetarët janë në një nivel më të ulët në të menduar dhe duhet të ketë masa ndihmëse që të vetëpërmbahen”, tha një tjetër banor i Ohrit.

“Duhej të ishte bërë pak më herët kjo. Kjo është vërtet çmenduri nga individë të caktuar. Është vërtet një hap i mirë”, u shpreh banori i Ohrit.

Kamera janë vendosur edhe në drejtimin Ohër–Kërçovë, duke përfshirë zonat e fshatrave Gorenci, Trebenishtë, Botun dhe Novo Sellë. Nga policia në Ohër thonë se deri në aktivizimin e plotë të sistemit, kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar përmes kamerave mobile, me qëllim rritjen e sigurisë./Alsat.mk.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ekspertiza: Alkool, kokainë dhe substanca tjera narkotike në gjakun e viktimave në “PULSE”

Published

on

Në bazë të analizave të kryera të gjakut të marra gjatë autopsisë së viktimave në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, sipas dokumentit zyrtarë, tregon se te 48 persona tashmë të ndjerë është zbuluar nivel i karboksihemoglobinës në gjakun e viktimave ku varionte nga 4,5% deri në 43.7% me çka konfirmon ekspozim të lartë ndaj monksid karbonit gjatë zjarrit. Tutje në theksohet se te 48 viktima gjatë analizave të bëra është konstatuar prania e alkoolit etilik në gjak si dhe substanca psikoaktive si kokaina, amfetamina dhe kanabisi.

Ekspertët theksojnë se këto substanca ndikojnë në sistemin nervor qendror dhe mund të kenë përkeqësuar gjendjen, duke rritur efektin toksik të monoksidit të karbonit dhe duke ulur aftësinë për reagim në situata emergjente.

Raporti gjithashtu nënvizon se prania e blozës në rrugët e frymëmarrjes dhe dëmtimet nga thithja e ajrit të nxehtë kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes, duke shkaktuar asfiksi dhe duke dëmtuar funksionin e mushkërive.

Ekspertët përfundojnë se kombinimi i helmimit me monoksid karboni, thithjes së blozës dhe faktorëve shtesë si alkooli dhe substancat psikoaktive ka pasur efekt të fuqishëm dhe fatal te viktimat.

 

Continue Reading

Më të lexuarat